Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, si shmangen

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

Sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, si shmangen Empty
MesazhTitulli: Sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, si shmangen   Sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, si shmangen Icon_minitimeTue 19 Feb 2008 - 23:23

Infeksionet seksualisht tė transmetueshme janė njė grup sėmundjesh mjaft tė pėrhapura, ekzistojnė rreth 25 lloje infeksionesh qė qarkullojnė, dhe numri i tė prekurve sa vjen e rritet.

Aida Malaj

Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja Lumturi Mėrkuri, specialiste pranė Institutit tė Shėndetit Publik shpjegon se si mund tė parandalohen dhe trajtohen kėto sėmundje:
Ēfarė janė infeksionet seksualisht tė transmetueshme?
Infeksionet seksualisht tė transmetueshme janė infeksione qė transmetohen nėpėrmjet kontaktit trupor gjatė seksit, me dikė qė ėshtė i infektuar. Ato shkaktohen nga viruse, bakterie dhe parazitė. Ēdo njeri ėshtė nė risk pėr t’u infektuar prej njė infeksioni seksualisht tė transmetueshėm nėse kryen marrėdhėnie seksuale tė pambrojtur, d.m.th., pa mjete mbrojtėse, (prezervativ).
Sa lloj infeksionesh seksualisht tė transmetueshme ekzistojnė?
Infeksionet seksualisht tė transmetueshme radhiten ndėr sėmundjet mė tė pėrhapura kudo nė botė. Sot numėrohen mbi 25 lloje sėmundjesh tė ndryshme, ndėr tė cilat: gonorreja, sifilizi, trikomonasi, myku, hepatiti B, herpes genital, sėmundja e shekullit-SIDA, etj.
Kush mund tė preket mė shumė nga kėto lloj infeksionesh?
Infeksionet seksualisht tė transmetueshme prekin tė gjithė pa dallim. Ato prekin si femrat ashtu edhe meshkujt. Ēdo njeri ėshtė nė risk pėr t’u infektuar prej njė infeksioni seksualisht tė transmetueshėm, pavarėsisht nga gjinia, gjendja ekonomike, pozicioni shoqėror, nėse bėn seks tė pambrojtur, pa prezervativ, me njė person tė infektuar.
Si shfaqen ky grup sėmundjesh?
Shumė prej infeksioneve seksualisht tė transmetueshme kanė fare pak shenja ose nuk kanė fare. Njė person mund tė jetė i infektuar dhe mund tė mos e dijė as edhe vetė. Shpesh shfaqja e shenjave bėhet me vonesė, atėherė kur infeksioni ka pėrparuar. Kjo ėshtė arsyeja qė rekomandohet tė kryet njė analizė pėr sa herė qė njė person mendon se ka qenė nė rrezik pėr tė pasur njė infeksion tė tillė.
A mund tė trajtohen plotėsisht, mund tė shėrohesh komplet prej tyre?
Infeksionet seksualisht tė transmetueshme qė shkaktohen nga bakteriet si klamidia, gonorreja dhe sifilizi mund tė kurohen. Infeksionet seksualisht tė transmetueshme e shkaktuara nga viruset si herpesi, hepatiti B, HIV etj., janė tė pashėrueshme.
Disa infeksione nuk shėrohen plotėsisht mbasi janė rezistente ndaj mjekimit. Infeksioni mund tė rrijė i fshehur e pėrsėritet herė pas here, duke dhėnė edhe komplikacione. Prandaj duhen ndjekur gjithmonė kėshillat e mjekut dhe duhet ēuar mjekimi deri nė fund, edhe pse tė infektuarit mund tė mos kenė shenja e tė ndihen mirė. Rikontrolli tek mjeku mbas mbarimit tė mjekimit ėshtė i domosdoshėm. Njė analizė tjetėr mbas pėrfundimit tė mjekimit duhet bėrė pėr t’u siguruar qė infeksioni ėshtė shėruar plotėsisht. Mjekimi bėhet vetėm nga mjeku, prandaj ėshtė e nevojshme tė shmanget vetėmjekimi.
Ēfarė ndėrlikimesh mund tė shfaqin?
Pasojat e njė infeksioni tė pamjekuar mund tė jenė mjaft serioze pėr shėndetin e burrave e tė grave. Tek meshkujt shkaktojnė infeksion tė testikujve e tė prostatės, si dhe dėmtime tė tjera. Tek gratė mund tė shkaktojnė kancer tė qafės sė mitrės e barrė jashtė mitre. Pamundėsia pėr tė lindur fėmijė, shpesh ėshtė pasojė e njė infeksioni tė pamjekuar. Ka raste kur infeksioni pėrhapet e shkakton qelbėzim tė organeve tė legenit. Njė grua shtatzėnė e infektuar mund t’ia kalojė infeksionin fėmijės sė saj gjatė shtatzėnisė apo lindjes. Nėse ke njė infeksion seksualisht tė transmetueshėm mund tė infektohesh mė lehtė me HIV/SIDA.
Si mund tė parandalohen?
Profilaksia mė e mirė ėshtė mosndryshimi i shpeshtė i partnerėve dhe pėrdorimi i mjeteve mbrojtėse. Prezervativi ėshtė e vetmja mėnyrė qė tė mbron nga njė infeksion seksualisht i transmetueshėm. Kondomi ėshtė i sigurt, gjendet lehtė, e pėrdoret nga ēdo moshė. Prezervativi ėshtė i vetmi qė tė mbron njėkohėsisht edhe nga njė infeksion seksualisht i transmetueshėm edhe nga njė shtatzėni tė padėshiruar. Po ashtu, rekomandohet tė bėhen herė pas here analiza rutine, pėr infeksione seksualisht tė transmetueshme, pasi nė kėtė mėnyrė mund tė bėhet e mundur tė kapet dhe mjekohet nė kohė njė infeksion i fshehur. Bėni mirė qė herė pas here tė bėni njė analizė edhe pse mund tė mos keni shenja, sidomos nėse mendoni se keni pasur rrethana me rrezik pėr njė infeksion seksualisht tė transmetueshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sėmundjet seksualisht tė transmetueshme, si shmangen
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dashuria Kuron Semundjet?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkenca dhe Jeta ! :: Shėndeti-
Kėrce tek: