Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vetėm 5 minuta pėr Alicia Keys

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

Vetėm 5 minuta pėr Alicia Keys Empty
MesazhTitulli: Vetėm 5 minuta pėr Alicia Keys   Vetėm 5 minuta pėr Alicia Keys Icon_minitimeThu 7 Feb 2008 - 23:47

Vetėm 5 minuta pėr Alicia Keys Alicia-keys

Disqe, koncerte, celularė: Njė ritėm marramendės pune dhe suksesi. Deri nė momentin kur kėngėtarja (tashmė edhe aktore) vendosi tė bėjė pushimet e saj tė para tė jetė. Dhe mėnyra e jetės I ndryshoi…

Njė palė pushime mund tė tė ndryshojnė jetėn. I ka ndodhur Alicia Keys-it, qė para ca muajsh i lejoi vetes tė parat “pu – shi –me” tė vėrteta siē e tregon vetė duke ndarė rrokjet gjithė qejf. Jo tė zakonshmet fundjava nė fund tė ndonjė turneu, por tre javė tė plota. Nė Egjipt dhe nė Itali. Vetėm. “Mė nė fund i kushtova pak kohė vetes: pushimet e mia tė para si vajzė e rritur”, saktėson Alicia. “Kam qenė e ngarkuar me kaq shumė punė, por nė vend qė tė vazhdoja tė sforcohesha siē bėj gjithmonė, e kuptova se kisha nevojė tė lija ēdo gjė. Dhe mė nė fund tė kthjelloja idetė se ē’do bėj me jetėn time”.

Pėrndritja vendimtare i erdhi nė ditėt e fundit tė udhėtimit, ndėrsa ishte me tė ėmėn me Toskanė pėr tė ndjekur njė kurs gatimi. Teksa shihte tė ėmėn, qė nė vend qė tė shijonte ndonjė shėtitje ishte kredhur nė tastet e celularit – palm, Alicia i thirri mendjes dhe vendosi tė ndahej njėherė e pėrgjithmonė nga i pandashmi BlackBerry. “Ndodheshim nė njė vend tė magjishėm e megjithatė nuk e pashė t’i ndante sytė asnjėherė nga telefoni celular. Aty e kuptova se edhe unė e gjej veten duke pėrdorur atė objekt tė mallkuar ēdo pesė minuta. Nuk ka kuptim qė tė kesh vetėm pesė minuta qetėsi nga njė impenjim nė tjetrin”.

Do t’ju bėj tė kėndoni

Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, siē po shkon ky 2007, vetėm pesė minuta duhet tė jenė maksimumi i qetėsisė qė Alicia mund t’i lejojė vetes. Edhe pse ka thėnė disa herė se do tė duhet t’i ngadalėsojė ritmet frenetike tė jetės sė saj, - qė nė moshėn 27-vjeēare e ka bėrė fituese tė nėntė ēmimeve Gramy Awards dhe e ka ngjitur nė majė tė klasifikimeve me mė tepėr se 28 milionė disqe tė shitura – kantautorja ėshtė duke hedhur hapa e parė nė botėn e kinemasė me “Smokin’ Aces” njė thriller dhe njė tjetėr film “The Nanny Diaries” qė e sjell atė nė ekran si miken e Scarlett Johansson. Nė fund tė tetorit do tė publikojė edhe albumin e katėrt, qė siē thotė ajo “do bėjė tė kėndojė edhe ata mė tė qetėt”.

Terapi aktrimi

Pėr tė interpretuar rolin e saj nė “Smokin’ Aces” (nė njė kast me Ben Afflek, Andy Garcia, Ray Liotta), Alicia-s qė deri nė atė kohė ishte gjendur nėpėr sheshxhirime vetėm me ndonjė pjesė tė vogėl nėpėr telefilma, iu desh tė ndiqte njė shkollė aktrimi. “Gjeta njė mėsues qė mė ndihmoi shumė, dhe jo vetėm nga ana profesionale. Unė nuk jam nga ato fjalėshumat, mbi tė gjitha me njerėzit qė nuk i njoh mirė. Ajo mė shtyu t’i flisja pėr veten: ishte njė terapi e vėrtet!”.

Vetėm tre muaj pasi kishte mbaruar sė xhiruari “Smokin’ Aces”, Alicia nisi punėn me “The Nanny Diaries”, njė kome kjo qė tregon peripecitė e njė studenteje baby –sitter nė njė familje tė pasurish: nė film roli i dados i ėshtė besuar aktores Scarlett Johansson, kurse Alicia luan miken e saj tė zemrės. Scarlett tashmė ėshtė njė dive e vėrtetė, por kėngėtarja tregon se ėshtė lidhur menjėherė shumė me aktoren, e cila nga ana e saj e pėrshkruan Alicia-n si njė vajzė me “njė sens tė jashtėzakonshėm humori dhe qė nuk tė streson aspak”. Pėrkundrazi, kėngėtarja duket mjaft nė paqe me vetveten nė sajė edhe tė kėtij hopi profesional. “Nė kėtė film interpretova njė rol tėrėsisht tė ndryshėm nga ai nė “Smokin’ Aces” dhe ėshtė pikėrisht ky objektivi im, si nė muzikė ashtu dhe nė kinema: tė ofroj gjithmonė diēka qė nuk pritet”.
Vetėm 5 minuta pėr Alicia Keys Alicia-keys
Autori jam unė

Edhe albumi i saj i ri pritet tė jetė aspak i parashikueshėm. Nė krah tė pjesėve tė lehta tė luajtura nė piano, do tė ketė dhe pjesė tė shpirtit rock. “Do tė jetė njė punė paksa e ndryshme:, parashikon Alicia. “Jo sepse befas kam nisur tė kėndoj apo tė bėj muzikė nė mėnyrė tė ndryshme, vetėm se ky album reflekton ekzaktėsisht atė qė nė tė vėrtetė jam unė: e reja qėndron nė njė copėz vetėdijeje qė mendoj se tashmė e kam arritur”. Si nė tė gjitha punėt e saj tė mėparshme, edhe nė kėtė disk, Alicia do tė jetė autore ose bashkautore e muzikės sė saj. Kjo ėshtė njė pikė pėr tė cilėn ajo nuk pranon tė bėjė kompromis (nė fillim tė karrierės sė saj ajo ka nėnshkruar njė kontratė me Columbia-n, qė e impononte tė kėndonte kėngė tė shkruara nga tė tjerėt), por prej vitesh ajo nuk e bėn mė kėtė. Jo mė kot, pėr tė Clive Davis ka thėnė: “Eshtė njė grua dhe njė artiste e kompletuar, kompozon pjesėt, i interpreton, i prodhon dhe ndėrkohė ka edhe karizmėn e njė ylli, njė gjė kaq e rrallė kjo nė ditėt e sotme”.

Po djemtė ku janė?

Kjo lloj karizme pėr tė cilėn flet Davis, ėshtė kaq e rrallė sa ē’ėshtė e rrallė nė ditėt e sotme tė gjesh njė superstar tė ri nė moshė qė tė dijė tė menaxhojė nė mėnyrė kaq tė vetėdijshme edhe jetėn private. Alicia nuk bėn me tė vėrtetė asgjė pėr tė tėrhequr vėmendjen e paparacėve. “Nuk dal shpesh dhe nuk mė pėlqejnė ato vende ku mund ta ndjesh veten si nė njė akuarium ku tė vėzhgojnė tė gjithė e ku dėgjon gjithmonė tė njėjtėn muzikė”,- shpjegon ajo, teksa tė lė tė kuptosh se i ka pėrmbushur me kohė dėshirat pėr festa dhe zhurmė qė kur ishte edhe ēupėlinė dhe shijonte jetėn e natės nė Nju-Jork.

Qė nga debutimi i saj nė vitin 2001 kanė vijuar tė qarkullojnė zėra se ajo mund tė jetė lesbike, zėrat qė ushqehen edhe nga fakti se ajo nuk ėshtė kapur kurrė me ndonjė djalė. Kėto zėra ajo i ka pėrgėnjeshtruar gjithmonė. Prej disa muajsh flitet pėr njė lidhje me bashkėproducentin e disqeve tė saj, mik qė nga kohėrat e liceut, Kerry “Krucial Brothers. Alicia vetėm sa ka komentuar: “Jam njė vajzė me tė vėrtetė me fat, me njė tė dashur tė jashtėzakonshėm”, pėrpara se tė shtojė duke qeshur: “Edhe ai ėshtė goxha me fat”.

Jetė e saj ndahet mes njė vilėze nė Harlem dhe njė shtėpie dy orė larg Nju-Jorkut, qė ajo e pėrshkruan thjesht si njė vend me “shumė pemė, njė copėz tojė dhe ndoca fije bari”. Edhe pse Hollivudi mund ėt kėmbėngulė pėr ta pasur mė afėr, ajo thotė se nuk ka fare ndėr mend ta lėrė Nju Jorkun, ku ėshtė rritur nga e ėma nė njė garsonierė. “Los Anxhelesi mė jep njė ritėm tė ndaltė, mė bėn tė lumtur dhe diellore, tė gjitha gjėra mjaft tė bukura, thotė ajo duke buzėqeshur. “Por unė jam nga Nju-Jorku. Kam nevojė pėr grintė, ritme frenetike, pėr tė ftohtin por qoftė edhe herė pas here pėr t’u ndjerė paksa keq!”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Vetėm 5 minuta pėr Alicia Keys
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetem Tre Fjale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Kengetaret-
Kėrce tek: