Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fillimet e kinemase shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DeQaNaSjA
Princess
Princess
DeQaNaSjA


Numri i postimeve : 726
Age : 32
Localisation : Ne Boten e Qudirave
Registration date : 12/01/2008

Fillimet e kinemase shqiptare Empty
MesazhTitulli: Fillimet e kinemase shqiptare   Fillimet e kinemase shqiptare Icon_minitimeSat 8 Mar 2008 - 19:02

1897: Kinemaja po troket. Gjuha e filmit hyri nė Shqipėri nėpėrmjet rrugėve qė shqiptarėt kishin krijuar prej shekujsh me kontinentin.

1903: Xhirimi i parė nė Shqipėri nga kompanitė e huaja filmike. Pak vite mė pas,
vėllezėrit Manaki, nė Manastir, mbajtėn syrin e kamerės nė vėnde tė ndryshme tė Ballkanit.

1908: Kolė Idromeno (1860-1939), piktor, arkitekt dhe urbanist me njė kulturė erudite, nė vitin 1883 ngre nė Shkodėr njė laborator tė quajtur “Dritėshkronja Idromeno” dhe nė vitin 1908 fillon tė organizojė shfaqjen e diapozitivave dhe filmave.

1909: Vėllezėrit Ēomo, fillojnė tė organizojnė shfaqje filmike nė sallėn e teatrit tė Manastirit, shumė afėr qytetit tė Korēės.

1911: filluan shfaqjet e para nė kafe “Stema” tė Korēės.

1912: Viti i Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Egziston njė kontratė nė italisht e Kolė Idromenos, me distributorin pėrfaqėsues tė njė kompanie austriake, Josef Stauber, e firmosur nė 1 shtator 1912, e cila shėnon njė histori tė gjatė distribucioni tė kinematografisė botėrore, qė do tu japė shqiptarėve kryeveprat e saj.

1912–1920: Kamera e parė amatore dhe yjet e parė tė kinemasė. Befas, nė ekran, pranė emrave botėrorė tė ekranit, shqiptarėt zbulojnė edhe praninė e aktorėve shqiptarė qė luajnė nė filma tė huaj si Aleksandėr Moisiu, Kristaq Antoniu, Elena Qirici.

1920–1938: Shpėrndarja e gjerė private. Shpėrndarėsit shqiptarė tė filmave, Daragjati, Canco, Beshiri, ngritėn nė 1938 shoqėrinė e distribucionit “Shqiptaro film”. Sipas marrėveshjes do tė shfaqen ēdo javė nė Tiranė dhe nė qytete tė tjera nga 9 filma artistike, 3 prej tė cilėve komikė.

7 Prill 1939: Pushtimi dhe monopolizimet e para shtetėrore. Qė nė 2 tetor 1939, nėnshkruhet marrėveshja ndėrmjet Entit Kombėtar tė Industrisė Kinemaotgrafike (ENIC) me qendėr nė Romė, i pėrfaqėsuar prej drejtorit tė pėrgjithshėm Armando Boncaglia, dhe qeverisė sė Mbretėrisė Shqipėtare e pėrfaqėsuar nga shkėlqesia e tij Shefqet Vėrlaci, kryetar i Kėshillit Ministror. ENIC merr pėrsipėr, pėr njė periudhė 5-vjeēare, ekskluzivitetin e shfaqjes sė filmave nė Shqipėri.

30 Shtator 1942: Me porosi direkte nga Konti Ciano dhe Benito Musolini, krijohet nė Shqipėri shoqėria “Tomorri Film” e cila kishte pėr synim prodhimin e filmave.

1942: Dokumentari i parė shqiptar nga njė kineast shqiptar.

Shtator ’43–Nėntor ’44: Nazistėt kontrollojnė sallat e kinemave.

1944–1945: Kamera amatore shqipatre fikson historinė e re.

22 Dhjetor 1945: Njė kontroll tjetėr i shtetit. Dekretohet ligji 186 “ Mbi krijimin e Monopolit Shtetėror pėr blerjen, importimin dhe shpėrndarjen e filmave nė Shqipėri”.

24 Dhjetor 1945: Krijimi i Agjensisė Shqiptare tė Filmit.

9 Prill 1947: Me vendim Nr. 160 tė Kėshillit Ministerial, aprovohet dekreti Nr. 314, Ligji Nr. 422 “Mbi Shtetėzimin e Kinemave Private”.

10 Prill 1947: Me vendimin Nr. 163 tė Kėshillit Ministerial dhe nė bazė tė Dekret-Ligjit 418 tė datės 22 mars 1947, vendoset krijimi i Ndėrrmarjes Shtetėrore Kinematografike Shqiptare.(N.SH.K.SH). Prill 1947. Shpallet me dekretin Nr. 308, Ndėrrmarje me rėndėsi tė pėrgjithshme Shtetėrore.

10 Korrik 1952: Inagurimi i Kinostudios "Shqipėria e re".

1984: Numri mė i lartė i prodhimit shtetėror: 18 filma artistikė tė Kinostudios dhe Televizionit Shqiptar.

1992: Prodhimi i parė privat shqiptar. Kinostudio "Shqipėria e re" u quajt "Albafilm Studio".

1996: Ligji pėr Kinematografinė garanton prodhimin privat tė filmave.

1 Prill 1997: Krijohet Arkivi Qėndror Shtetėror i Filmit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fillimet e kinemase shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia Shqiptare
» HISTORIA E LASHTE SHQIPTARE
» "Oscar 2008", nata magjike e kinemase

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kėrce tek: