Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Adelina, pėr Triumfin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

Adelina, pėr Triumfin Empty
MesazhTitulli: Adelina, pėr Triumfin   Adelina, pėr Triumfin Icon_minitimeThu 6 Mar 2008 - 18:45

Adelina, pėr Triumfin Adelina-ismaili

Pėr Triumfin

Nga ARDIAN JASIQI
Ėshtė pritur pėr njė kohė tė gjatė rikthimi i kėngėtares sė njohur, Adelina Ismaili. Ajo ėshtė rikthyer nė skenė sė bashku me njė kėngė, tė cilėn ia kushton ishdashurit Triumf Rizės, i cili u vra nga njerėz tė panjohur, mė 31 gusht tė vitit 2007. Gjatė emisionit "Pėrrallė me tupan", i cili u xhirua tė martėn vonė, por do tė emetohet tė premten, ylli i muzikės pop nė Kosovė, Adelina Ismaili, e ka shpalosur zemrėn dhe ka folur edhe pėr jetėn e saj private, por edhe pėr karrierėn, tė cilėn e ka rifilluar pas njė viti pushim. "Nga skena jam larguar nė fillim tė vitit tė kaluar dhe atė pėr shkak tė kėshillave tė mjekut, i cili mė ka kėshilluar qė tė mos merrem me muzikė", ka thėnė ajo gjatė kėtij emisioni.
Sipas saj, thashethemet nėpėr gazeta se ajo vuante nga sėmundja e kancerit, apo qė ishte shtatzėnė ishin krejtėsisht tė pavėrteta. "Nėse mė shihni mirė, e shikoni se nuk e kam pasur kėtė sėmundje tė rėndė, pra kancerin. Ndėrsa me gazetat, si 'Korrieri' dhe 'Gazeta shqiptare', qė spekulojnė nuk e kam nė plan tė merrem. Por, nėse e di se kush po shkruan pėr mua ashtu, ju siguroj se do tė pėsojė", ka thėnė Ismaili.
Ajo ka folur edhe pėr spotin e saj, pėr tė cilin ka thėnė se e ka shkruar vetė kėngėn "Trimit tim", ndėrkaq spotin e ka bėrė nė Maqedoni.
Adelina ka thėnė se ėshtė e hera e parė qė ka qeshur nė njė emision televiziv, prej kohės kur ėshtė vrarė polici Riza, ndėrkaq ka shtuar se ka marrėdhėnie tė mira me shumė kėngėtarė tė estradės kosovare. Ajo, po ashtu, ka kėnduar sė bashku me kėngėtarėt e "Pėrrallės...", ndėrkaq i janė mbushur sytė me lot kur ka folur pėr pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė se ka pasur ndjenja tė pėrziera. "E para, sepse ėshtė realizuar ėndrra e kamotshme e shqiptarėve, kurse, e dyta, pėr shkak se nė mesin tonė nuk kanė qenė ata qė dhanė jetėn pėr liri. Nė mesin e tė kėtillėve ka edhe njerėz tė gjallė, por qė nuk ishin nė mesin tonė", ka thėnė Adelina, duke aluduar kėshtu nė ish-kryeministrin e Kosovės, Ramush Haradinaj. Adelina, po ashtu, ka bėrė edhe humor. Nė njė rast, ajo i ka thėnė Valon Malokut, prezantuesit tė "Pėrrallės me tupan", se a e ka njohur Republika e Gjakovės Republikėn e Kosovės. Emisioni do tė transmetohet tė premten, nė orėn
20:00, nė Koha Vision (KTV).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Adelina, pėr Triumfin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Adelina i rikthehet kenges...
» Moda sipas Kengetareve Jonida, Adelina, Elvana, Soni, Orinda

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Kengetaret-
Kėrce tek: