Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 25 SEKRETET E STILIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DeQaNaSjA
Princess
Princess
DeQaNaSjA


Numri i postimeve : 726
Age : 32
Localisation : Ne Boten e Qudirave
Registration date : 12/01/2008

25 SEKRETET E STILIT Empty
MesazhTitulli: 25 SEKRETET E STILIT   25 SEKRETET E STILIT Icon_minitimeSat 8 Mar 2008 - 17:36

25 SEKRETET E STILIT A_1436
1. Blini kostum me dy kopsa. Do t’ju dhurojė njė look mė elegant dhe aerodinamik. Ditėt e sundimit tė kostumeve me tri kopsa i pėrkasin sė kaluarės.


2. Ka mundėsi qė kostumi t’ju rrijė i gjerė. Shpatullat e tij duhet tė pėrqafojnė tuajat (jo tė dalin jashtė tyre). Kėrkojini rrobaqepėsit tė matė mėngėt nė mėnyrė qė ato tė ndalojnė te kyēet e duarve (jo te gjysma e gishtit tė madh) dhe tė shkurtojė pantallonat nė mėnyrė qė tė pėrthyhen njėherė (jo tė varen rrėmujshėm nė takat e kėpucėve).



3. Vendosni shollė nė majė tė kėpucėve tė lėkurės. Ato do e rrisnin ndjeshėm jetėgjatėsinė e kėpucėve.



4. Varėset e drurit do ta transformojė dollapin tuaj nė njė nga hapėsirat mė tė pastra dhe tė shkėlqyera tė shtėpisė suaj. Varėset prej teli i pėrkasin koshit tė mbeturinave.



5. Nėse doni tė blini pulovėr, zgjidhni njė me jakė V nė ngjyrė gri tė errėt. Ajo shkon pėrsosmėrisht me kostum tė errėt nė vjeshtė ose nė dimėr dhe me xhins nė pranverė.



6. Njė rrip i zi shkon me gjithēka: xhins, kaki, kostum. Ėshtė i vetmi rrip qė ēdo mashkull duhet ta ketė patjetėr.



7. Njė kravatė e hollė, e errėt, i jep menjėherė ēdo kostumi njė ndjesi mė tė re dhe tė freskėt. Ndryshe nga kravatat e gjera, ngjan mirė si me xhaketė doku, ashtu edhe me xhaketė kostumi.



8. Pardesyja juaj duhet tė jetė po aq e rregullt dhe e qepur pas trupit sa edhe kostumi. Blini njė pardesy fėshfėshe dhe do tė dukeni elegant edhe nė motin mė tė ashpėr.



9. Investoni nė njė smoking me njė ose dy kopsa me jakė me majė ose tė dhėmbėzuar. Nuk ka kuptim (as estetikisht e as financiarisht) tė merrni me qira njė smoking sa herė qė duhet tė jeni i pranishėm nė njė mbrėmje me kravatė tė zezė.



10. Mos i shpenzoni paratė nė njė mbajtėse tė shtrenjtė garze. Blini njė rrotull shirit nė farmacinė mė tė afėrt- funksionon mė mirė.



11. Mėsoni si tė lidhni njė papijon. Nė fund tė dasmės besoj se doni tė jeni djali me papijonin e zgjidhur, tė varur rreth jakės, jo me karficėn tė futur nė xhep. Hapat 1-4: mbani mend pjesa e zezė e kravatės qė pėrfundon nė majė, ėshtė ajo qė nė fakt duhet tė shkojė poshtė nė hapat 5 dhe 6. Hapat 5-6: me tė krijuar formėn e papijonit, shtrėngojeni me gishtin e madh dhe atė tregues. Bėjeni lak pjesėn e zezė tė kravatės mbi tė. Pastaj gjeni njė kalim nė qendėr te nyjės dhe shtyni pjesėn e shtrėnguar tė pjesės sė zezė pėrmes saj. Tėrhiqni pjesėn e zezė dhe atė gri nga tė dyja anėt qė tė tendosen. Rregulloni lehtė fundin e shtrėnguar tė nyjės.



12. Blini njė shall tė gjatė nė ngjyrė tė zezė dhe mos prisni derisa temperaturat tė shkojnė nėn zero pėr ta veshur. Kombinojeni me kostum ose xhaketė sportive dhe xhins.



13. Mėsoni si tė krijoni njė gropėz nė kravatėn tuaj. Janė gjėra tė vogla, qė ju bėjnė xhentėlmen.



14. Kėpucėt prej lėkure tė kostumit janė tė domosdoshme. Tė bėra me lėkurė kali, ato pėrshtaten me formėn e kėmbėve dhe zgjasin pėr vite tė tėra.



15. Nėse doni qė kostumet tė mbijetojnė, ēojini sa mė rrallė nė pastrim kimik. Nė vend tė saj, hekurosini me avull kur kanė nevojė pėr tė ardhur nė formė.



16. Shamitė e fryra nė xhep apo me majėn jashtė, nuk janė aspak tėrheqėse. Tuajat duhet tė jenė thjesht katrore, si tė Sean Connery-t.



17. Mbani gjithmonė njė kėmishė kostumi nė zyrė. Nuk i dihet kurrė kur ju duhet tė djersini: nė mes tė verės apo kur do tė kaloni natėn jashtė, pa pasur kohėn e mjaftueshme pėr t’u kthyer nė shtėpi dhe pėr t’u ndėrruar.



18. Mbajeni gjithmonė gati kutinė e ndihmės sė shpejtė: ibuprofen, furēė dhėmbėsh, kondomė etj.



19. Kėrkojini pastruesit kimik tė mos jua ngrijė kėmishėn dhe t’jua hekurosė me dorė. Ėshtė mė e shtrenjtė, por ia vlen - do tė duket mė e shkrifėt dhe do tė zgjasė mė shumė.



20. Bluza e pambukut me jakė rrumbullake ėshtė artikulli klasik mė i zhdėrvjellėt se kurrė. Mund ta vishni vetėm, nėn xhaketė doku, madje edhe me kostum dhe atlete.



21. Investoni nė njė ēantė tė mirė krahu. Nėse mbani njė tė lirė me kostum tė mirė, do ta dėmtoni rėndė imazhin.



22. Kur vishni kostumin elegant me dy kopsa, lėreni rripin nė dollap - nuk keni nevojė pėr njė tė tillė. Nėse e lini pa rrip, i dhuroni kostumit look mė tė pastėr dhe mė tė besueshėm.



23. Vėrini butonat e manshetave pa kravatė. Do tė bėjnė qė eleganca tė vihet re.



24. Kur mbani syze me kostum apo xhaketė sportive, syzet prej aviatori me skelete metalike janė opsioni mė i rafinuar. Lėrini ato me forma sportive pėr volejbollistėt e plazhit dhe mesfushorėt si Edgar Davids.



25. Atletet Samba janė tė vetmet qė shkojnė me kostum. Por sigurohuni qė t’i vishni nėn tė - asgjėsoni kravatėn dhe vishni njė kėmishė me jakė tė hapur ose xhaketė tė trashė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
25 SEKRETET E STILIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Moda Dhe Estetika-
Kėrce tek: