Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rreth ēėshtjes sė vetėdijes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
valamala
Moderator
Moderator
valamala


Numri i postimeve : 362
Registration date : 03/02/2008

Rreth ēėshtjes sė vetėdijes Empty
MesazhTitulli: Rreth ēėshtjes sė vetėdijes   Rreth ēėshtjes sė vetėdijes Icon_minitimeSat 9 Feb 2008 - 17:30

Rreth ēėshtjes sė vetėdijes

VetėdijaLėnda: Vetėdija Njeriu duhet tė merret mė tepėr me ēėshtjen e vetėdijes sesa me ato tė Gjithėsisė apo krijimit tė jetės, thotė Hugo Lagercramtz, profesor nė Institutin Karolinska nė Suedi, si dhe redaktor i librit "Hjärnan och medvetandet" (Truri dhe vetėdija). Ėshtė vetėdija ajo qė vendos se ēfarė do tė jemi dhe ēfarė do tė bėjmė.

Vetė psikologjia ishte nė fillimet e saj shkenca qė merrej me vetėdijen. Pastaj dolėn behavioristėt (behavior=sjellje) duke dhėnė shpjegime se si ata qė ngrenė ēėshtjen e vetėdijes nė tė vėrtetė janė duke u marrė me fe. Pas kėsaj vetėdija ėshtė parė si njė ēėshtje tė cilės nuk ia vlen t“i pėrkushtohesh. Kjo, pėr dy arsye. Pėr shumė studiues tė trurit vetėdija ka qenė e vėshtirė pėr ta kapur. Ėshtė mė e lehtė tė hetosh disa tipe qelizash nervore apo tė zbulosh lėndė tė reja sinjaldhėnėse. Tė bėsh studime mbi vetėdijen ėshtė parė si diēka e ngatėrrueshme. Tingėllon mė e natyrshme tė dėgjosh njė astrofizikant tė flasė mbi gropa tė zeza apo Bumin e Madh, ndėrsa njė neurostudiues qė kapėrcen nė spekullime mbi vetėdijen shihet me sy tė shtrembėr nga kolegėt. Nė shumė libra mėsimi mbi trurin fjala consciousness (vetėdije) as qė gjendet nė regjistrin e fjalėve.
Argumenti tjetėr ėshtė ai qė njerėzit nuk e kanė pasur arritur pjekurinė pėr tė kapur thelbin e ēėshtjes.
Shpirti (vetėdija dhe ē“ka tjetėr) janė tė pakapshme pėr shkencėn. Por falė arritjeve tė teknikės, qė ka bėrė tė mundur shquarjen e aktivitetit te trurit, ēėshtja mbi vetėdijen ka nisur tė tėrheqė vėmendjen e njerėzve.

Ashtu si duke pėrdorur njė metaforė do tė thonim qė zemra ėshtė njė pompė poashtu edhe vetėdija ėshtė njė skenė teatri, kjo sipas psikologut amerikan Bernard Baars. Dritėhedhėsi ndriēon atė pjesė tė skenės ku ndodh diēka. Korteksi cerebral dhe thalamusi (njė farė stacioni rele nė mes tė trurit) vendosin se ku ėshtė duke ndodhur diēka. Dritėhedhėsi , rolin e tė cilit sipas kėsaj teorie e luajnė nė tru disa qeliza nervore, drejtohet papritur kah njė skenė, pėr tu pėrqėndruar mė vonė po aq papritur nė njė skenė tė re.
Shikuesit vėnė re jo vetėm atė qė ndriēon dritėhedhėsi por shquajnė edhe zhurmė apo erėra qė vijnė nga anė tė tjera. Ėshtė e kuptueshme qė shikuesi mund tė mendojė mbi gjėra krejt tė tjera si p.sh. ndonjė gabim qė i ėshtė pėrvjedhur nė punė etj.
Pėrmes metodave tė reja tė ndėrtimit tė shėmbėlltyrės sė trurit, si ajo e tomografisė sė lėshimit tė pozitroneve ndryshe PET si dhe asaj MR, njerėzit kanė arritur tė marrin disa njohuri tė pėrcirta mbi se ēfarė ndodh nė tru kur njeriu bėhet i vetėdijshėm mbi gjėra tė ndryshme. Lobi i pėrparmė i trurit luan njė rol vendimtar, por edhe pjesė tė tjera tė trurit janė tė pėrziera. Vendndodhja e vetėdijes ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet me saktėsi pasi ajo nuk ndodhet nė njė bėrthamė tė pėrcaktuar tė trurit. Ka qenė e mundur tė hiqen, pėrmes operacionit, disa struktura tė trurit qė mendohen tė jenė thelbėsore duke mos u parė ndonjė humbje e vetėdijes tek pacienti.
Nėse vendndodhja e vetėdijes nuk mund tė gjendet nė tru atėherė sipas Descartes do tė mund tė thuhej se vetėdija dhe truri janė dy njėsi tė ndryshme. Descartes ishte ndėr tė parėt qė e shikonte trup in si njė makineri, por si njė katolik i mirė qė ishte nuk mundej ta pėrfshinte shpirtin nė kėtė makineri.
Truri dhe shpirti mendohej tė lidheshin me njėri-tjetrin pėrmes epifysis.
Kjo mėnyrė dyale e tė kuptuarit nuk ka humbur aspak nga faqja e dheut. Shumė shkencėtarė me famė tė kohėve moderne ishin apo janė akoma dyalistė. Marrėsi i ēmimit Nobel neurofiziologu John Eccles, qė ishte gjithashtu katolik, thonte se shpirti vjen kur truri nis tė ndėrtohet tek embrioni nė javėn e tretė.

Sot, pjesa mė e madhe e studiuesve tė trurit, mendojnė se vetėdija mund tė thjeshtohet nė procese neurokimike apo qarqe nervore nė tru, thotė Lagercrantz. Truri, sipas tyre, ėshtė nė tė vėrtetė njė kompjuter biologjik ndėrsa vetėdija njė mbifenomen, d.m.th. njė nėnprodukt i makinerisė biollogjike.
Lagercrantz ėshtė i mendimit se nuk mund t'i afrohesh vetėdijes me metoda tė zakonshme biologjike e thjeshtuese por duke lėnė mėnjanė filozofinė shkencore klasike dhe duke gjetur rrugė tė reja tė arsyetimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rreth ēėshtjes sė vetėdijes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Shoqėrore :: Diskutime Shoqėrore :: Psikologji-
Kėrce tek: