DeQaNaSjA Princess
Numri i postimeve : 726 Age : 33 Localisation : Ne Boten e Qudirave Registration date : 12/01/2008
| Titulli: "Oscar 2008", nata magjike e kinemase Sat 8 Mar 2008 - 19:10 | |
| Shkelqim ne sallen luksoze te kinemase "Kodak", ne Los Anxheles, te Shteteve te Bashkuara, yje te ekranit hollivudian dhe performance e shkelqyer ne ceremonine me te rendesishme te vitit. Keto u prezantuan gjate nates duke gdhire dita e djeshme ne spektaklin e ndarjes se cmimeve "Oscar 2008" (Academy Awards). Shume shqiptare u mberthyen dje para ekranit, duke ndjekur paraden e mrekullueshme te ndarjes se cmimeve vjetore. Transmetimi maratone nisi pak minuta para mesnate dhe vazhdoi deri dje heret ne mengjes.
Cmimi i sivjetshem i Akademise filmike amerikane, edicioni i 80-te i Oskarve, per filmin me te mire, iu dha realizimit "No country for old men". Ky film, qe i perkiste vellezerve It'han dhe Xhoel Kohen, mori me shume cmime Oskar se te tjeret. Vellezerit Kohen me kete film fituan cmimin Oskar edhe per regjine me te mire. Oskar-in per rolin mashkullor e fitoi aktori britanik Deniel Dej Luis ne filmin "There will be blood" te Pol Thomas Anderson. Kurse aktorja franceze Marion Kotillard fitoi cmimin Oskar per rolin kryesor femeror ne filmin "La Vie En Rose". Ne kete film, aktorja portretizonte kengetaren e famshme, Edit Piaf.
Cmimin per rol dytesor femeror, e fitoi Tildi Suinton me rolin ne filmin "Michael Clayton", dhe ate te dyte mashkullor, Toni Gillroy dhe aktori spanjoll Havier Bardem per rolin ne filmin "No Country for old men" te vellezerve Kohen. Bardem, 38 vjec, u vleresua per portretizimin e nje vrasesi psikopat ne filmin e mesiperm. Cmimi i Akademise amerikane filmike per film me te mire ne gjuhen jo angleze i takoi realizimit austriak "The Counterfeiters", te regjisorit Stefan Ruzovicki. Filmi "The Counterfeiters" eshte nje drame, qe i zhvillon ngjarjet ne nje kamp perqendrimi nazist.
Fituesit e cmimeve Oscar
Filmi me i mire "No country for old men"
Regjia Joel Coen dhe Ethan Coen per filmin "No country for old men"
Aktori me i mire Daniel Day-Lewis per rolin ne filmin "There will be blood"
Aktorja me e mire Marion Cotillard per rolin ne filmin "La Vie en Rose"
Aktori me i mire jo protagonist Javier Bardem per rolin ne filmin "No country for old men"
Aktorja me e mire jo protagoniste Tilda Swinton per rolin ne "Michael Clayton"
Filmi me i mire i huaj Filmi austriak "The counterfeiters''
Dokumentari Alex Gibney dhe Eva Orner per "Taxi to the Dark Side"
Skenari me origjinal Diablo Cody per "Juno"
Skenari jo origjinal Joel Coen dhe Ethan Coen per "No country for old men"
Film i animuar Brad Bird per "Ratatouille"
Film me metrazh te shkurter Philippe Pollet-Villard per "Le Mozart des Pickpockets"
Film i animuar me metrazh te shkurter Suzie Templeton dhe Hugh Welchman per "Peter & the Wolf"
Dokumentar me metrazh te shkurter Cynthia Wade dhe Vanessa Roth per "Freeheld"
Fotografia Robert Elswit per "There will be blood"
Kolona zanore me origjinale Dario Marianelli per "Espiazione"
Kenga me origjinale "Falling Slowly" e "Once", muzika dhe teksti i Glen Hansard dhe Marketa Irglova
Eefekte speciale Michael Fink, Bill Westenhofer, Ben Morris dhe Trevor Wood per "La bussola d'oro"
Skenografia Dante Ferretti dhe Francesca Lo Schiavo per "Sweeney Todd"
Kostumet Alexandra Byrne per "Elizabeth: The Golden Age"
Makiazhi Didier Lavergne dhe Jan Archibald per "La Vie en Rose"
Montazhi Christopher Rouse per "The Bourne Ultimatum"
Montazhi i kolones zanore Karen Baker Landers dhe Per Hallberg per "The Bourne Ultimatum"
Tingulli Scott Millan, David Parker dhe Kirk Francis per "The Bourne Ultimatum"[/size][/color][/b] | |
|