Forcat e Kombeve te Bashkuara jane perballur serish sot me nje proteste ne Mitrovice. Behet e ditur se rreth 5 mije protestues serbe jane mbledhur mbi uren e lumit Iber duke hedhur parrulla kunder pavaresise se Kosoves. Protestuesit kane tentuar te kalojne gardhin e forcave te sigurise per te shkuar ne pjesen jugore te Mitrovices.
E ndodhur perballe nje situate te tille, forcat e sigurise jane detyruar te shperndajne protestuesit duke perdorur gaz lotesjelles. Protestuesit serbe mbanin ne duar flamuj ku shkruhej "Kosova eshte e jona". Nuk jane shenuar incidente qe vinin ne rrezik jeten e njerezve apo forcave te sigurise.