Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Moda sipas Kengetareve Jonida, Adelina, Elvana, Soni, Orinda

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

Moda sipas Kengetareve Jonida, Adelina, Elvana, Soni, Orinda Empty
MesazhTitulli: Moda sipas Kengetareve Jonida, Adelina, Elvana, Soni, Orinda   Moda sipas Kengetareve Jonida, Adelina, Elvana, Soni, Orinda Icon_minitimeFri 8 Feb 2008 - 0:00

I kemi parė duke kėnduar. Por ja qė ato kanė synuar pėrtej kėsaj. Tė bėhen edhe modele. Sepse janė tė gjitha vajza qė dinė tė vishen bukur, kanė shije tė holla dhe fizik elegant.Ē’duhet mė shumė pėr pėrshkuar njė pasarelė apo reklamuar veshje para njė aparati fotografi ?Ėshtė loja e tyre e preferuar.Qė ndonjėherė tė kapėrcejnė kornizat e kėngėtares dhe tė shfaqen si modele tė njėmendta, duke pozuar ose duke sfiluar. E fundit qė e bėri ishte Jonida Maliqi. E para saj edhe Adelina Ismaili, Soni Malaj, Orinda Huta dhe Elvana Gjata.

Elvana Gjata mund tė quhet imazhi i Taxi Mapo. Sepse pėrveē fotografive qė t’i kap syri anė e kėnd dyqanit, edhe njė reklamė televizive ka pėr imazh pikėrisht kėngėtaren Elvana Gjata. Nė ekran dalin njė nga njė fotot ku ajo ka pozuar me veshjet e kėtij dyqani dhe zėri ėshtė sigurisht i saji.

Duket se bashkėpunimi i saj disavjeēar me Florian Mumajesin nuk ka ngelur vetėm nė kėngėt qė ai krijon pėr tė e qė pastaj kthehen sa hap e mbyll sytė nė hite.Sepse sė fundmi vajza sportive ka pranuar edhe rolin e modeles. Disa foto qė sjellim njė look 100 pėr qind ndryshe nga stili i saj i zakonshėm qė pėrmblidhet nė bluza tė pambukta, xhinse, atlete e grim i lehtė. Ndėrkaq qė nė kėto foto pamja e saj duket e kuruar: grim profesional, krehje fashion dhe s’do mend edhe qėndrim prej profesionisteje. Me pak fjalė asnjė detaj qė tė mund tė bėjė ndryshimin mes njė modeleje prej vėrteti. Janė tė rralla rastet kur e kemi parė tė vishet klasike me veshje elegante. E njė ndėr to ėshtė edhe rasti i pozave prej modeleje, qė na e sollėn kėngėtaren nė njė tjetėr prizėm.


Adelina Ismajli
Adelina Ismaili kėngėtaren kosovare e kemi parė jo pak herė teksa pozon para aparatit fotografik, mė sė shumti tė Fadil Berishės. Pėr ēdo album tė ri, sezon koncertesh, shndėrrime nė look apo qoftė edhe pėr qejfin e saj, nuk ka vonuar tė realizojė setin fotografik tė radhės. E pastaj ato foto i sheh tė publikuara faqeve tė revistave,internetit e jo pak herė edhe nė ekran sa herė qė flitet pėr Adelina Ismailin. E meqė kjo ndodh vėrtet shpesh, tashmė jemi bėrė tė gjithė dėshmitarė se rolit tė modeles para bliceve ajo ia ka marrė dorėn mirė. Por ndoshta jo tė gjithė e dinė, se Adelina ka shkuar edhe pėrtej kėsaj. Tė pozojė pėr qėllime tė pastra modelingu. Jo nė ndonjė pasarelė (edhe pse kėtė me siguri nuk do ta kishte tė vėshtirė ta bėnte) por pėr reklamimin e veshjeve tė dyqanit Taxi Mapo. Kjo ėshtė strategjia qė Flor Mumajesi ka zgjedhur pėr marketingun e biznesit tė tij. Reklamim tė veshjeve nėpėrmjet ikonave tė njohura. Adelina i ka munguar vėrtet prej shumė vitesh skenės shqiptare. Nuk e shohim mė nė asnjė festival e as nė ndonjė koncert. Prej njė kohe tė gjatė e ka izoluar aktivitetin e saj vetėm nė Kosovė. Ama pėr
tė pozuar nė dyqanin Taxi Mapo veshur me rrobat qė tregtohen aty, nuk ka pasur kurfarė ngurrimi.

Soni Malaj edhe sikur tė mos kishte njė histori dashurie me Florian Mumajesin, me siguri do tė ishte pėrzgjedhur gjithsesi pėr tė pozuar me veshjet e Taxi Mapo. Sepse Flori do ta kishte slektuar jo vetėm pėr faktin se ėshtė kėngėtarja e njohur qė do tė tėrhiqte vėmendjen mė sė pari sapo dikush vė kėmbėn nė dyqan. Por edhe sepse nė trupin e Sonit veshjet do tė reklamoheshin mė bukur se nė ēdo manekin tė ngurtė qė vendoset pas vitrinave tė xhamta. Linja elegante, imazh i kuruar dhe ja ku edhe Soni u bė modele. Fotot e saj janė mė tė dukshmet nė dyqanin e veshjeve. Ajo nuk ka provuar kurrė tė jetė pjesė e ndonjė sfilate mode. Ndoshta me siguri edhe pėr faktin se nė Tiranė evente tė tilla nuk ėshtė se janė edhe aq tė shpeshta. Por midis njė ecjeje alla Gisele Bundchen e njė pozimi para aparatit, Soni me siguri do tė kishte zgjedhur kėtė tė dytin. Dhe nuk e ka pasur aspak tė vėshtirė tė pėrvidhet nga kornizat e saj prej kėngėtareje e tė mbėrthehet nė njė fotografi duke reklamuar veshje. Soni duhet joshur vėrtet shumė nga eksperienca e re qė i ėshtė ofruar, ndaj pa e bėrė tė gjatė, ka pozuar si njė modele e vėrtetė kopertinash.

Orinda Hutėn, ata qė kanė sy tė mprehtė e kanė vėnė re me siguri se ka njė stil qė ėshtė njė dhe vetėm njė ekstravagant. Nė tė gjitha daljet e saj nė skenėn e festivaleve dhe jo vetėm, ka treguar se nuk i pėlqejnė veshjet e thjeshta.Pėrkundrazi luan me teprimet, me detajet super tė dukshme dhe ėshtė ekzibicioniste e thekur. E duke pasur parasysh kėtė, vajza me sy bojė qielli nuk mund tė mos joshej edhe nga njė fustani bardhė e nga njė tapet i kuq. Sepse eksperienca tė tilla ekstravagante e tėrheqin Orindėn si me magnet. Ndaj edhe pa e bėrė tė gjatė u shfaq veshur me tė bardha si njė nga modelet e pėrzgjedhura nga Geraldina Sposa. Njė vajzė qė gjithmonė e kishim parė me mikrofon nė dorė nė skenat e festivaleve, qė krejt papritur sfilon mbi njė pasarelė e veshur si nuse,sigurisht qė nuk mund tė tė linte indiferent.E me siguri qė Orinda e ka ditur qė nė fillim kėtė. Ndoshta nuk do tė ngelet ekseprienca e parė dhe e fundit. Sepse askush nuk mund tė thotė se Orinda nuk ia doli mbanė tė ishte edhe modele.


Jonida Maliqi
Qė Jonida Maliqi tė jetė personazhi i radhės nė njė revistė apo gazetė, kjo tashmė ėshtė gjėja mė normale qė mund tė ndodhė. Pas kaq shumė vitesh nė skenė,ajo ėshtė kthyer nė tė preferuarėn e mediave, madje ka pushtuar sa e sa herė kopertinat e revistave. Sepse pėrherė tė rejat qė ndodhin nė jetėn e saj profesionale
dhe private kanė ngacmuar keqazi kėrshėrinė e gazetarėve. Por ja qė nė numrin e radhės tė revistės Jeta, Jonida Maliqi nuk ka dhėnė kurrfarė interviste. E as ndonjė shkrim nuk ėshtė shkruar pėr tė. E megjithatė, fotot e saj tė bėjnė tė ndalosh gjatė nė ato faqe: Jonida teksa pozon si modele. Stilisti Ardi Asllani ka zgjedhur pikėrisht atė pėr tė publikuar koleksionin e tij tė radhės. Ndoshta sepse e ka parashikuar se kėshtu do tė tėrhiqte mė shumė vėmendjen. Sigurisht njė kėngėtare qė pozon si modele tė kuriozon shumė herė mė tepėr sesa njė vajzė e panjohur. Ose ndoshta Ardi e ka ditur se tendencat e reja tė modės veshur nė trupin e Jonidės janė guri qė qėllon nė shenjė. Kush mė mirė se ajo, qė tashmė ėshtė cilėsuar kaq e kaq herė si kėngėtarja qė vishet mė bukur, qė luan me imazhin e nuk bėhet kurrė e mėrzitshme, do tė ishte e pėrshtatshme pėr tė pozuar me veshjet e krijuari sė fundmi mbi trup? E po ta shohėsh, Jonida ia ka dalė vėrtet mbanė. Qėndrim prej modeleje, lėvizje, ajėr, klas dhe linja elegante. Njė modele e vėrtetė. Kjo pėr Jonidėn mund tė quhet eksperienca e dytė, pas asaj tė pasarelės me fustane nusėrie organizuar nga Geraldina Sposa. Nė sfilatėn e pėrvitshme tė tendencave mė tė reja tė veshjeve tė bardha, ajo ishte zgjedhur si nusja e nderit. Njė fustan i bardhė pas trupit, njė vello e stėrgjatė, me tė cilėn luajti bukur, dhe njė performancė qė Jonida e dhuronte pėr herė tė parė. Por qė sigurisht nuk do tė ngelej e fundit. E kėtė sapo na i ka provuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Moda sipas Kengetareve Jonida, Adelina, Elvana, Soni, Orinda
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Puthjet sipas shenjes se Horoskopit
» Adelina i rikthehet kenges...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Moda Dhe Estetika-
Kėrce tek: