Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 YLLKA GASHI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

YLLKA GASHI Empty
MesazhTitulli: YLLKA GASHI   YLLKA GASHI Icon_minitimeTue 26 Feb 2008 - 16:54

Yllka Gashi, "fytyra" mė e bukur e ekranit, e cila po i "kallė" tė rinjėt, tė cilėt tek ajo ēmojnė sharmin, sytė...

Nė njė skenė erotike?! Nuk e dij...!!

YLLKA GASHI Yllka_Gashi

ZOTI KRYETAR NJĖ GOTĖ EKS PĖR SEX-
Yllka Gashi

Yllka Gashin publiku kosovar e njohin nga paraqitjet nė emisionet e saja nė KTV, nė RTK - emsioni "Air condition", nė shfaqjet "Hamleti", "Zoti kryetar, njė gotė eks pėr seks", si dhe, sidomos me serialin "Familja moderne" qė ėshtė duke u dhėnė nė RTK. Nė kėtė intervistė tė sajėn ajo shpalosė para lexuesit, detaje nga jeta e sajė "artistike" dhe "private"! Pa paragjykime, me spontanitet, flet pėr kolegėt, punėn, pėr tė dashurin, tė cilin pranon se e ka, mirėpo nuk jep mė tepėr detaje etj. Nė kėtė intervistė, flet, pa shumė "pardon", Yllka Gashi, "fytyra" mė e bukur e ekranit, e cila po i "kallė" tė rinjėt, tė cilėt tek ajo ēmojnė sharmin, sytė...

Ēka ka tė re?
Yllka: Ė...! po bėj intervistė , a mjafton kjo?!

Pėr njė intervistė ėshtė dashur tė tė presim mė shumė se 10-tė ditė. A d.m.th kjo qė je aq shumė e zėnė?
Yllka: Paj, deri diku mund tė them edhe ashtu, sepse kohėve tė fundit jam shumė e zėnė dhe me tė vėrtetė pėr t’i kryer tė gjitha obligimet ashtu si duhet nuk mė mjaftojnė 24 orė. Unė kohėn e konsideroj shumė tė ēmueshme prandaj mundohem ta shpenzoj logjikshėm duke u dhėnė pėrparėsi gjėrave qė janė mė tė rėndėsishme.

Cka ėshtė mė e rėndėsishmja pėr ty?
Yllka: Shumė gjėra, por primarja ėshtė shėndeti, qetėsia shpirtėrore, dashuria harmonia familjare...

Po pamja e jashtme sa ėshtė e rėndėsishm pėr ty?
Yllka: Mė pėlqejnė gjėrat estetikisht tė kėndshme dhe nisem prej asaj shprehjes "Syni don me pa mirė", kshtuqė pamja e jashtme ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr ta kompletuar njė personalitet, mirėpo asesi nuk ėshtė mė e rėndėsishmja.

Domethėnė, ju rrini para pasqyrės?
Yllka: I jam shumė mirėnjohėse Zotit qė ma ka dhuruar njė ndjenjė shumė tė kėndshme sa herė qė e shikoj veten nė pasqyrė. (Qeshet) Sinqerisht a? Zakonisht aq kohė sa i duhet secilės femėr derisa ta lan fytyrėn e dhėmbėt dhe t’i kreh flokėt. E nė raste mė tė veēanta diku rreth 10 min maximum.

A do tė kishit jetuar nė ndonjė vend tjetėr, pėrveē Prishtinės?
Yllka: Ndoshta pėrkohėsisht po. Mirėpo definitivisht Prishtinėn e dua shumė edhepse i mungojnė me qindra elemente qė duhet t’i ketė njė kryeqytet evropian, kshtuqė pėr mė gjatė nuk do ta ndėrroja me asnjė vend tjetėr.

Keni luajtur nė shfaqjen "Hamleti" tė Teatrit Kombėtar, me regjisor anglez, David Gothard. Ēfarė mund t’na thoni pėr kėtė?
Yllka: Pėrvoja me Davidin dhe me tėrė ekipin e "Hamletit" pėr mua ėshtė njė pjesė shumė domethėnėse e fillimit tė karrierės sime sepse nė atė kohė unė isha ende nė shkollė tė mesme dhe nuk e kisha asnjė ditė shkolle tė aktrimit, mirėpo pasi kalova audicionin, u pranova dhe pėr mua kjo ishte diēka shumė e madhe dhe e rėndėsishme. Definitivisht periudha gjatė sė cilės ėshtė punuar "Hamleti" ėshtė njėra ndėr pėrvojat profesionale mė interesante qė kam pasur deri tash.

Momentalisht po luani nė teatrin "Dodona", komedinė " Zoti kryetar njė gotė ex pėr sex". A po keni publik?
Yllka: Komedia "Zoti kryetar..." ėshtė njė shafqje tipike "alla Dodona" nėse mund tė shprehem kėshtu, ėshtė njė shfaqje e lehtė ku publiku vjen pėr tu argėtuar e jo pėr tė parė "intelektualė" siē do tė shprehej prof. Faruk Begolli, njėherit regjisor i kėsaj shfaqjeje. Ėshtė e vėrtetė qė po kemi publik dhe qė kjo shfaqje po pėlqehet nga publiku, madje ka edhe tė tillė qė vijnė nga 2-3 herė pėr ta parė shfaqjen. Cka unė mund tė them pėr kėtė shfaqje ėshtė qė kjo ėshtė pėrvojė qė secili aktor duhet ta kalojė. Pėrvec tjerash pėr njė aktor nuk ėshtė aspak e lehtė tė jetė vetėm nė skenė 5 apo 10 min dhe ta bėjė publikun tė qesh me ato qė flet e bėnė.

Shumė adhurues tuaj kanė thėnė qė "Yllka nuk ėshtė dashur tė punojė me Armendin dhe Edonėn nė Air Condition". Ēka mendoni ju?
Yllka: Hahaha... Unė nuk mendoj aspak ashtu. Ndoshta do tė zhgėnjehen adhuruesit e mi por ja qė nuk mendoj aspak qė ishte gabim qė kam punuar me Armendin dhe Edonėn, pėrkatėsisht qė kam qenė pjesė e ekipit tė emisionit "Air Condition" sepse kjo ka qenė njė pėrvojė e shkėlqyer dhe njėri ndėr preokupimet e mija kryesore gjatė verės sė vitit tė kaluar. E tėrė pėrvoja me fėmijėt (tė cilėt unė i dua shumė) dhe me Armendin e Edonėn ka qenė fenomenale. Air Condition ka qenė njė projekt ku tė gjithė sa kanė punuar aty kanė dhėnė diēka nga vetja. Unė kam pasur njė pėrvojė shumė tė kėnaqshme me Edonėn e Armendin, si dhe me Aidėn e cila definitivisht ėshtė njėra nga femrat mė tė zonja, punėtore dhe profesioniste qė kam parė deri tash.

A jeni optimiste?

Yllka: Po shumė, kėtė veti tė mirė e kam trashėguar nga prindėrit e mi. Jam shumė optimiste, mirėpo kjo nuk d.m.th qė ju takoj atyre optimistėve extrem tė cilėt nuk e kanė ndenjėn e realitetit aspak. Unė jam shumė reale mirėpo, optimizmi mė pėrcjell zakonisht sepse punoj shumė dhe nisem nga ajo qė njerėzit tė cilėt punojnė nė fund shpėrblehen nga puna e tyre.

Si ke vendosur tė bėhesh aktore?
Yllka: Hahahahahaha... m’ka ardh qashtu vet... hahahahahaha. Pas "Hamletit" kam vendosur definitivisht tė pėrcaktohem pėr aktrim, prandaj edhe u regjistrova njė vit para kohe nė fakultet. Kjo ndodh zakonisht kur ke shpirt artistik...hahahahaha

A tė kanė inkurajuar njerėzit rreth teje pėr kėtė gjė?
Yllka: Po natyrisht, familja ime gjithmonė ka qenė publiku im mė i mirė sepse unė si "sugaresha e familjes" sa herė kisha nevojė tė shprehesha, t’i tregoja aftėsitė e mija ose ndonjė zbulim tė ri qė kisha bėrė tek njerėzit qė i imitoja, i mblidhja anėtarėt e familjes dhe shou fillonte...

A keni tė dashur?
Yllka: Po!!!

Si e keni njohur atė?
Yllka: Ėėėėėėėėėėė kėto detaje tė jetės private nuk mė pėlqen t’i bėjė publike sepse i konsideroj shumė intime... OK?!

A keni pasur mdonjė konflikt me tė dashurin pėr shkak tė profesionit?
Yllka: Po natyrisht qė diskutojmė, bile bile mund tė them se debatojmė pėr shumė tema qė i prek profesioni im dhe i tij, mirėpo nė fund arrijmė nė njė pėrfundim tė pėrbashkėt dhe mundohemi t’i respektojmė mendimet e njėri-tjetrit. Unė kam fat qė njerėzit qė i kam pėrrreth mė kuptojnė dhe mė pėrkrahin nė profesionin tim.

Ēka ēmoni mė sė shumti te njerėzit?
Yllka: Origjinalitetin. I ēmoj tė gjitha ata qė janė "vetvetja".

A jeni e pėrpikme njerėzit, (pėrveq me gazetarė)?
Yllka: Fatkeqėsisht vonesat janė njė e metė imja. Kjo ndodh ngase jam shumė e ngarkuar. Po e jap maximumin tim ta heq kėtė veti!..."

Si u bė qė ju u u angazhuat nė serialin tashmė tė njohur "Familja moderne"?
Yllka: Kjo punė ka filluar para dy vjetėsh kur Fatos Berisha ma patė dhėnė skenarin e epizodit tė parė ta lexoj dhe mė patė thėnė ta shikoj rolin e Zanės, mua mė ngacmoi shumė ai personazh dhe e tėrė atmosfera qė u krijua nė mua qė nė lexim tė parė kėshtu qė e thashė po-nė time pėr tė hyrė nė kėtė projekt. Atėherė e xhiruam vetėm pilot epizodėn pėr vit tė ri, d.m.th. epizodin e parė i cili jashtėzakonisht u komentua dhe u mirėprit nga njė shumicė e publikut. Dhe pjesėn tjetėr veqse e dini , pauzuam njė kohė dhe pastaj filluam prapė me xhirime dhe tash kemi arritur diku te epizodi i 15-tė.

A ndodh tė keni probleme me regjisorin, aktorėt apo me ndokė tjetėr tė ekipit gjatė provave apo xhirimeve, me fjalė tė tjera si ėshtė atmosfera jashtė skenės?
Yllka: Kur punon me njė ekip tė madh dhe profesionist problemet janė mė tė vogla, mirėpo nuk mungojnė. Dhe natyrisht qė ndėrron puna me regjisorėt sepse secili e ka mėnyrėn e vetė tė punės dhe me secilin ke raporte tė ndryshme. Pėrndryshe unė kam raporte shumė tė mira me kolegėt e "Familjes...". Do tė veēoja gjyshen, Leze Qenėn, e cila ėshtė njė shembull shumė i mirė i profesionistit dhe e cila pėrkundėr moshės qė ka gjithmonė ėshtė energjike dhe shumė e kėndshme, pastaj Dini- Dibran Tahiri, etj. Poashtu nė ekipin e "Familjes..." janė edhe dy vajza tė mrekullueshme qė rrinė prapa skenės, po qė kontribuojnė shumė nė zhvillimin e serialit dhe nė ato qė i sheh nė fund publiku, janė kėto Visarja-asistentja e regjisė dhe Anita- kostumografja, dy vajza shumė punėtore dhe shumė tė pėrshtatshme nė punė.

Sa paguheni pėr njė episod?
Yllka: Hahaha... kėtė do ta kuptoni vetėm nėse ndonjėherė e shihni kontratėn qė kam me RTK-nė, pėrndryshe nuk ka shansė ta kuptoni...

A mendoni se jeni e famshme?
Yllka: Kėtu te ne dhe jo vetėm te ne, por pėrgjithėsisht nė Ballkan, mjafon 3-4 herė tė dalėsh nė TV dhe tė popullarizohesh. Unė jam fytyrė publike kjo ėshtė e vėrtetė, mirėpo tė jesh i famshėm pėr mua nėnkupton njė standard shumė mė tė lartė dhe mė global, tė famshėm unė llogaris Ajnshtajnin, Hitlerin... Madonėn. Te ne mund tė bėhesh i popullarizuar nė mėnyrė provinciale, lokale... kaq ėshtė FAMA te ne!?

A ju pengon fama qė tė jetoni ashtu si ju dėshironi?
Yllka: Edhe po, edhe jo.... mė pengojnė komentet nė rrugė qė janė tė shumta ose pėrgojimet e gjėra tė tjera tė ngjashme, mirėpo dikur mėsohesh me kėtė gjė dhe bėhesh imun, as nuk sheh as nuk dėgjon.

Sa ju ka ndihmuar fakti qė jeni motra e kėngėtares Donika Gashi?
Yllka: Lirisht mund tė them se mua mė shumė mė ka ndihmuar fakti qė jam shumė punėtore se sa fakti qė jam motra e vogėl e Donika Gashit. Ka ndodhur edhe ajo qė njerėzit kur e kanė kuptuar qė jam motra e Donikės kanė pasur konsideratė mė shumė ndaj meje pėr shkak tė respektit ndaj saj. Mirėpo ne jemi dy personalitete shumė tė ndryshme dhe natyrisht qė kemi raporte tė ndryshme me njerėz rreth nesh. Unė asnjėherė nuk e kam shfrytėzuar emrin e saj pėr tė arritur diēka, sepse ato lloje tė arritjeve besoj qė janė shumė afat shkurtėra. Jam bazuar nė forcat e mija dhe vetėm nė saje tė kėtij fakti kam arritur deri kėtu ku jam sot.

Po ēfarė raportesh ke ti me Donikėn, a keni mosmarrėveshje ose konflike cila ėshtė mė e popullarizuar apo diēka kėshtu...?
Yllka: Donika dhe unė jemi rritur nė njė familje shumė tė shėndoshė, ku harmonia ka qenė nė maximum. Nuk mė ka ndodhur tė keqkuptohem me tė ndonjėherė aq mė pak tė kemi konflikte se cila ėshtė mė shumė ose mė pak kėshtu-a ashtu. Unė me tė konsultohem pėr shumė gjėra ngase ajo ėshtė njė tip shumė i sinqertė dhe i ngrohtė ne komunikim, ėshtė shumė mė e qetė, mė e arsyeshme dhe natyrisht mė e pjekur, ajo ju pėrket njerėzve qė ėshtė vėshtirė tė kesh probleme me ta sepse e shikon vetėm punėn e vet. Unė krenohem me Donikėn sepse ajo ju pėrket njerėzve tė rrallė, kėtė e them jo ngase ėshtė motra ime po ngase kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Ajo nuk ėshtė imponuar asnjėherė te njerėzit ose te publiku ose blla blla..., nuk e ka pasur as nėnėn, as babain e as burrin menagjer ose diēka ngjashėm siē ndodh me shumicėn e kolegeve tė saj. Ne gjithmonė kemi pasur pėrkrahjen e familjes mirėpo, jo edhe intervenimet ose ku ta di unė... Tė gjitha kėto qė ka bėrė Donika ose unė, deri tash janė meritė e punės sė palodhshme, vullnetit tė mirė dhe pozitivitetit nė punė.
YLLKA GASHI Yllka_Gashi02
A ju ndodh tė refuzoni role?
Yllka: Po, secilit aktor i ndodh kjo.
A ėshtė e vėrtetė se ju ėshtė dhėnė njė rol nė shfaqjen "Moulin Rouge" tė Jeton Budimės?
Yllka: Po, ėshtė e vėrtetė, mirėpo unė nuk kam pasur kohė sepse kam qenė shumė e ngarkuar nė kohėn kur kanė filluar provat pėr kėtė shfaqje, edhepse Jetoni nė kėtė rast ėshtė treguar shumė fer ndaj meje dhe mė ka dhėnė shumė mundėsi, megjithatė unė kam pasur shumė ngarkesa dhe probleme nė atė kohė, xhirime, prova, shumė obligime dhe nuk jam ndier e aftė pėr ta marr edhe njė obligim tė ri.

A do tė thotė kjo se ju e dini ku ėshtė kufiri?
Yllka: Definitivisht. Unė kam masė dhe e di ku ėshtė kufiri.

Pra kėnaqeni me pak?
Yllka: PO ndonjėherė tė kėnaqeni me pak ėshtė mė mirė sepse mund tė mbeteni edhe pa atė kėnaqėsi fare. Jam shumė ambicioze, por i kam ambiciet e shėndosha dhe e di pėr veten time ēka mė duhet e ēka jo. E njoh veten shumė mirė, dhe e di sa mundem. Prandaj mundohem qė tė mos e mbingarkoj veten sepse atėherė, satisfaksioni i secilit sukses ėshtė shumė mė i pėrgjysmuar.

A keni moto tė cilės i pėrmbaheni?
Yllka: Po, gjithmonė nisem prej asaj thėnies "Jeta ėshtė e bukur". Kjo mė bėn mė tė arsyeshme nė shumėēka sidomos kur jam nervoz, sepse me tė vėrtetė jeta ėshtė e bukur me kėtė apo pa atė, mirė apo keq, me gėzim a pikėllim...jeta sidoqoftė ėshtė e bukur dhe duhet tė jetohet.

A do tė kishit bėrė ndonjė skenė erotike me ndonjė aktor dhe nėse po me cilin?
Yllka: Pyetje shumė e vėshtirė. Ende nuk e kam pasur ndonjė propozim tė tillė as ndonjė dilemė rreth kėsaj ēėshtje. Nuk mund tė them asgjė definitve sepse kurrė nuk dihet. Nuk dua tė krijoj paragjykime pėr gjėra tė parakohshme.

Ēka do te thoshit nė njė intervsitė pas 10 vitesh
Yllka: Besoj qė kisha pėr tė thėnė shumė.

Diēka pėr fund?
Yllka: Tė duhemi e ta respektojmė njėri tjetrin sepse vetėm kėshtu mund t’i arrijmė tė gjitha...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
YLLKA GASHI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Kinemaja dhe Televizioni :: Aktorėt Vendorė dhe te huaj !-
Kėrce tek: