Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Aktorėt nuk vdesin tė parėt

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DeQaNaSjA
Princess
Princess
DeQaNaSjA


Numri i postimeve : 726
Age : 32
Localisation : Ne Boten e Qudirave
Registration date : 12/01/2008

Aktorėt nuk vdesin tė parėt Empty
MesazhTitulli: Aktorėt nuk vdesin tė parėt   Aktorėt nuk vdesin tė parėt Icon_minitimeSat 8 Mar 2008 - 19:08

Aktorėt nuk vdesin tė parėt NaimFrasheri

Diku nė Londėr, pranė Tower Hill, gjenden emrat e 24000 ushtarėve britanikė tė rėnė nga viti 1939 nė vitin 1945 nė betejat mė dramatike nė historinė e njerėzimit, betejat detare tė Flotės Mbretėrore Britanike kundėr Flotės Detare tė Rajhut tė Tretė.

Mund tė thuhet edhe e kundėrta, beteja e flotės detare naziste kundėr njė flote tjetėr. Ajo qė ka mbetur nga historia e kėtyre betejave, janė mijėra emra tė gdhendur nė mermer nė kujtim dhe nderim tė luftėtarėve qė mbetėn njė herė e pėrgjithmonė nė fund tė deteve dhe tė oqeanėve.

Emrat e aktorėve shqiptarė qė kanė rėnė nė detet dhe oqeanet e kujtesės, kanė mbetur tė shkruar si nė njė monument mbi pelikulėn e filmit shqiptar.

Ndėrmend mė vijnė kinoprovat e Kujtim Spahivoglit dhe pastaj shtati i tij i gjatė dhe flokėt rebelė qė i bien nė ballė nė rolin e Selimit, nė filmin “Oshėtimė nė bregdet” qė mbetet edhe roli i tij i vetėm nė kinematografi.

E mbaj mend nė stacionin e trenit tė linjės Tiranė-Fier, ku e takonim gjithmonė gjatė udhėtimeve tė tij pėr nė vende tė tjera pune jashtė teatrit dhe filmit. E kujtoj gjithmonė edhe nė rrjeshtin qė zinim sė bashku nė komitetin e partisė sė Tiranės, ku ndodhte tė kėrkonin strehim. I kishin shėmbur edhe shtėpinė prindėrore dhe ndoshta kjo ėshtė arėsyeja qė e kujtoj shpesh herė.

Ndrek Lucėn e kujtoj nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve, duke diskutuar me kėmbė e duar, me njė pasion tė ēuditshėm. Ndoshta e ndjente vehten mė shumė se tė tjerėt si nė shtėpinė e tij nė sallėn e madhe tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve ngaqė shkruante edhe vetė drama.

Ilia Shyti, flokėbardhė dhe i heshtur, iku duke lėnė prapa numrin mė tė madh tė roleve episodike.

U shuan njeri pas tjetrit njė grup aktorėsh tė teatrit tė Korēės, Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Stavri Shkurti, Dhorkė Orgocka, Jani Riza, tė cilėt lanė gjurmėt e tyre nė kinematografi.

Mbeti vetėm humori i Nikolin Xhojės nė filmin “Kapedani”, zėri gati i kėngėzuar i aktorit shkodran Ndrek Prela dhe pėrmbajtja plot humor e Tano Banushit. Mbeti heshtja e portretit tė Mihal Stefės, vėshtrimi dramatik qė kėrkon tė ēajė ekranin. U fiksua nė ekran fytyra e qetė e Marta Burdės dhe fytyra e ėmbėl e aktores Violeta Deda, qė mbeti gjithmonė e re nė rolet e saj nė filmin "Kur po xhirohej njė film" dhe “Vrasje nė gjueti”, duke i lėnė figurės femėrore njė finesė tė madhe. Iku para kohe, Naim Frashėri, aktori i madh qė i la teatrit figurėn e Hamletit shqiptar dhe filmit disa nga rolet e para t ė kinemagrafisė, sidomos Palin tek "Skėnderbeu".

Ikėn para kohe Bexhet Nelku, qė mishėroi personalitetin e tij tė fortė dhe Ferdinand Radi, qė solli njeriun e komplekseve jetėsore.

Iku nė kohė xhirimesh, Sandėr Prosi dhe mbeti kumbimi i zėrit tė tij me pėrmasa tė njė personaliteti fisnik, qė mishėroi burrin e shtetit, fshatarin dhe intelektualin shqiptar tė tė gjitha periudhave historike, apo gjeneralin e ushtrive tė tjera. Ka mbetur i fiksuar vėshtrimi i aktorit Agim Shuke, qė u godit pėr vdekje dhe nuk shpėtoi dot, megjithėse u bėnė tė gjitha pėrpjekjet.

Koha, sistemet, brezat kanė shpejtėsinė e tyre, e cila nuk ėshtė gjithnjė shpejtėsia e kėtyre aktorėve qė kanė ikur ndoshta para kohe.

Disa prej tyre sollėn njė kohe tė paparė prej tė tjerėve, duke mishėruar edhe figura tė sė kaluarės dhe njė ndjeshmėri tė persosur karshi tė gjithė lloj reflekseve dhe formomeve njerėzore, qė nga periudha e mbretėrve dhe perandorive tė vjetra dhe tė reja, si nė rastin e Sandėr Prosit, qė luajti krahas filmit “Udha e shkronjave”, “Nėntori i dytė”, ”Nė fillim tė verės” edhe nė filmin “Plumba perandorit”. Sollėn gjithashtu lojėn e tė ardhmes, ngarkesėn e ngrohtė dhe emocionale njerėzore, tė gėrshetuar me brengėn e pėrherėshme tė egzistencės.

Kėshtu duhet tė themi se shkėndijat e para tė lojės moderne aktoreske dhe filmike u sollėn nė ekran tė mishėruara prej njė aktori si Vangjush Furxhiu, i cili megjithėse nuk la shumė figura, na kujton nė portretin e tij, dramėn e portretit t ė Moisiut, kėsaj here tė risjellė nė mes tė teatrit dhe tė filmit shqiptar.
Forca aktoreske e kėtyre njerėzve bashkėpunoi kundėr ngathtėsisė sė manovrimive pėr ta sjell ė jet ėn e filmit nė njė produkt modern tė ditėve tona.

I kthehemi edhe njė herė portretit dhe vėshtrimit tė syve tė Vangjush Furxhiut, qė vjen sa nga afresket e ikonave tė kishave, aq edhe nga pikturat moderne tė tė rinjve tė sotėm shqiptarė. Ajo ėshtė fytyra e dyzimit, e zbritjes nga idete mė tė larta nė njė baltė tė rėndė njerėzore, qė tė tėrheq prapa dhe e ndjek njeriun deri sa e merr nė vdekje, ku pritet njė ringjallje tjetėr.

Nuk mund tė kishim kėtė peshė tė rėndė tokėsore pa lojėn e aktorėve qė kanė ikur si (Lokja) M. Logoreci, L. Kovaēi, P. Gjoka, N. Shkjezi, P. Mima, S. Strati, P. Lkunda.

Dhe nuk do tė kishim pa lojėn e aktorėve qė kanė ikur edhe lojėn e aktorėve mė tė rinj tė ekranit, qė vijnė mė tė shpenguar se asnjėherė tjetėr nė njė botė qė vazhdon tė ndryshojė, pa e ēarė kokėn shumė se ē’farė po ndodh nė tė vėrtetė kėshtu hyjmė nė periudhėn tonė postmoderne.

N.q.s. nuk do tė kishim peshėn e lojės sė aktorėve tė brezit tė teatrit themelues shqiptar, qė na kujton disi edhe protokollin mondan tė mikpritjes shqiptare, nuk do tė kishte lindur sot loja gati fluide e njė shpirti tė paqėndrueshėm tė aktorėve tė brezit mė tė ri tė kinemase sė sotme shqiptare, ashtu si nuk do tė kishim pa kėta tė fundit monumentin prej celuloidi tė ngritur prej aktorėve qė na kanė kujtuar tė parėt, ndryshimet.

Dhe qė tė kalosh nga loja e tė parėve nė atė tė aktorėve mė tė rinj, si njė urė njerėzore janė ngritur fytyra e aktorėve qė kanė shkuar, ku nga mė dramatiket mbetet ajo e Vangjush Furxhiut, i cili e ndjente ndoshta mė shumė se tė tjerėt kohėn qė ecėn.

Janė aktorėt qė pathosin e romantizmit tė vonuar e kryqėzuan me lojėn realiste, pėr tė hapur derėn e postmodernizmit, tė cilėn disa prej tyre e kanė ndjerė nė sajė tė njė ndjesie brilante njerėzore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Aktorėt nuk vdesin tė parėt
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kėrce tek: