Las Vegas - Qe disa vite po degjojme per letren elektronike si teknologji e se ardhmes, mirepo assesi ta shohim ate ne shitjen masive.
Ky moment me ne fund po afrohet, sepse gjigantet e bashkuar nen emrin LG.Philips, do te paraqesin vizionin e tyre te e-letres ne panairin e ardhshem te elektronikes shpenzuese - CES.
E-letra nga LG. Philips do te jete me madhesi A4, derisa specifikat e saj jane mbreselenese: rezolucion prej 1280x800 pikselash, mundesi te shfaqjes se 16.7 milione ngjyrave, me trashesi prej 300 mikrometrash dhe kend te shikimit prej 180 shkalles.
Per fat te keq, kjo nuk do te thote qe e-letra se shpejti do te jete ne dispozicion per shfrytezuesin e fundit; tani per tani ate do ta kene rastin ta shohin vetem vizitoret e CES-it, i cili mbahet ne Las Vegas prej 7 deri me 10 janar. Mirepo, mund te shpresojme se LG.Philips do te pervishet punes dhe ta shohim.