Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pėrgatiteni automobilin pėr dimėr

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker besi
Vip
Vip
cracker besi


Numri i postimeve : 239
Age : 35
Registration date : 13/01/2008

Pėrgatiteni automobilin pėr dimėr Empty
MesazhTitulli: Pėrgatiteni automobilin pėr dimėr   Pėrgatiteni automobilin pėr dimėr Icon_minitimeMon 14 Jan 2008 - 17:05

Edhe pse moti deri tash ka qenė mė shumė pranveror sesa dimėror, megjithatė automobilin duhet ta keni gati pėr dimrin e ftohtė dhe tė gjatė. Pėr siguri nė rrugė gjatė dimrit ekzistojnė dy lloj kėshillash - mė mirė t’i dėgjojmė ato - sesa tė pendohemi mė pastaj.
Nė Kosovė, pėr dallim nga disa vende evropiane, pėrdorimi i pajisjeve dimėrore ėshtė i rregulluar nė bazė kohore. Kėshtu, nga 15 nėntori deri mė 15 mars shoferėt obligohen qė ato t’i bartin nė makinė.

Me pajisjet dimėrore nėnkuptohet: pėrdorimi i tė katėr gomave dimėrore apo zinxhirėve nė rrotat tėrheqėse - megjithatė ekspertėt kėshillojnė qė vozitėsit, ndėr tjera, tė kontrollojnė domosdo frenat dhe aftėsitė e tyre frenuese – ashtu qė gjatė frenimit nė rrafshinė, vetura nuk do tė duhej tė anonte.

Ndėrrojini filtrat dhe vajin e automobilit tuaj dhe kėrkoni nga automekaniku qė t’i kontrollojė kabllot dhe gypat e motorit pėr tė parė ndonjė dėmtim tė mundshėm. Kontrollojini dritat, mekanizmin e ndezjes dhe gjendjen e baterisė - madje rekomandohet edhe kontrolli i bazės sė makinės si dhe gjendja e pėrgjithshme e llamarinės sė automobilit.


Dėmtimet e vogla tė ngjyrės ėshtė mė mirė tė riparohen para dimrit, sepse shpesh kombinimi i kripės me baltė – qė ngjiten nė makinėn tuaj - mund ta pėrkeqėsojnė gjendjen e saj.

Vozitėsit me pėrvojė nuk e pėrdorin kot shprehjen: "Gomat ta shpėtojnė kokėn". Bashkė me frenat dhe mekanizmin drejtues, gjatė dimrit gomat janė elementi mė i rėndėsishėm i sigurisė. Gomat e dimrit me formėn e tyre karakteristike, mė lehtė lėvizin nėpėr borė sesa gomat verore. Kėshtu automjeti do tė lėvizė mė lehtė nga vendi dhe mė lehtė do tė ndalet, respektivisht do tė frenojė. Ėshtė e qartė se gomat e verės nuk do tė ngjiten si duhet nė borė - andaj nuk do t’ju hyjnė nė punė fare.

Ofertat qė mund t’i gjeni nė tregun kosovar dhe te gomistėt nuk janė aspak mė tė kėqija se ato nė shtetet perėndimore. Pos gomave tė shtrenjta nga prodhues me renome, nė tregun kosovar mund tė gjendet edhe njė numėr i madh gomash cilėsore me ēmim tė arsyeshėm.

Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė pėrzgjidhet kompleti i vėrtetė i gomave pėr automjet nga i njėjti prodhues dhe tė montohen nė tė katėr rrotat, e jo vetėm nė ato tėrheqėse, sikurse ėshtė “adet” te ne.

Natyrisht, nėse buxheti familjar nuk lejon blerjen e gomave tė dimrit dhe nė rast se ngisni nėpėr rrugė tė qytetit, mund tė dimėrohet edhe me goma universale, tė cilat mund tė pėrdoren edhe gjatė dimrit edhe gjatė verės.

Vozitėsit e automobilave mė tė vjetėr, gjithsesi duhet ta kontrollojnė gjendjen e baterisė, qė tė mos e sjellin ēelėsin kot nė orėt e ftohta tė mėngjesit dhe tė dėgjojnė “gugatjen” e makinės, apo edhe tė kthejnė kokėn nga ndonjė fqinjė, i cili mund t’i ketė kabllot pėr ndezjen e makinės.

Ėshtė po ashtu e rėndėsishme qė tė kontrollohet edhe gjendja e fluidit nė automobil. Pikėsėpari uji qė shėrben pėr ftohjen e makinės. Para ēdo dimri, vozitėsve u rekomandohet kontrollimi i antifrizit dhe ndėrrimi i tij me kohė.

Kushtojini vėmendje edhe fluidit pėr pastrimit e xhamit tė pėrparmė, i cili duhet t’i rezistojė ngrirjes, si dhe kontrollojeni gjendjen e fshesave tė kėtij xhami dhe atij tė prapmė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrgatiteni automobilin pėr dimėr
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajmet :: Teknologji & Informatikė-
Kėrce tek: