Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Eda Zari: Ambasadorja e kulturės lė nėnshtetėsinė shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

Eda Zari: Ambasadorja e kulturės lė nėnshtetėsinė shqiptare Empty
MesazhTitulli: Eda Zari: Ambasadorja e kulturės lė nėnshtetėsinė shqiptare   Eda Zari: Ambasadorja e kulturės lė nėnshtetėsinė shqiptare Icon_minitimeThu 24 Jan 2008 - 19:14

Eda Zari: Ambasadorja e kulturės lė nėnshtetėsinė shqiptare Eda%20Zari%2001

Artistja, kėngėtarja, kompozitorja, producentja Eda Zari, njė ndėr ambasadoret e kulturės shqiptare nė skenėn ndėrkombėtare (e nderuar si e tillė nė kohėn e Presidentit Mejdani) lė nėnshtetėsinė e vendit ku ajo lindi.

Artistja qė prej vitesh jeton nė Gjermani duket se ėshtė "detyruar" tė ndėrmarri kėtė veprim pėr shkak tė nėnshtetėsisė gjermane, pasi rregullat e kėtij shteti nuk lejojnė edhe njė nėnshtetėsi tjetėr. Leja pėr lėnien e shtetėsisė shqiptare, Zarit i ėshtė dhėnė vetėm disa ditė mė parė, mė 16 janar pas dekretimit tė Presidentit Topi.

Nė rrugėn e Edės...


Eda Zari
Eda Zari: Ambasadorja e kulturės lė nėnshtetėsinė shqiptare Edazari_brass_N

Eda Zari filloi tė kėndojė qė e vogėl. Anėtare e familjes sė njohur Lela nga Pėrmeti (nga ana e nėnės), Zari e kishte "tė lindur" pasionin pėr muzikėn. Nė moshėn 6-vjeēare, ajo del pėr herė tė parė nė skenė, ndėrsa 16 vjeē prezantohet profesionalisht nė Festivalet e Kėngės nė RTSH, ku pasojnė edhe prezantimet si anonēuese nė TVSH nė bashkėpunim me regjisorėt Leonard Gjata dhe Osman Mula. Pasi pėrfundon studimet pėr Kanto nė liceun artistik "Jordan Misja" nė Tiranė, fillon studimet nė "Akademinė e Arteve". Por e drejta e studimeve nė Tiranė i hiqet me dramėn politike qė pėsoi familja nė fund tė viteve '80-tė. Kėshtu Zari vazhdon studimet nė Gjermani nė Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" ku dhe diplomohet si "State Graduated Diplome Oper Singer". Gjatė kėsaj kohe ėshtė soliste nė projekte tė ndryshme duke pėrfshirė: Opera, Musical, Opereta dhe shumė prezantime recitale tė formės koncertante me formacione orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomės Dresden, WDR TV, etj. Gjatė kėsaj kohe Zari ėshtė mjaft e kėrkuar pėr shumė aktivitete e projekte ndėrkombėtare. Tashmė ka realizuar tetė albume tė stileve tė ndryshme muzikore: Klasik-jazz, pop-soul, dhe world muzik, mes tė cilėve nuk mund tė lihen pa pėrmendur bashkėproduksionet me njė sėrė grupesh dhe artistė tė mirėnjohur nga bota, ku mund tė pėrmendim kitaristin e mirėnjohur amerikan Mike Stern (L.A), superstarin nga Nju Jorku James Smith, londinezin John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe Ben Aįmara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentėt Hans Lüdemann, M. Joggerst, R. Pretschner, etj.

Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanė zėnė vend nė festivale dhe skena tė ndryshme ndėrkombėtare e prestigjioze. I tillė ka qenė prezantimi nė Filarmoninė e Kölnit tek Musik Trionale Intern. Festival (qė me rolin e saj solist lidh dy stile muzikore me pole tė kundėrta; atė klasik me jazz-blues), "International Jazz Contest" nė Spanjė (Fituese e ēmimit-Best femal perfoming), NRW Festival Bonn (Lauruar), pa lėnė pa pėrmendur gjithashtu se Zari ėshtė soliste nė realizimin e njė sėrė kolonash zanore tė shumė filmave serialė televizivė tė stacioneve mė prestigjioze gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE), si dhe kėngėtare shoqėruese e siglave publicitare tė shumė firmave tė njohura industriale, si: Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L“Orčal, etj. Nuk mund tė lihet pa pėrmendur CD "Eja" (kolona zanore qė prezantonte zyrtarisht pavijonin shqiptar gjatė pesė muajve nė Panairin Botėror "EXPO 2000" Hannover/Gjermani) qė iu 'sponsorizua' Shqipėrisė nga vetė artistja. Ky titull u kompozua, tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari nė bashkėpunim me Label Mirela Records nė Köln dhe "dinastinė" Lela. Zari ka pėrkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shumė institucioneve dhe organizatave internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte pėr fėmijėt jetimė, pėr tė sėmurėt me SIDA, etj.

Shkeputur nga Metropol
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Eda Zari: Ambasadorja e kulturės lė nėnshtetėsinė shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia Shqiptare
» Fillimet e kinemase shqiptare
» HISTORIA E LASHTE SHQIPTARE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Kengetaret-
Kėrce tek: