Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gerdec, Kerkohet doreheqja e Berishes .

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 63
Age : 36
Registration date : 06/01/2008

Gerdec, Kerkohet doreheqja e Berishes . Empty
MesazhTitulli: Gerdec, Kerkohet doreheqja e Berishes .   Gerdec, Kerkohet doreheqja e Berishes . Icon_minitimeTue 18 Mar 2008 - 16:46

Analiza per Gerdecin, Presidenti Topi mbledh te premten Keshillin e Sigurise Kombetare

Ora 14:30-Presidenti Bamir Topi do te mbledhe te premten me 21 mars Keshillin e Sigurise Kombetare.
Drejtoria e Informimit Publik te Institucionit te Presidentit ben me dije se Presidenti i Republikes, se mbledhja do te zhvillohet ne mengjes ne oren 10:00 dhe se ne te do te behet analiza e ngjarjes se Gerdecit, masat e marra dhe parandalimi i situatave te tilla ne te ardhmen.


Zeneli: Nuk eshte nderhyre ende ne krater

Ora 13:00 Nga shperthimi i municionit qe gjendej ne fabriken e demontimit ne Gerdec eshte kontaminuar nje siperfaqe prej 100 kilometrash katrore. Zevendes komandanti i operacionit te kerkim- shpetimit, Xhevahir Zenelli, ben me dije se rrezja e veprimit te predhave ka qene 5 kilometer. Si pasoje, operacioni per kerkimin e viktimave nga shperthimi do te zgjase per shkak te kujdesit qe duhet treguar ne terrenin ku veprohet. Zoti Zeneli tregon se ne 72 ore jane nxjerre nga kjo zone 14 kufoma, nderkohe qe puna vazhdon. Zv/komandant sqaron me tej se trupat pa jete jane gjendur rreth zones se kraterit, por se forcat e ushtrise nuk kane hyre ende ne krater. Nderkaq, ne nje kohe qe dihet shifra e personave te gjetur pa jete, nuk dihet ende shifra e personave te zhdukur.


Te plagosurit, mbetet e njejte gjendja e te shtruarve te Brindizi

Ora 12:50 Vazhdon te mbetet e njejte gjendja e te plagosurve nga shperthimi ne Gerdec qe gjenden ne spitalin e Brindizit, ne Itali. Sipas agjencise se lajmeve Ansa mesohet se jeta e 7 pacienteve qe jane shtruar ne pavionin e djegieve ne kete spital eshte ne rrezik. Nderkaq paraqitet me e stabilizuar gjendja e 2 pacienteve te shtruar ne pavionin ortopedik dhe ne ate te neurologjise. Pacienti i pare eshte operuar ne dore dhe sot do te zhvilloje nje vizite per frakturen e legenit; I dyti eshte duke e marre veten nga mpirja.
Nderkaq nuk jepen shume te dhena per gjendjen e femijes 3 vjecar te shtruar pavionin okulistik ne kete spital, por mesohet se ai I eshte nenshtruar analizave per te pare gjendjen e plageve nga te cilat ka rezultuar se nuk ka infektim te plages.


Gerdeci, Bilanci i tragjedise ne spitale

Ora 12:45-Numri i te plagosurve te Gerdecit qe po marrin mjekimin si brenda dhe jashte vendit eshte 75. Keshtu ne Spitalin Ushtarak po marrin mjekim intensiv 23 persona te plagosur nga tragjedia e Gerdecit nderkohe qe ne QSUT jane te shtruar 22 te tjere.
Kurse ne morg ndodhen 15 trupa, 14 prej te cileve te identifikuar, kurse trupi qe u gjet sot ne mengjes rezulton ende pa identitet. Nderkohe lista e emrave te te zhdukurve ka zbritur ne 5 persona.

Referuar te dhenave te lartpermendura, Ministria e Shendetesise ben te ditur sot se tek pavijoni i Djegie-Pastikes ndodhen te shtruar 22 paciente, nga keta, 7 ne Reanimacion dhe 15 ne pavijon. Sipas shefit te Sherbimit Gjergji Belba, gjendja e tyre paraqitet jashte rrezikut per jeten, por ende me probleme nga djegiet. Nga 7 pacientet qe jane ne Reanimacion, tre prej tyre kane probleme me te renda shendetesore se te tjeret, pasi ka filluar t’u ngrihet temperatura nga plaget.

Nga te njejtat burime mesohet se pacientja Versile Gjata nga ky pavijon, e cila do te transportohej per ne Itali dje, nuk eshte nisur, pasi nuk kishte vende ne avion.

Nderkaq ne sherbimin e Okulistikes jane larguar edhe tre pacientet e fundit, dy jane nisur drejt Italise diten e djeshme, ndersa pacienti i trete eshte larguar per ne shtepi diten e sotme dhe do te vije te mjekoje plagen ne spital here pas here.


Gjithsej ne spitalet e vendit
45 persona

QSUT-22 persona
Spitali Ushtarak-23 persona
Ne Itali 16 persona-1 prej te cileve i vdekur
Ne Greqi-6 persona

Ne morg-15 persona-1 i paidentifikuar

Te humbur-5 persona

Edi Rama: Tani te dorehiqet dhe Berisha

11:50- “Te dorehiqet Berisha! Nuk e pranojme me per kryeminister!”. Ky ka qene mesazhi qe ka percjelle sot permes nje konference per shtyp, kryetari i PS, Edi Rama duke i bere thirrje kreut te qeverise qe te perballet me pergjegjesite morale, politike e ligjore per tragjedine e Gerdecit. “Per te treten here kryeministri doli para shqiptareve e shqiptareve per te folur per gjithcka, pervec se vetmes gje qe ky popull i goditur ne zemer nga fatkeqesia e Gerdecit prsite. Qe kryetari i kesaj qeverie te paafte te pranoje pergjegjesite, morale e politike per fatkeqesine, qe eshte doreheqja e tij si kryeminister”, u shpreh Rama.
Kryesocialisti theksoi se me kundershtine e tij per te mos dhene doreheqjen po fyen popullin shqiptar. “Kryeministri qe tronditi popullin me shperthimin e Gerdecit, doli para popullit permes justifikimesh qe vijojne te fyejne inteligjencen e ketij populli”, tha Rama duke shtuar se “ shqiptarė e shqiptare kerkojne doreheqjen e tij si me te voglin gjest qe kryetari i qeverise te beje perpara tragjedise qe shkaktoi viktima, te humbur te plagosur”.
Kryesocialisti theksoi se populli nuk e pranon me Berishen si kryeminsiter pasi ka humbur besimin tek ai dhe qeverine e paafte qe ai drejton. “Ne duam doreheqjen e Berishes dhe imunitetin e Berishes e Mediut si pergjegjes kryesore te tragjedise se Gerdecit. Kryefajtori Berisha nuk duhet te flase per tragjedine, por te jape doreheqjen pasi populli s’ia ka pare kurre hajrin qeverisjes se tij”, shprehet Rama.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shoqeria.catsboard.com
 
Gerdec, Kerkohet doreheqja e Berishes .
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajmet :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek: