Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Artist qe gdhend thelle ne gur...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DeQaNaSjA
Princess
Princess
DeQaNaSjA


Numri i postimeve : 726
Age : 32
Localisation : Ne Boten e Qudirave
Registration date : 12/01/2008

Artist qe gdhend thelle ne gur... Empty
MesazhTitulli: Artist qe gdhend thelle ne gur...   Artist qe gdhend thelle ne gur... Icon_minitimeSat 8 Mar 2008 - 19:06

Artist qe gdhend thelle ne gur... 1195655040-V_Gjika
Viktor Gjika ėshtė nga ata tipa qė nuk ėshtė e vėshtirė t'i njohėsh e t’i pėrcaktosh. I hapur, i drejtpėrdrejtė, i pranishėm dhe aktiv aty ku e kėrkon misioni i tij si artist dhe ai shoqėror, sa impulsiv aq edhe racional, kėmbėngulės nė krijimtari e polemizues nė debat, njė trazim butėsie e rreptėsie, njė vrapues i palodhur i distancave tė largėta tė artit. . . Gjithshka brenda kategorisė sė artistėve qė, duke mos e pranuar vetėmbylljen dhe qėndrimin nėn hije, natyrshėm dalin nė rradhėt e para tė jetės artistike tė vėndit.
Ky ėshtė imponimi qė vjen prej vlerave tė veprės dhe intensitetit tė veprimtarisė. Nė kujtesėn time pėr tė, qė zė fill qė nga viti 1952 kur u gjendėm nė tė njėjtin paralel tė vitit tė tretė nė gjimnazin "Raqi Qirinxhi" (ish Liceut Francez) tė Korēės, mė bėhet se V. Gjika bėnte pjesė te ata qė quhen "tė kudogjendur". Midis tre katėr solistėve nė korin e shkollės, me njė zė kumbues qė i pėrshtatej kėngėve tė tipit hymn, nė skena teatri, nė rrethin letrar, nė podiume nga bėhen pėrshėndetje e recitime, nė veprimtaritė jashtė shkollore tė shtėpive tė pionierit, rinisė, kulturės qė asokohė, bashkė me kinematė, synonin tė mbanin gjallė jetėn artistike tė kohės. Tė gjitha kėto ishin tė mjaftueshme pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes, i kėrkuar si shok dhe kanakar i vajzave. . .

Shumica e pedagogėve tanė vinin nga brezi i ishliceistėve tė Liceut tė famshėm dhe nga shkollat perėndimore. Me kėrkesa tė larta, striktė, me njė pedantizėm akademik qė ishte i dobishėm sepse ngrihej mbi mediokritetin e kohės sė punės vullnetare, mund tė vinin nė vėshtirėsi edhe nxėnėsin mė tė mirė. Por Viktori ishte aq i pakapshėm e imponues nė ēdo lėndė. Domėthėnė i notave tė padiskutueshme qė pėrcaktojnė elitėn e nxėnėsve. Nė atė vit tė tretė, befas ai doli si asistent i pedagogut tė matematikės, Petro Fundo. Ky ishte njėri nga pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė dinastisė sė matematicienėve "Fundo" qė vazhdon edhe sot e kėsaj dite nė universitetin e Tiranės dhe nė atė tė Selanikut. Mbaruar nė Francė me njė laurė si njėri nga dy studentėt mė tė mirė tė atij viti akademik, Petroja ishte njė pedagog tekanjoz e tejet origjinal. Kokė mė vete. Teoremat e problemat i shpjegonte duke zgjedhur "asistentin" mė tė mirė qė i zhvillonte ato nė dėrrasėn e zezė. Ky short, i ra Viktorit. Dhe jo rastėsisht.
Nė fillim tė vitit, njėri nga nxėnėsit tonė tė zellshėm, nga ata qė mėsojnė pėrmėndėsh, po zgjidhte nė dėrrasėn e zezė gjatė e gjatė njė teoremė, kur Petroja, me atė tikun nervor nėn cepin e majtė tė syrit, e ndėrpreu: "Kėto janė hamallėqe mor djalė" - tha. "Por. . . kėshtu e ka teksti profesor" - tha ky. "Edhe ai qė ka bėrė tekstin, hamall ka qenė! Ēohu ti Gjika dhe zgjidhe siē e shpjeguam herėn e kaluar!"
V. Gjika mund tė kishte studjuar e punuar me tė njėjtin sukses nė ēdo profesion, por pa dyshim ka qenė njė orė e mbarė pėr tė dhe pėr filmin shqiptar ai pėrcaktim rastėsor qė tė studjonte nė Moskė, nė Institutin Shtetėror tė Kinematografisė. Arti i shtatė qė posa kishte hedhur rrėnjė edhe tek ne, ishte njė ėndėrr pėr ēdo tė ri. Pas tre vjetėsh, u takuam nė Dardhė. Viktori, i palodhur dhe i kudondodhur nuk reshtėte sė shkrepuri aparatin fotografik. "Todo! Atė qė dua unė tė fiksoj, hė pėr hė nuk po e shoh" - tha. "E ēfarė na qėnka kjo? - e pyeta. "Mjegulla. Mjegulla qė zvarritet nėpėr shpatet e maleve. Mė thuaj kur bien mjegullat kėtu!" "Ndoshta nė fillim tė shtatorit" - i thashė. Unė u largova pėr nė Korēė kurse ai ndenji edhe disa ditė tek nėna ime, nė pritje tė mjegullave tė vjeshtės. Hė pėr hė, nė shpėrthimet e tij pasionante, kryesori qe ai i kinooperatorit pėr tė cilin studjonte dhe qė nuk e braktisi as nė vitet e mėpasme kur iu pėrkushtua regjisė sė filmit. Duke e njohur mirė dramaturgjinė dhe rolin e skenarit nė film si edhe peshėn vendimtare tė regjisorit si autori kryesor i tij, nė sheshin e xhirimit atė do t'a shihje tek nuk i zinte vendi vend pa e mbėrthyer syrin tek kamera, pa i "ndėrhyrė" operatorit me takt a pa takt, ata e dinė por sigurisht me pėrligjjen se filmi para sė gjithash ėshtė "pikturė lėvizėse".

Rrugėt tona u ndanė nga profesionet dhe qytetet ku jetonim pėr goxha kohė dhe u kryqėzuan sėrish nė fillim tė viteve '70, kur unė u transferova nė Tiranė. Nė atė kohė ai kishte pėrfunduar filmin "Yjet e netėve tė gjata". Bėhej diskutimi nė atė qė quhej Kolektivi krijues. Qė nė fillim mė habiti e mė hutoi pritja me kėmbėt e para qė po i bėhej filmit. Gėlonte njė "shqetėsim" ideologjik. "Ē'ėshtė kjo nėnė qė i dėrgon djemtė partizanė dhe i pret kufoma?"Tragjizmi i luftės, nuk duhej, sakrificat nuk duheshin ēuar deri nė vdekjen e heroit. Ai qė duhej tė vdiste, ishte armiku, pėrndryshe mund tė bije nė deheroizim, si tek "Fati i njeriut!"Por nuk mungoi edhe gjykimi realist. Midis mbrojtėsve tė filmit, ca pėr bindje e ca pėr shoqėri, hyra edhe vetė. Gjithsesi, ēensura e detyroi V. Gjikėn tė bėnte ca ndėrhyrje e shartime deklarative.
Nė vitin 1975, pasi botova romanin "Pėrballimi" Viktori mė takoi menjėherė. "Ulu e mė shkruaj skenarin, unė do ta bėj film!". Filmi ėshtė ai qė tashmė njihet, i shfaqur dhjetra herė nėpėr ekranet e TV, i lavdėruar e i sharė me tone tė larta, qė sidoqofshin provojnė se ai ka zėnė njė vend e s' tundet. Pas 30 vjetėsh, pas shumė veprave tė tjera letrare e filmike tė para nga kritika e opinioni me nota mė afirmative, edhe unė edhe V. Gjika besoj, mund t'a harronim sė paku njė roman a njė film qė quhet goxha "i politizuar". Por kam bindjen se do tė bėnim gabim.
Jo vetėm sepse veprat nuk mund tė nxirren lehtėsisht jashtė kohės kur janė krijuar dhe as pėr atė "dhimbjen" e autorėve qė veprat i shohin tė gjitha, si fėmijėt e tyre, por pėr njė arsye tjetėr qė do ta quaja “e vėrteta historike”. Ky film, tregon disa tė vėrteta e madje, mjaft lakuriq. Vėrtet aty janė protagonistė drejtues partie e ndėrmarrjesh, por ėshtė e pranishme edhe lufta e pamėshirshme e klasave qė drejtonin ata, shpronėsimet dhe drama e fshatarit tė kamur qė ia grabitin drithin nga hambari, dhuna dhe poshtėrimi i njeriut tė djersės sė ballit, tė vendosura kėto nė njė fond kohor ku mpleksen shumė fate njerėzorė. Pastaj, ai ansambėl i shkėlqyer aktorėsh!

Vitet tona rrodhėn nėpėr vizita familjare, biseda, takime. Dhe jo vetėm pėr artin, por edhe pėr proēeset qė kalonte vendi nė njė sistem tė ri, ku unė i hyra politikės dhe ai qėndroi larg saj, besnik i filmit qė vazhdoi ta bėjė edhe nė kushte tė vėshtira. Bashkėpunimi ynė mė i mbramė, si njė pėrputhje simbolike e miqėsisė sonė tė gjatė, titullohet "Rrėnjėt"dhe i kushtohet Artistit tė Popullit Mihal Ciko. Por jo vetėm atij. Aty ka shumė atmosferė nga qyteti ynė i dashur Korēa, nga artistėt e saj tė mėdhenj!
Viktor Gjika e ka shkruar kapitullin e tij nė historinė e filmit shqiptar, me daltėn e njė artisti qė gdhend thellė nė gur, pėr tė gjitha kohėrat. Nėse do tė kėrkonim njė tipar dallues, tė kudogjindshėm nė filmat e tij, ky do tė ishte REALIZMI. Pa parashtesa e prapashtesa. Ai di t'a zgjedhė kohėn. Kohėra dramatike e kulme tė historisė.
Nė kushtet e vėshtira tė diktatit e tė ēensurės, ai bėn pjesė me dinjitet nė atė grup artistėsh qė ia dolėn tė sjellin romantikėn e atdhetarizmit, heroikėn e luftrave tė popullit si dhe tė vėrteta tė tjera, shpesh herė tė hidhura, tė jetės sė tij. Ka qenė njė fat pėr mua miqėsia dhe bashkėpunimi me Viktor Gjikėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Artist qe gdhend thelle ne gur...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kėrce tek: