Motivacionet ne jeten e njeriut
Motivacionet jane nxitjet e brendshme qe e shtyjne njeriun te jetoje. Motivacionet ndahen ne dy lloje:
Motivacione biologjike (uria, etja dhe mardheniet seksuale)
Motivacionet biologjike jane primare ne jeten e njeriut, ato shprehin thelbin e egzistences se njeriut. Realizimi i tyre ka force instiktive.
Motivacione sociale (dashuria prinderore, mardheniet sociale dhe motivi i suksesit)
Motivacionet sociale edhe pse jane dytesore, jane shume te rendesishme, pa te cilat njeriu nuk mund te quhet njeri. Neqoftese individi ne jeten e perditshme shtyhet vetem nga motivacionet biologjike ai kthehet ne origjine, por njeriu eshte qenie shoqerore. Ai nuk mund te jetoje vetem. Qe nje njeri te konsiderohet normal ose qe ben jete normale ka nevoje per dashuri prinderore, ka nevoje per mardhenie me shoke dhe shoqe, por ka nevoje te ndjehet dhe i vleresuar per punen qe ben: mesim, shkence, pune praktike etj.
Marim motivacionin prinderor: po te krahasosh nje femije qe eshte lindur dhe rritur nga prinderit e tije biologjike, ai ndjehet i plote shpirterisht dhe ka shume force per te ecur perpara, femije te tille nuk kane premisa per te rene shpejt ne gjendje depresioni, ndersa nje femije qe nuk i ka njohur prinderit e tije biologjike, ata kane boshllek shpirteror. Femije te tille behen shume te ndjeshem, e pelqejne shume vetmine dhe kane predispozita per te rene shpejt ne gjendje depresive. Per hir te kesaj dashurie prinderore femija ben shume sakrifica edhe atehere kur prindi ia shkel te drejtat femijes. Edhe atehere kur prindi eshte me personalitet te ērregullt, femija e fal dhe behet vete prind per veten e vet (shprehje kjo e Scott Peek, psikoanalist amerikan): dmth nese nuk i sherben prindi vet si model i mire, ai e zgjedh gjekundi tjeter modelin, por dashurine per prindin e ka te shenjte(kuptohet, nuk flasim per femije bastard).
Motivacioni social shpreh mardheniet qe vendos njeriu ne pune, ne shkolle dhe ne shoqeri, kudo. Te tilla mardhenie jane te domosdoshme qe njeriu te ndihet i realizuar si njeri. Pa keto mardhenie njeriu ndjehet i vetmuar dhe keshtu njeriu i ngjan pemes se ēveshur, pa gjethe, si trung.
Motivi i suksesit eshte motivi qe i jep force njeriut ne luften e tije te perditshme, ne c'do fushe te jetes: ne shkolle, ne sport, ne art, ai perpiqet qe te arrije suksesin. Motivi i suksesit i ndan njerezit ne dy grupe:
disa njerez e kane shume te zhvilluar motivin e suksesit, deri ne nje egoizem te tille qe sakrifikojne edhe gjerat me kryesore te jetes per karrieren.
ne grupin e dyte hyne njerezit qe motivin e suksesit e vleresojne si nxitje per te ecur perpara, por jo si te vetmin qellim te jetes se tyre.
Njeriu duhet ti njohe keto motivacione, ti vleresoje ato drejt ne jeten e perditshme dhe ti kontrolloje ato, qe te fitoje vlera dinjitoze si njeri.
Hierarkia e Maslow
Kjo eshte diagrama e nevojave sipas Maslow (psikolog), e paraqitur ne formen e nje piramide, me nevojat me primitive te njeriut ne fund te piramides.
Maslow mendon se qeniet njerezore kane nje numer nevojash te cilat jane instinktive, qe do te thote qe jane te lindura nga natyra. Keto nevoja klasifikohen si nevoja te bashkelindura, nevoja njohese dhe nevoja aestetike. Nevojat neurotike perfshihen ne teorine e Maslow-it, por nuk ekzistojne brenda piramides.
Maslow postuloi se nevojat jane vendosur ne hierarki ne baze te termave te fuqise se tyre. Megjithese nevojat jane instinktive, disa jane me te fuqishme se te tjerat. Sa me ulet te jete nevoja ne piramide, aq me e fuqishme eshte ajo. Sa me lart te jete nevoja ne piramide, aq me e dobet dhe me e dukshme eshte te qeniet njerezore.
Nevojat e pjeses me te ulet te piramides jane te ngjashme me ato te qe posedojne qeniet jo-njerezore, por vetem njerezit posedojne nevojat me te larta.
Kater shtresat e para quhen « nevojat e pamjaftueshmerise ». Individi nuk ndjen asgje nese i ka, por ndjen ankth nese ato mungojne. Nevojat e metejshme jane « nevojat per rritje », « vlerat e ekzistences ». Kur keto permbushen, ato nuk ikin me, me sakte ato motivohen me tej.
Baza e piramides eshte e formuar nga nevojat fiziologjike, duke perfshire kerkesat biologjike per ushqim, uje, ajer dhe gjume.
Pasi jane plotesuar nevojat biologjike, nje individ perqendrohet ne nje nivel te dyte, nevojat per siguri dhe mbrojtje. Ketu perfshihen nevojat per struktura, rregull, siguri dhe parashikueshmeri.
Niveli i trete eshte nevoja per dashuri dhe gjera materiale. Perfshihen ketu nevojat per miq dhe shoke, nje familje qe te mbeshtet, identifikimi ne nje grup dhe nje lidhje intime.
Niveli i katert eshte nevoja per vleresim. Ky grup nevojash kerkon edhe vleresim nga te tjeret qe te rezultoje ne formen e prestigjit, miratimit, statusit; kerkon edhe vetvleresim qe te rezultoje ne formen e ndjenjes se pershtatshmerise, kompetences dhe konfidences. Mungesa e kenaqesise se nevojes se vleresimit rezulton ne dekurajim dhe ndjenja inferioriteti.
Ne fund, vetaktualizimi qendron ne kulm te piramides. Maslow ka propozuar se njerezit qe arrijne vetaktualizimin, do te provojne ne disa raste, nje gjendje qe ai i referohet si gjendje epersie (persosmerie), ne te cilen ata behen te ndergjegjshem jo vetem per potencialin e tyre te plote, por edhe per potencialin njerezor ne total.
Maslow e pershkruan kete eksperience si jo gjithmone tranzite, por vetem disa individe mund te kene akses te kjo, dhe te kalojne sa me shume kohe ne kete gjendje. Ai pershkruan se keta individe perjetojne jo vetem lumturi ne ekstaze, por edhe « hidherim kozmik », ne aftesine e njerezve per te penguar shanset e per « epersi » ne jeten e tyre dhe ne boten ne pergjithesi.