Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Alban Skėnderaj dhe Miriam Cani?!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 63
Age : 36
Registration date : 06/01/2008

Alban Skėnderaj dhe Miriam Cani?! Empty
MesazhTitulli: Alban Skėnderaj dhe Miriam Cani?!   Alban Skėnderaj dhe Miriam Cani?! Icon_minitimeMon 10 Mar 2008 - 17:58

Alban Skėnderaj dhe Miriam Cani?! AlbanSkenderaj
Ėshtė folur shumė, por asnjėherė ata nuk e kanė pohuar. Njė lidhje e fshehtė dashurie thuhet se ėshtė duke u zhvilluar nė mes tė Miriam Canit, kėngėtares nga Elbasani, qė jeton nė Gjermani, dhe djaloshit nga Vlora, kėngėtarit Alban Skėnderaj. Megjithatė, pėrkundėr thashethemeve, protagonistėt e kėsaj sage tė dashurisė vazhdojnė tė heshtin.
Sė paku kėshtu pohon tabloidi “Bluetooth”, qė burimet i ka nga fjalėt qė kanė kohė qė qarkullojnė nė ambientet e kryeqytetit tė Shqipėrisė, Tiranė.

E tėrė historia e dashurisė, sipas kėtij tabloidi, ka filluar kur Miriami kishte mbėrritur nė Shqipėri pėr tė interpretuar nė njė mjuzikėl - ndėrsa, thuhet se ka marrė sėrish hov falė zhvillimeve tė reja qė kanė ndodhur mes tyre.



Sipas “spiunėve” tė kėtij tabloidi, nė verė Miriami kishte vizituar Shqipėrinė, duke qėndruar larg vėmendjes sė mediave dhe bashkė me Albanin i kishte kaluar pushimet nė zonėn e Dhėrmiut dhe fshatrave turistikė pėrreth. Cani ka qėndruar vetėm pak ditė e po ashtu nė konspiracion ėshtė rikthyer nė Gjermani, thonė kėto burime.

Sidoqoftė, as Albani as Cani deri mė tash nuk e kanė pohuar lidhjen e tyre. Pėrderisa Albani thotė se Canin e ka njė mike tė mirė dhe kolege - pak a shumė e njėjtė ka qenė edhe pėrgjigjja e Miriamit.

Muajt e fundit mė shumė se kurrė Alban Skėnderaj ka marrė avionin dhe ka fluturuar drejt koleges sė tij bukuroshe. Prej tij justifikimet kanė qenė vetėm vizita pune, me synim integrimin e tij nė tregun muzikor evropian. E nė fakt nė kėtė pike ai nuk ka gėnjyer, pasi vėrtet po bėn disa hapa pėr tė hyrė nė tregun botėror. E gjitha kjo falė mbėshtetjes sė mikeshės sė tij.

Kėshtu Miriami ka ndihmuar Albanin pėr ta lidhur me agjencinė me tė cilėn ajo bashkėpunon prej vitesh, qysh kur ishte me grupin “Preluders” dhe tashmė Skėnderaj ka nė dorė njė kontratė pune dyvjeēare me ta.

Gjithashtu Miriam Cani ka realizuar edhe njė projekt tė pėrbashkėt me Albanin. Pikėrisht njė kėngė e cila do tė dalė shumė shpejt nė treg. Kėnga do tė jetė anglisht, ndėrsa refreni shqip. Ndėrkohė qė solo ata janė tė dy duke incizuar nga njė album pėr tregun evropian nė gjuhėn anglez.

Gjithė kėto nė fakt nuk bėjnė gjė tjetėr veē vėrtetojnė atė qė njerėzit thonė nėn zė. Siē duket shkėndija e dashurisė qė lindi mes tyre kohė mė parė tashmė ka marrė plotėsisht jetė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shoqeria.catsboard.com
 
Alban Skėnderaj dhe Miriam Cani?!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Kengetaret-
Kėrce tek: