Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kim Basinger: Isha e etur pėr seks, tani jetoj pėr vajzėn ti

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

Kim Basinger: Isha e etur pėr seks, tani jetoj pėr vajzėn ti Empty
MesazhTitulli: Kim Basinger: Isha e etur pėr seks, tani jetoj pėr vajzėn ti   Kim Basinger: Isha e etur pėr seks, tani jetoj pėr vajzėn ti Icon_minitimeThu 24 Jan 2008 - 19:10

Kim Basinger: Isha e etur pėr seks, tani jetoj pėr vajzėn ti Kim-basinger-picture-1

Mosha? Bėni mirė qė atė tė Kim Basinger tė mos e kėrkoni (sidomos femrat do tė turbulloheshin keq). Ndėrsa meshkujt do psherėtinin, duke ėndėrruar njė femėr qė vitet e bėjnė mė shumė tėrheqėse. Tė mendosh se, kur ishte fėmijė, moshatarėt e vinin nė lojė pėr buzėt e saj tė plota, duke e quajtur “buzėzezake”, dhe prindėrit frikėsoheshin mos ishte e prapambetur nė zhvillim, pėr faktin se ishte shumė e ndrojtur. Pak vite iu deshėn qė ndroja e saj tė zėvendėsohej nga talenti pėr aktrim dhe buzėt e saj tė ndillnin meshkujt e mbarė globit e tė preknin personazhe tė lakmuara tė biznesit artistik.

Tė gjithė i njohim filmat e interpretuar nga aktorja tėrheqėse, por pak e dinė se ajo ka refuzuar disa nga filmat, qė mė vonė patėn sukses tė paimagjinueshėm, si “Gruaja e bukur (Pretty Woman)”, “Instinkti bazė” (Basi Instincs)”. Kimw Basinger nuk preferoi tė mbetej vetėm pas objektivit tė aparatit fotografik apo kamerės sė kinemasė. Me dėshirėn pėr tė marrė emocione pa fund, ajo regjistron, sė bashku me yllin e popit, Prince (me tė cilin pati njė lidhje dashurie), njė CD me titull “Ngjyrat e seksit” dhe kėngėn “Shkunde kokėn”, me Ozzy Osburne. E pafat nė zgjedhjet sentimentale, vetė Kimė e pranon se rreth viteve 80 ka qenė e etur pėr seks, por gjithēka ka kaluar dhe sot, pas disa martesash jo fatlume, ajo i ėshtė dedikuar kryesisht karrierės dhe vajzės sė vetme Ireland.

Nė regjistrin e lindjeve nė qytezėn e jugut, pikėrisht nė Athens tė Xhorxhias, nė Shtetet e Bashkuara tė Afrikės, 8 dhjetorin e vitit 1953 ėshtė shėnuar ardhja nė jetė e vajzės me emrin Kimilia Ann Basinger. Ky emėr tingėllon i zakonshėm pėr ata qė nuk e dinė se kjo vogėlushe do tė bėhej pas disa vitesh ikona e kinemasė botėrore, simboli i sensualitetit femėror. Ajo do tė quhej e do tė mbetej e pazėvendėsueshmja Kimw Basinger. Babai Don, njė ish- muzikant, dhe nėna Ann, menduan qė nė vogėli ta rrisnin tė shėndetshme dhe tė bėnin tė pamundurėn qė ta zhdėrvjelltėsonin bijėn e tyre, e cila nė moshė tė vogėl dukej tmerrėsisht e turpshme dhe shumė e mbyllur si karakter, krahasuar me vėllezerit dhe motrat e saj: Skip, Mick, Ashely dhe Barbara. Ishte pikėrisht i ati ai qė e shtynte qė nė mbrėmjet e shkollės ta ngjiste bijėn e tij nė skenė, ku ajo nisi tė recitojė poezi e tė kėndojė me zė tė vogėl, por mjaft tė ėmbėl. Sapo Kimw mbushi gjashtėmbėdhjetė vjeē, mori pjesė nė konkursin e bukurisė “Miss Athens Contest”, “Junior Miss Georgia” e mė vonė nė “National Junior Miss”. Pjesėmarrjet nė kėto konkurse nuk sollėn ndonjė ēmim pėr adoleshenten bionde, por rezultatin qė ajo priste. Kimw bėhet e njohur nė pak kohė edhe nga agjencia prestigjioze “Ford Modeling Agency”, me pronare Eileen Ford, kur i mbėrrin njė kontratė mjaft fitimprurėse. Bukuroshja, e ndjellur nga bota e spektaklit, e nuhati modėn. E pėrkrahur edhe nga i dashuri, me tė cilin ishte e lidhur nė atė kohė, modeli Dale Robinette, Kimw Basinger afirmohet nė kėtė fushė, duke u bėrė imazhi i firmave tė mėdha, si “Revlon” apo “Maybelline”. Kur ishte vetėm 20 vjeē, arrin tė paguhet me njė mijė dollarė nė ditė. Vite mė vonė, Kimw do ta kujtonte impenjimin nė modė, si njė punė tė qelbur, por tė mbushur me parą.Ishte viti 1976, kur Kimė transferohet nė Los Angeles dhe menjėherė i mbėrrijnė oferta pėr tė qenė pjesė e disa telefilmave mjaft tė ndjekur tė viteve 70. Pa vonuar nė zgjedhje, Kimw interpreton, megjithėse nė role tė vogla nė telefilma kult tė kohės, si “Ėngjėjt e Charlit”, “Qen dhe mace” dhe “Vegas”. Pas kėtyre roleve tė vogla, Kimw shtin nė dorė rolin kryesor, nė filmin televiziv “Katie”, mė pas nė telefilmin “Fantazma e fluturimit 401”, por suksesin e kritikės, dhe sidomos tė publikut, e mori mė filmin “Nga kėtu, nė pėrjetėsi”, nė vitin 1980. Loja nė filmat televizivė tė kėsaj vajze tė talentuar ra nė sytė e regjisorėve tė kinemasė. Kėshtu, Kimw, po mė 1980-n, arrin nė ekranin e kinemasė me filmin “Vendi i egėr”. Gjatė xhirimeve, aktorja e re bionde takohet me fotografin Ron Britton, me tė cilin martohet nė tė njėjtin vit. Pak muaj pas martese, Kimw e pranon kėshillėn e tė shoqit pėr t’u fotografuar krejtėsisht e zhveshur pėr revistėn “Playboy”. Koha e fotografimit zgjati fare pak, dhe aktorja e re u pagua me dyzetmijė dollarė, njė shumė qė pėr kohėn ishte shumė e lartė. Kimw, pas tetė vitesh ndahet nga Ron dhe ai publikisht e akuzon se ajo e ka tradhtuar shpeshherė. Mė 1989 Ron pėrfiton nga divorci 12 mijė dollarė, qė Kimw duhet t’ia paguajė ēdo muaj. “Lavdėrimi i nėnės” quhet filmi i dytė pėr kinemanė, ku Kimw reciton nė vitin 1982 pėrkrah Charlton Heston. Filmi qėlloi njė dėshtim dhe nė vitin 1983 aktorja i rikthehet pozave nudo pėr “Playboyn”-in. Fotot, qė ishin ekstremist tė nxehta, shkaktuan reaksion nė media dhe publik, duke ndikuar pozitivisht nė karrierėn e Kimw, e cila, falė tyre, mori rolin e vajzės Bond (Agjentit 007), nė serinė me titull “Kurrė mos thuaj kurrė”, pėrkrah tė madhit Sean Connery. Po nė atė periudhė, Kimw interpreton nė “Problemet e mija me gratė” dhe mė 1984-n reciton nė filmin “Mė i miri”, me Robert Redford. Ky interpretim e rendit atė mes kandidaturave, si aktorja mė e mirė pėr Globin e Artė. E, me gjithė filmat e parė, qė po ecnin mirė, Kimw Basinger e pati rastin a artė tė karrierės nė vitin 1986, me filmin “Nėntė javė e gjysmė”. Filmi, i ngarkuar nė mėnyrė elegante me doza erotike, nuk pati sukses tė menjėhershėm nė SHBA. Ky realizim e njohu mė parė suksesin nė pjesėn tjetėr tė globit, dhe mė pas publiku amerikan e vlerėsoi duke e renditur nė filmat mė tė shikuar tė vitit dhe aktoren protagoniste si njė yll tė padiskutueshėm tė star-sistemit nė Hollywood. Njė nga lidhjet sentimentale mė tė forta tė Kimw Basinger ka qenė ajo me kolegun Richard Gere, me tė cilin u takua gjatė xhirimeve tė filmit “Pa mėshirė”. Richard Gere mbeti i mrekulluar nga bukuria dhe delikatesa femėrore e Kimw, sa nuk i kurseu shprehjet e ėmbla dhe qindra letra dashurie tė mbushura me fjalė tė ėmbla. Nė kėto letra aktori lutej qė ajo qė ishte mes tyre e tė mund tė kthehej nė historinė mė tė madhe tė dashurisė qė ata kishin pėrjetuar ndonjėherė nė jetė. Tė gjitha fjalė qė mbetėn nė letėr, sepse historia pasionale mes dy aktorėve mbaroi bashkė me pėrgatitjen e filmit, qė i pa ata si protagonistė. Vitin qė pasoi, Kimw provoi veten nė njė komedi, ku nė krah tė Bruce Willis interpretoi nė filmin “Takim nė errėsirė”. Ēifti i aktorėve me kėtė interpretim hodhi pas krahėve etiketimin si personazhe filmash televizivė dhe hapėn pėr veten dyert e kinemasė serioze. Radha erdhi mė 1989, pėr njė tjetėr prodhim kinematografik, “Batman”, aktorja sensuale u bė kėshtu pjesė e filmit, qė ėshtė renditur nė 100 realizimet mė tė suksesshme tė kinemasė nė historinė e saj. Prania nė kėtė film solli pėr Kimw rastin pėr t’u njohur dhe dashuruar me kantautorin e famshėm Prince, me tė cilin ajo bėri edhe duetin nė kėngėn me titull “Suita skandaloze e seksit”. Persona nga stafi realizues i filmit rrėfejnė se Kimw dhe Prince, gjatė regjistrimit tė kėngės kanė qėndruar pėr ditė tė tėra tė mbyllur nė studio ku, edhe sipas vetė aktores, e cila vite mė vonė do ta kujtonte atė moment, mėsojmė se e gjitha ajo ishte njė histori seksi, alkooli dhe droge. Duke e konsideruar atė periudhė si mjaft tė turbulluar, nė planin shpirtėror, Kimw pranon se gjatė xhirimeve tė “Batman”-it ka pasur marrėdhėnie intime, jo vetėm me Prince, por edhe me produktorin Jon Peters dhe aktorin Michael Keaton.Aktores iu deshėn dy vite tė vendosė pėr projektin e ardhshėm nė kinema, dhe viti 1991 i sjell asaj rastin tė interpretojė pėr kompaninė Walt Disney nė filmin “E bukur bionde, dhe thotė gjithmonė po”.Koha e xhirimeve dhe njohja me Alec Baldwin i dhanė Kimw Basinger mundėsinė tė krijojė me tė njė lidhje dashurie, dhe pas disa vitesh tė martohen. Nė kėtė kohė ajo kishte statusin e njė aktoreje tė madhe dhe pretendimet ishin shtuar. Gjatė kohės qė xhironte pėr Disney, Kimw dėshironte qė flokėt t’i lante vetėm me ujė mineral “Evian” dhe, sa herė ta ndjente tė nevojshme, tė konsultonte psikologun dhe tė nisej pėr Meksikė, te fallxhorja e saj e besuar. Tė gjitha kėto teka i shtuan shpenzimet e filmit dhe Walt Disney bėri tė ditur se ishte hera e fundit qė bashkėpunonte me Kimw Basinger. 1992-shi vjen me dy filma pėr Kimw Basinger; ajo luan nė “Arratisje nga bota e ėndrrave”, pėr tė cilin ajo ftohet tė lėrė shenjat e duarve nė “Walk of fame”, Bulevardin e Yjeve. Gjithashtu, bashkė me Richard Gere dhe Uma Thurman, interpreton nė thrillerin “Analiza finale”. Vitet mė pas vijojnė me interpretimin brilant te “Kėrcimi i fundit i Mary Jane” dhe refuzimin pėr filmin “Boxing Helena”, pasi nė fillim kishte pranuar. Producentėt e filmit, duke dashur ta bėjnė tė ndryshojė mendim, e hodhėn Kimw nė gjyq, i cili e dėnoi atė me njė gjobė prej tre milionė dollarėsh. Aktorja e mori seriozisht kėtė betejė gjyqėsore dhe vendimi i fundit e nxori atė tė pafajshėm. Edhe sot ajo ngjarje konsiderohet si “Hakmarrja e Kimw Basinger” dhe aktorja kundėrvėnien e producentėve e konsideron si sulm ndaj jetės ekstravagante dhe luksoze qė ajo bėnte nė atė kohė, sė bashku me Alec. Koha e gjyqit pėrkoi me kurorėzimin nė martesė, qė Kimė dhe Alec kryen nė plazhin e Long Island nė New York, mė 19 gusht 1993. Ceremonia ishte nga mė tė shpejtat qė kemi dėgjuar ndonjėherė, sepse zgjati vetėm shtatė minuta dhe tė ftuar ishin vetėm gjashtėdhjetė e pesė persona, mes tė cilėve i madhi Paul Newman. Gjithmonė nė tė njėjtin vit, Kimw interpreton pėrsėri sė bashku me bashkėshortin Alec Baldwin nė versionin e dytė tė filmit “Largimi”.Njė vit mė vonė, Kim gjendet e zhveshur, por jo si nė fillim tė karrierės pėr revistat erotike, por si shenjė pėrkrahjeje ndaj lėvizjes pėr mbrojtjen e kafshėve. Fushata e udhėhequr nga Kimw Basinger mbante moton “Mė mirė e zhveshur sesa me peliēe”. Mė 1994-n Kimw zgjidhet nga regjisori i madh Robert Altman pėr tė xhiruar, bashkė me aktorė tė tjerė tė famshėm, filmin “Pret A Porter”. Me pėrfundimin e kėtij filmi, aktorja tėrheqėse vendos tė marrė njė periudhė pushimi, larg kinemasė, dhe tė dalė para kamerave vetėm nė mbėshtetje tė fushatės pėr mbrojtjen e kafshėve. E hėnė, mė 23 tetor 1995, ėshtė dita kur Kimw Basinger bėhet nėnė dhe sjell nė jetė njė vogėlushe topolake, qė peshon katėr kilogramė.Kanė 1997. Nė kėtė festival tė madh, Kimw Basinger bėn rikthimin nė publik dhe prezanton punėn e saj tė fundit “L.A.Confidential”, drejtuar nga regjisori Curtis Hanson. Kritika mbetet e mahnitur me lojėn e aktores. Filmi u quajt njė sukses komercial, sepse arriti tė mbledhė njėqind milionė dollarė, dhe njė vit mė pas Kimw rrėmbeu trofeun e Globit tė Artė dhe ēmimin Oskar. Nisur nga pozicioni si njė nga femrat mė tė kėrkuara tė kinemasė, Kimw pėrzgjedh me kujdes tė jashtėzakonshėm filmat vijues; mes tyre ėshtė “Lėvizja e djallit” dhe mė 2002 “8 Milje”. Me shumė guxim, aktorja zgjedh tė interpretojė pėrkrah njė personazhi kompleks, yllit tė muzikės Rap, Eminem. Kimw, e drejtuar nga regjisori i talentuar Kurrtis Hanson, jep maksimumin e saj, por kjo lodhje shpėrblehet nga elozhet e kritikės dhe nga publiku, qė nė sallat e kinemasė ėshtė i shumtė. Vetėm javėn e parė tė shfaqjes, “8 milje’ mbledh pesėdhjetė milionė dollarė nga shitja e biletave. Ashtu si nė tė shkuarėn, komentet e shtypit nuk kanė mbetur vetėm nė planin profesional tė aktores sė talentuar, por ka treguar kuriozitet tė flaktė edhe pėr jetėn e saj private. Gjatė vitit 2003, Kimw Basinger do tė jetė nė kopertinat e revistave tė mbarė botės, jo vetėm pėr lojėn nė “Njerėz, e di”, por edhe pėr lidhjen e saj tė mundshme tė dashurisė me kolegun, qė interpreton bashkė me tė nė film, Al Pacino. “Celulari” doli nė sallat e kinemasė amerikane nė verėn e vitit 2004, dhe ishte suksesi i stinės pėr sasinė e parave tė mbledhura nga shitja e biletave. Vetė ajo rrėfen se, pas pėrhapjes sė shpejtė tė kėtij mjeti komunikues e priste qė dikush tė bėnte njė film mbi celularėt. Por qesharake, sipas Kimw, ėshtė se asaj iu desh tė interpretojė nė njė film, ku ajo bėnte dialog me njė telefon. Gjithmonė, mė 2004, Kimw xhiron filmin “Elvisi braktisi banesėn”, i cili i kushtohej kėngėtarit Elvis Presley. Pas dy vitesh tėrheqje, Kimė rikthehet me filmat “E shenjtė” dhe “Vetėm paraja”, nė tė cilin interpreton bashkė me Deni de Vito. Koha, qė rrjedh mbi gjithēka, mbetet e ngrirė para bukurisė sė aktores sensuale, e cila tashmė ėshtė kthyer nga imazh seksi nė ikonė tė stilit brilant.Pas suksesit me dy filmat e lartpėrmendur, Kimw Basinger kontaktohet nga stilistja Miuēia Prada, pėr tė qenė ajo reklamuese e linjės “Miu Miu”, pranverė-verė 2006. Disa shkrepje tė aparatit nė Paris, qyteti ku u vendosėn sekuencat e reklamės dhe posteri me pamjen e biondes shik, mbushi vitrinat me ekskluzive tė kryeqyteteve nė mbarė globin. Kim Basinger & Alec Baldwin, lufta mbaroi
Kim Basinger: Isha e etur pėr seks, tani jetoj pėr vajzėn ti 934605_88a356dc8d_m
Pasi u bindėn se dashuria mori fund, Kimw ishte e para qė kėrkoi divorcin nga i shoqi Alec Baldėin, duke i kėrkuar edhe kujdestarinė e Ireland. Procesi gjyqėsor i kėtij divorci u kthye nė njė luftė mes dy ish-partnerėve, sa ngjarjet qė pasqyroheshin sistematikisht nga media e tronditėn Amerikėn.
Kim e kėrcėnoi Alec se nuk do ta lejonte ta shihte tė bijėn, nė qoftė se ai nuk do t’i kalonte nė llogarinė bankare njė milion dollarė ēdo vit. Ende sot kujtohen sherret mes kėtij ēifti, tė cilat arritėn kulmin nė vitin 2002, kur Kimw shtrohet nė spital dhe operohet nė shpinė, pėr shkak tė goditjeve qė kishte marrė nga Alec. Tė gjitha kėto nuk ndikuan nė vendimin e gjykatėsve, tė cilėt i dhanė babit tė drejtėn ta takojė rregullisht vajzėn e tij. Pas kėtij vendimi, Kimė e mori vajzėn dhe u larguan nga shtėpia ku jetonin, duke shpresuar se kėshtu do ta shkėpuste nga i ati. E kotė, sepse Alec vazhdoi me gjyqet dhe, nė dhjetor tė vitit 2006, njerėzit e drejtėsisė i dhanė fund pėrgjithmonė betejės pėr birėsimin e Ireland, duke i lejuar tė dy prindėrit ta kenė ligjėrisht nėn kujdestari. Vajza, nė atė kohė 10-vjeēare, shpėtoi nga seancat e pafundta dhe nga grindjet e ashpra tė dy prindėrve tė saj, tė cilėt akuzonin njėri-tjetrin pėr paaftėsi nė rritjen e fėmijės sė tyre. Mbi gjithė kėtė histori, publiku u informua nga libri qė Alec shkroi dhe publikoi menjėherė pas divorcit tė tij.

Kim Basinger: Mua mė duken kėshtu. Aktorja tregon pėr kolegėt e saj tė famshėm - Sean Connery: Gratė e adhurojnė, por ai dashuron golfin.- Robert Redford: E dua Robert Redford. Ėshtė shumė e vėshtirė tė jesh Robert Redford. Ata qė e krahasojnė me dikė tjetėr, janė thjesht idiotė. - Mickey Rourke: Nuk e kam njohur kurrė me tė vėrtetė. Jam e bindur se do ju duket e habitshme, por unė vėrtet e kam njohur vetėm nėpėrmjet personazhit qė interpretonte, dhe nuk di asgjė pėr tė si njeri. - Bruce Willis: Ėshtė shumė i edukuar, njė zotėri i vėrtetė. Nuk e di pse e quajnė tė vrazhdė? Ndoshta, ndonjėherė mund tė jetė sjellė ashtu, por kjo mund tė na ndodhė tė gjithėve.
- Richard Gere: E dua sinqerisht, butėsisht, sepse ėshtė njė djalė shumė i ėmbėl. Jo tė gjithė e kanė kuptuar, sepse Richard ėshtė edhe tepėr zbavitės. Unė do ta shihja shumė tė pėrshtatshėm nė njė komedi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kim Basinger: Isha e etur pėr seks, tani jetoj pėr vajzėn ti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Kinemaja dhe Televizioni :: Aktorėt Vendorė dhe te huaj !-
Kėrce tek: