Pergatitja per 6 persona:
6 peta katrore te gatshme (mund ta beni dhe me peta te rrunbullakta nga te cilat madje mund te perfitoni dhe me shume copa byreku megjithse me te vogla)
4 gota kos
3 veze
nje filxhan kafeje vaj
kripe
Per harxhin e byrekut mund te perdorni ēfare te doni: pra spinaq, djathe, gjize, kime, spec, presh, patate te ziera me kaēkavall apo ēfare te doni
Pak susam i zi (black cumin) per tja hedhur petave siper
Pergatitja:
Ne nje tas hidhni kosin, vezet,vajin dhe kripen dhe perzijeni mire. Me pas vendosini petet nje nga nje dhe me nje furēe guzhine ose dhe me luge shtrojeni masen me kos qe pergatitet pak me pare ne petat e byrekut siē duket dhe ne foto hap pas hapi. Kur peta te kete marre nje forme katrore te vogel siē duket dhe ne foto, lyjeni me pare me shtresen me kos dhe me pas vini harxhin. Pasi ta vini harxhin paloseni katrorin pergjysem dhe pasi ta keni lyer trekendeshin e sapoformuar me shtresen me kos hidhini susam te zi siper (mund t'i hidhni dhe susam ne mungese te susamit te zi). Me pas vendoseni ate ne tepsi dhe veproni keshtu deri sa te mbaroni tere petat. Kujdes! Zgjidhni nje tepsi te madhe sepse copat e byrekut do fryhen shume per shkak te kosit dhe vezes.