Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Xhim Belushi: Jam krenar qė jam shqiptar!!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

Xhim Belushi: Jam krenar qė jam shqiptar!! Empty
MesazhTitulli: Xhim Belushi: Jam krenar qė jam shqiptar!!   Xhim Belushi: Jam krenar qė jam shqiptar!! Icon_minitimeWed 23 Apr 2008 - 18:07

Xhim Belushi: Jam krenar qė jam shqiptar!! Jim_belushi


Kam njė besim tė madh te lidershipi i Kryeministrit Berisha dhe te planet e tij pėr tė sjellė nė Shqipėri prosperitet dhe njė jetė mė tė mirė. E pėrmendim shpesh me krenari se “ėshtė shqiptar”, shkrihemi sė qeshuri me batutat dhe mimikėn e tij nė njė telekomedi shumė tė suksesshme qė ka bėrė xhiron e botės dhe qė po shfaqet edhe nė ekranin shqiptar, dimė se ka pasion tė madh pėr kėngėn, qė ka shkruar njė libėr autobiografik, por qė pėr herė tė parė kemi mundėsi ta njohim mė nga afėr pėrmes vetė fjalėve tė tij: Xhim Belushin, aktorin shqiptaro –amerikan qė me kėnaqėsi ka pranuar tė japė njė intervistė pėr lexuesit e revistės “Shqip”.
“…Marrim fushėn time tė mjeshtėrisė: Shqipėrinė. Sa herė futem nė njė lokal, hyj tėrė siguri se asnjeri nė atė dhomė nuk di mė shumė se unė pėr Shqipėrinė (Kemi parasysh gjithmonė qė tė mos jetė lokal nė Shqipėri). Gjėja mė e mirė e tė qenit ekspert pėr Shqipėrinė ėshtė se nė rastin mė tė keq, kur nuk di diēka, mund ta shpikėsh”… Ky nuk ėshtė i vetmi pasazh qė tregon se Belushi ka pėrfshirė vendin e tij tė origjinės nė libėr. Ndikimi i vendit ku ka rrėnjėt, herė pas here nėnkuptohet, sidomos kur Xhimi sillet si “shqiptar tipik” apo gjykon si ballkanas i thekur. “Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal” ėshtė tentativa e tij e parė pėr tė shkruar. Ky libėr, sė bashku me telekomedinė “Jeta sipas Xhimit” e cila transmetohet nė Tv Klan, ėshtė mėnyra qė ai ka zgjedhur pėr tė qenė i pranishėm nė vendin e origjinės…

Ėshtė botuar nė shqip “Burrat nuk thonė kurrė mė fal”, libri me nota tė theksuara autobiografike qė shėnon dhe pėrpjekjen tuaj tė parė si shkrimtar. Si ju shkrepi nė kokė kjo ide?
Idenė pėr librin e pati agjenti im. Siē e dini, marr pjesė nė njė telekomedi tė suksesshme nė SHBA, tė titulluar “Sipas Xhimit” (transmetohet nė Tv Klan), e cila synon tė nxjerrė nė pah ndryshimet klasike midis burrave e grave dhe fokusohet ngushtėsisht te familja. Agjenti im mendoi se do tė kishte qenė njė ide e shkėlqyer t`i zgjeroje kėto ide nė njė libėr, kėshtu qė punova me kėtė projekt pėr rreth dy vjet, sigurisht, me ca ndihmė nga skenaristėt e telekomedisė ku jam protagonist.

Libri i pėrfunduar, i ngjan ndopak konceptit qė kishit pėr tė fillimisht?

Para sė gjithash, mendohet qė libri tė jetė humoristik, pavarėsisht nga depėrtimet e vėrteta nė lidhjet mashkull-femėr. Brenda dhe jashtė librit kam ndėrthurur pėrvoja personale pėr t`ia rritur vlerat atij. Ishte njė proces i gjatė dhe i dhimbshėm sepse duhet tė eksploroja emocionet e mia mė tė thella, disa prej tė cilave kishin tė bėnin me vėllanė tim, Xhon Belushin, por edhe emocionet qė kisha pėrjetuar duke kaluar dy divorce. Por, kjo ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e librit. Pjesa tjetėr ėshtė njė lojė e marrė plot humor, e pasqyruar pėrmes takimesh, pėrmes “tė qenit burrė” dhe “fillimit tė lidhjes me njė femėr”.

Titulli duket paksa maskilist, por gjatė librit ju nuk reshtni sė thėni se “femrat janė tė mrekullueshme”. Pse e titulluat pikėrisht kėshtu njė libėr qė pėrcjell mesazhe krejt tė ndryshme nga ē’nėnkuptohen nė kopertinėn e tij?

Titulli “Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal” ėshtė nė tė vėrtetė njė titull satirik. Ky libėr ėshtė goxha pro grave dhe respekton fuqinė dhe inteligjencėn e tyre; pėrforcon idenė se sa e vėshtirė ėshtė pėr burrat tė qėndrojnė nė tė njėjtėn fushė loje me femrat, por edhe tė kujton se ka shumė mėnyra pėr “t’u burrėruar”, nė mėnyrė qė tė jesh mjaftueshėm i fuqishėm pėr tė qenė pranė kėtyre krijesave inteligjente dhe mrekullisht tė forta.

Pse ishte e nevojshme tė merreshit edhe me letėrsinė. Nuk ju ngop aktrimi?

Pėrkundrazi, pas kėsaj sprove si shkrimtar, ndiej se do t’i ngjitem mė shumė pas aktrimit. (Qesh) E dashuroj aktrimin, e dashuroj kėngėn! Sa pėr tė shkruarit, ėshtė orvatje e vėshtirė. S`ma merr mendja tė planifikoj tė shkruaj njė libėr tjetėr. Kur po shkruaja kapitullin e librit qė flet pėr vėllanė tim, Xhonin dhe eksperiencėn time pas vdekjes sė tij, gjithēka rrodhi vetvetishėm, nuk m`u desh tė mendohesha si shkrimtar. E dini, mund tė shkruaja njė libėr tė tėrė vetėm pėr kėtė temė. Kam shumė pėr tė thėnė rreth viteve tė pėrshtatjes, shpėrthimit qė ndodh nė njė familje pas vdekjes sė njė tė afėrmi. Teksa shkruaja, botuesi dhe agjenti im thanė nė njė gojė: “Oh, Xhim! Ky supozohet tė jetė njė libėr komik. Ruaje kėtė pėr librin e radhės”. Pra, e ceka disi familjen, por “Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal” s`ėshtė nė asnjė mėnyrė njė libėr pėr vėllanė tim Xhonin dhe raportin qė kishim bashkė. Njė i tillė, mund tė dalė nė dritė ndonjė ditė.

Seriali “Sipas Xhimit”, ka hyrė nė sezonin e tij tė shtatė dhe ėshtė transmetuar nė tė gjithė botėn…

Si aktor, e ndjeva suksesin e vėrtetė nė vitin 1986, pas filmit tė titulluar “Rreth natės sė kaluar”. Atėherė komuniteti i Hollivudit mė mori seriozisht dhe shumė role protagoniste vijuan njėri-tjetrin, duke pėrfshirė kėtu “Nxehtėsia e kuqe” me Arnold Shvarcenegerin apo “K-9”. Kam qenė me tė vėrtetė me fat, sepse kam filluar tė aktroj profesionalisht nė 1976-ėn, pėr tė bėrė pas kėsaj njė jetė tė vėrtetė prej aktori. Pėrpara kėsaj, shėrbeja nė tryeza, lyeja shtėpi, shtroja tjegulla mbi ēati, gatuaja dhe nė rastin mė tė mirė, po bėhesha gati tė hapja restorantin tim. Shih ku jam tani, nė sezonin e shtatė tė “Sipas Xhimit” dhe ai ėshtė shitur kudo nėpėr botė. Nuk di nėse e shihni edhe nė Shqipėri, por di me siguri se telekomedia transmetohet nė njė televizion italian.

Te “Sipas Xhimit”, ti kėndon nė garazh me miqtė e tu, pa u shfaqur nė publik… Nuk ndodh kėshtu nė realitet, apo jo?

Kam njė grup tė quajtur “Zemrat e shenjta” me tė cilin kėndojmė nė tė gjithė SHBA-nė. Gjithashtu, u bashkova me Den Ajkroid pėr tė sjellė kėtu nė Las Vegas dhe nė shumė kazino tė vendit njė version tė ri tė “Blues Brothers”. Po ashtu, kam planifikuar tė prodhoj filmin tim tė parė, tė titulluar “Kapja”; ai flet pėr njė 48-vjeēar qė kthehet nė gjimnaz dhe bashkohet me ekipin e futbollit. Skuadra ėshtė e mbushur me 22 e 23 vjeēarė dhe ėshtė shumė argėtuese pėr tė tė pėrfshihet nė njė ekip kaq tė gjallė. Gjithashtu, vazhdoj tė bėj zėra nė filma vizatimorė, nė produksione tė Walt Disney, si “I egri”, “Huduinked” apo gjatė kėsaj vere, nė filmin familjar aksion, “Underdog”.

Ēfarė raporti ke pasur me vėllanė tėnd, Xhon Belushin, njė nga aktorėt mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave nė Hollivud?

Unė dhe Xhoni, teksa rriteshim, ishim shumė tė zėnė me punė: Merreshim me sporte, shkonim nė shkollė dhe angazhoheshim nė teatėr. Im vėlla ishte pesė vjet e gjysmė mė i madh se unė dhe deri nė moshėn 20-vjeēare, kur fillova tė bėhesha njė aktor profesionist, s`kishim kohė tė thellonim marrėdhėnien tonė. Ziheshim… me grushta, mė saktė. (Qesh) Por, ato ishin zėnka tė njė natyre tė mirė, ndaj do t`i kujtoj gjithmonė. Gjėja qė mė trishton mė shumė nga vdekja e Xhonit, ishte se humbėm mundėsinė pėr tė krijuar njė raport mė tė gjatė dhe mė tė thellė nė tė ardhmen. Megjithatė, nuk ka vend pėr trishtim, sepse tani kam tre fėmijė dhe kjo e kėnaq nevojėn time pėr familje.

Mund tė flasim pak pėr Shqipėrinė tani?

E dua Shqipėrinė, ėshtė vend shumė i bukur. Solla tim atė nė 1997-ėn, njė vit pėrpara se tė ndėrronte jetė. S`ishte kthyer aty pėr mė se 63 vjet, ndaj ishte njė eksperiencė e bukur tė zbulonte nga e para vendlindjen e tij, kurse pėr mua ishte fantastike tė zbuloja rrėnjėt. Jam lidhur me disa burra nė Montreal, tė cilėt po pėrpiqen tė hapin biznes nė Shqipėri. Jemi nė fazat e para e deri tani kam pasur sukses, mė tepėr falė bashkėpunimit tė shkėlqyer me qeverinė shqiptare. Kėtė javė pėr shembull, jemi marrė me formalitetet. Nė kėtė periudhė, ka liderė tė shkėlqyer nė Shqipėri. Kam njė besim tė madh te lidershipi i Kryeministrit Berisha dhe te planet e tij pėr tė sjellė nė Shqipėri prosperitet dhe njė jetė mė tė mirė. Edhe unė dua tė jem pjesė e kėtyre planeve, sepse njė gjė e tillė mė duket e drejtė. Flas pak shqip, aq sa mė duhet pėr kėtė punė. (Buzėqesh)

Ashtu?!

Po, di tė them pėr shembull: “A ke para? Mė duhen para. Nuk kam para. Faleminderit! Ku ėshtė kėmisha ime? Kush m`i ka marrė ēorapet?” dhe sigurisht: “Raki”. (Qesh) Nuk kam shumė miq shqiptarė nė Los Anxhelos, ndoshta sepse s`ėshtė vend ku mblidhen emigrantėt. Komunitete tė forta shqiptarėsh ka nė Boston, Ēikago, Nju Jork, Toronto apo Siatėll, por edhe kur vizitoj ndonjė prej kėtyre qyteteve, ndesh fare pak shqiptarė. Ndihem shumė i lumtur dhe krenar kur jam nė shoqėrinė e tyre.

Kur mund tė tė shohim sėrish nė Shqipėri?

Kisha planifikuar tė vija nė gushtin qė lamė pas, por pėr shkak tė telefilmit “Sipas Xhimit” dhe projekteve tė tjera, s`munda. Ndoshta vij brenda vitit tė ardhshėm pėr tė vizituar tė afėrmit e mi, Kryeministrin Berisha dhe pėr tė vėzhguar e mbėshtetur bizneset e vogla qė kanė ēelur.

Takohesh shpesh me shqiptarėt e tjerė tė famshėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės?

Nga artistėt, kam miqėsi tė ngushtė me Sten Dragotin, prodhuesi i njohur i filmave, shqiptaro-amerikani me tė cilin kam punuar nė filmin “Njeriu me njė kėpucė tė kuqe”, ku mori pjesė dhe aktori Tom Henks. Takohem herė pas here me Stenin dhe ia kalojmė shumė mirė. Ėshtė njė producent e njeri shumė i talentuar dhe i suksesshėm. Njė tjetėr artist me tė cilin jam shumė i lidhur dhe e njoh mirė ėshtė aktori i madh shqiptar Timo Flloko, i cili bashkėpunoi me mua nė dy filma nė SHBA. Gjithashtu, gruaja e tij, Vera Grabocka, ėshtė njė nga producentet e para nė Shqipėri. I cilėsoj tė hatashėm si profesionistė dhe njė frymėzim pėr tė gjithė artistėt shqiptarė.

Mendon se libri yt do tė pėlqehet nė Shqipėri?

Shpresoj qė njerėzit tė kenė mundėsi ta lexojnė, por duhet tė dinė fillimisht se ky ėshtė njė libėr pėr tė rritur, jo pėr fėmijė. (Qesh) Pėr ta mbyllur, jam shumė krenar qė jam njė shqiptaro-amerikan dhe sa mė shumė plakem, besnikėria ndaj kulturės sonė rritet edhe mė shumė. Jam shqiptar!

Xhim Belushi, lindi mė 15 qershor tė vitit 1954 nė Ēikago (Ilinois). Ai ėshtė aktor i kinematografisė, teatrit dhe televizionit nė SHBA me prejardhje shqiptare.

Xhim Belushi ėshtė fėmija i tretė nga katėr fėmijėt e Adem dhe Agnesė Belushit. Babai i tij emigroi nė SHBA, duke lėnė vendlindjen, fshatin Qytezė nė vitin 1934 nė moshėn 15 vjeēare. Ndėrsa nėna e tij, Agnes Belushi, lindi nė SHBA, bijė e njė emigranti shqiptar. Vėllai i tij mė i madh ishte Gjon Belushi, po ashtu aktor i famshėm i skenės sė Hollivudit dhe shoqėrisė nė SHBA. Xhimi studioi nė universitetin e Ilinoit tė quajtur “Southern Illinois University Carbondale” dhe u specializua nė degėt e Artit: Tė shprehurit dhe Teatri.

“Nuk kam shumė miq shqiptarė nė Los Anxhelos, ndoshta sepse s`ėshtė vend ku mblidhen emigrantėt. Komunitete tė forta shqiptarėsh ka nė Boston, Ēikago, Nju Jork, Toronto apo Siatėll, por edhe kur vizitoj ndonjė prej kėtyre qyteteve, ndesh fare pak shqiptarė. Ndihem shumė i lumtur dhe krenar kur jam nė shoqėrinė e tyre.”

“Jam shumė krenar qė jam njė shqiptaro-amerikan dhe sa mė shumė plakem, besnikėria ndaj kulturės sonė rritet edhe mė shumė. Jam shqiptar!”

“E dua Shqipėrinė, ėshtė vend shumė i bukur. Solla tim atė nė 1997-ėn, njė vit pėrpara se tė ndėrronte jetė. S`ishte kthyer aty pėr mė se 63 vjet, ndaj ishte njė eksperiencė e bukur tė zbulonte nga e para vendlindjen e tij, kurse pėr mua ishte fantastike tė zbuloja rrėnjėt.”

“Siē e dini, marr pjesė nė njė telekomedi tė suksesshme nė SHBA, tė titulluar “Sipas Xhimit”, e cila synon tė nxjerrė nė pah ndryshimet klasike midis burrave e grave dhe fokusohet ngushtėsisht te familja. Agjenti im mendoi se do tė kishte qenė njė ide e shkėlqyer t`i zgjeroje kėto ide nė njė libėr, kėshtu qė punova me kėtė projekt pėr rreth dy vjet.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Xhim Belushi: Jam krenar qė jam shqiptar!!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cili/a Kengetar/e shqiptar/e ju pelqen?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Kinemaja dhe Televizioni :: Aktorėt Vendorė dhe te huaj !-
Kėrce tek: