Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Euro

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker besi
Vip
Vip
cracker besi


Numri i postimeve : 239
Age : 35
Registration date : 13/01/2008

Euro Empty
MesazhTitulli: Euro   Euro Icon_minitimeMon 14 Jan 2008 - 12:45

Euro
HISTORIA E EURO-s

Anėtare tė eurozonės janė 12 nga 15 shtetet e BE-sė (Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Belgjika, Luksemburgu, Hollanda, Austria, Finlanda, Greqia dhe Irlanda).

Mė 1 janar 2002 euro-ja zėvendėsoi monedhat e vjetra kombėtare. Siē tregon grafiku, vlera e monedhave evropiane gjithmonė ka lėvizur nė krahasim me dollarin, madje edhe gjatė kohės kur janė zhvilluar debate rreth euros.

Lindja e Sistemit Monetar Evropian

Ishte kriza ekonomike e viteve 1970 qė ēoi nė planet e para pėr njė monedhė tė vetme.

U braktis sistemi i vlerave tė fiksuara tė kėmbimit tė lidhura me dollarin amerikan.

Udhėheqėsit evropianė ranė dakord tė krijonin njė sistem zinxhir monedhash, qė lidhte monedhat evropiane me njėra-tjetrėn.

Por sistemi menjėherė iu vu nėn presionin e dollarit tė fuqishėm, duke iu hapur probleme vendeve evropiane me ekonomi mė tė dobėt.

Marrėveshja e Plaza-s

Nė vitet 1980-tė dollari u forcua shumė. Pėrqindjet amerikane tė interesit ishin shumė tė larta. Shkak pėr kėtė ishte njė mosmarrėsheje midis administratės sė Reganit dhe bankės qėndrore amerikane lidhur me madhėsinė e defiēitit buxhetor. Nė vitin 1986 vendet kryesore industriale tė botės ranė dakort qė tė veprojnė pėr tė ulur vlerėn e dollarit. Marrėveshja e suksesshme u arrit nė hotelin Plaza tė Nju Jorkut.

Traktati i Mastrihtit

Mė 1991, 15 anėtarėt e Bashkimit Evropian, qė u takuan nė qytetin hollandez tė Mastrihtit, ranė dakord tė krijonin njė monedhė tė vetme nė kuadrin e pėrpjekjeve pėr Bashkim Ekonomik dhe Monetar.

U vendosėn kritere tė rrepta pėr anėtarėsim, ku pėrfshiheshin edhe objektivat pėr inflacionin, pėrqindjet e interesit dhe defiēitet buxhetore.

U themelua njė Bankė Qėndrore Evropiane pėr tė pėrcaktuar pėrqindjet e interesit. Britania dhe Danimarka vendosėn tė mbeten jashtė kėtyre planeve.

Kriza e MVK-sė

Mekanizmi i Vlerės sė Kėmbimit - i krijuar mė 1979 - shėrbente pėr tė ruajtur qėndrueshmėrinė e vlerave tė monedhave evropiane.

Por frika se votuesit mund tė refuzonin traktatin e Mastrihtit, bėri qė spekulatorėt e valutave tė vinin nė shėnjestėr monedhat mė tė dobėta.

Nė shtator 1992 Britania e Madhe dhe shtetet e tjera tė BE-sė u detyruan tė zhvleftėsonin monedhat e tyre. Vetėm franga franceze arriti tė mbrohej me sukses nga spekulatorėt.

Kriza aziatike

Turbullirat nė tregjet e monedhave aziatike filluan nė korrik 1997 nė Tajlandė dhe u pėrhapėn me shpejtėsi anekėnd ekonomive kryesore aziatike, duke pėrfshirė edhe ekonomitė e Rusisė dhe Brazilit.

Huadhėnėsit e jashtėm tėrhoqėn fondet e tyre nga frika e njė krize globale financiare, si pasojė e sė cilės u forcua dollari.

Shumė shtete tė BE-sė po hasnin nė vėshtirėsi nė pėrpjekjen e tyre pėr tė shkurtuar defiēitet buxhetore me qėllim qė tė plotėsonin kriteret pėr anėtarėsim.

Futja e EURO-s nė zbatim

Euro-ja u fut nė zbatim mė 1 janar 1999 si monedhė elektronike, qė pėrdorej nga bankat, kėmbyesit e huaj, firmat e mėdha dhe bursat.

Banka e re Qėndrore Evropiane vendosi pėrqindjet e interesit pėr mbarė eurozonėn.

Por pasiguria lidhur me politikėn e saj dhe mosmarrėveshjet publike midis qeverive anėtare e dobėsuan vlerėn e euro-s nė tregjet e jashtme tė kėmbimit.

Ndėrhyrja e Bankės Qendrore

Vetėm pas 20 muajsh euro-ja kishte humbur afro 30% tė vlerės nė krahasim me dollarin. Banka Qėndrore Evropiane dhe bankat e tjera qėndrore bashkuan forcat mė nė fund pėr tė shtuar vlerėn e saj.

Ky hap ndihmoi qė nėn euro-n tė vendoset njė dysheme - por ajo ende nuk e ka rimarrė vlerėn e saj. Njė euro e dobėt ndihmonte eksportet evropiane, por minonte besimin tek monedha dhe ushqente presionet inflacioniste.

11.09.2001

Sulmi nė Nju Jork, qė synonte dėmtimin e qendrės kryesore financiare botėrore, vuri nė provė tregjet valutore. Paratė ju larguan lidhjeve me dollarin dhe shkuan drejt monedhave tė sigurta si franga zvicerane dhe pėr herė tė parė edhe tek euro. Bankat qwndrore bėnė pėrpjekje tė qetėsonin tregjet dhe ulėn pėrqindjet e interesit anekėnd globit. Shumė vėzhgues besojnė se kjo mund tė ketė shėnuar pjekurinė e euro-s si valutė ndėrkombėtare.

500 euro
Pėrmasat: 160 x 82mm
Ngjyra: e purpurt

Kartmonedha me vlerė 500 euro (rreth 470 dollarė) ėshtė kartmonedha me vlerėn mė tė madhe nga tė gjitha - dhe jo tė gjithė janė tė kėnaqur me kėtė. Kartmonedhat me vlerė tė madhe mund tė lėvizen lehtėsisht dhe euro mund tė bėhet monedha e preferueshme pėr ata qė i bėjnė bisht pagimit tė taksava dhe qė duan tė pastrojnė para.

Me njė milion dollarė nuk mund tė blesh aq drogė sa blije mė parė, por me kartmonedhat 100-dollarėshe mund tė mbushėsh njė valixhe tė madhe. Po ta shkėmbesh kėtė sasi me kartmonedha 500-euroshe, ajo sasi parash mund tė futet nė njė ēantė tė madhe.

Megjithatė, nė disa vende tė eurozonės, si Austria, Belgjika dhe Hollanda, konsumatorėt janė mėsuar me monedha me vlera tė mėdha. Pėr shembull, vlerėsohet se kartmonedhat 1000-markėshe tė Gjermanisė pėrbėjnė deri njė tė tretėn e parave nė qarkullim nė kėtė vend.

Banka Qėndrore Evropiane thotė se nuk mund tė arrish ndonjė gjė duke racionuar kartmonedhat me vlerė tė madhe; kriminelėt thjesht do t'i ktheheshin kartmonedhave me vlerė mė tė vogėl apo do tė kalonin nė monedha tė huaja, pėr shembull, duke pėrdorur kartmonedhėn 1000-frangėshe zvicerane

Ekzagjerim me urat?




200 euro
Pėrmasat: 153 x 82 mm
Ngjyra: E verdhė - kafe
100 euro
Pėrmasat: 147 x 82 mm
Ngjyra: E gjelbert

Nė dhjetor tė vitit 1996 Instituti Monetar Evropian, pararendėsi i Bankės Qendrore Evropiane, publikoi modelet fituese pėr kartmonedhat e reja evropiane. Artisti fitues ishte njė austriak, Robert Kalina, kartmonedhat e tė cilit paraqisnin shtatė epokat e zhvillimit evropian.

Kartmonedha 5-euroshe ėshtė klasike, kartmonedha 10-euroshe romaneske, kartmonedha 20-euroshe gotike, kartmonedha 50-euroshe paraqet Rilindjen, kartmonedha 100-euroshe mishėron stilin barok dhe rokoko, kartmonedha 200-euroshe "epokėn e arkitekturės sė hekurit dhe qelqit" dhe kartmonedha 500-euroshe simbolizon arkitekturėn moderne tė shekullit tė 20-tė.

Faqja e parė e kartmonedhave euro paraqet dritare dhe porta, ndėrsa faqet e pasme karakterizohet me figura urash tė stilizuara rishtazi.

Por njė vėshtrim nga afėr i urave tė zotit Kalina zbuloi se figurat ishin marrė plotėsisht nga njė manual standart pėr kėtė ēėshtje, 'Urat - 300 vjet sfidė ndaj natyrės'.

Kartmonedha 50-euroshe, pėr shembull, paraqiste urėn Rialto nė Venecia dhe kartmonedha 500-euroshe tregonte Urėn e Normandisė. Mė turpėrues ishte fakti se banknota 5-euroshe tregonte njė pamje tė njė ure tė lashtė tė lėvizshme nė Indi. Tani figurat janė ripunuar

Falsifikuesit




50 euro
Pėrmasat: 140 x 77 mm
Ngjyra: Portokalli
20 euro
Pėrmasat: 133 x 77 mm
Ngjyra: Blu

Kudo dhe kurdo qė bėhet njė reformė e monedhės, ka falsifikime. Falsifikuesit, me mashtrime, i morėn para njerėzve naivė kur Britania kaloi nė sistemin dhjetor tė parasė; e njėjta gjė ndodhi edhe kur Gjermania futi kartmonedha tė reja nė vitet 1980-tė.

Pėr tė goditur mashtrimin dhe falsifikimet, qeveritė e vendeve tė Bashkimit Evropian kanė krijuar Europol-in, njė forcė policore ndėrvendore. Megjithatė, forca policore evropiane ėshtė e vogėl. Deri nė vitin 2003

Europol-i do tė ketė rreth 350 oficerė. Europol-i nuk ėshtė njė FBI evropiane, por nė luftėn e tij kundėr krimit do tė mbėshtetet nė qeveritė e veēanta dhe policitė kombėtare.

Kriminelėt do tė donin qė tė fusnin nė publik paratė e tyre tė falsifikuara para se njerėzit tė ishin mėsuar me paratė e vėrteta, dhe Komisioni Evropian ėshtė i shqetėsuar se ndonjė veprim i tillė mund tė vėshtirėsojė sė tepėrmi pranimin e monedhės sė re.

Por Banka Qendrore Evropiane ka filluar njė fushatė tė madhe pėr ta pėrgatitur publikun pėr euro-n, dhe thotė se kartmonedhat e saj kanė disa prej elementeve mė tė pėrparuara tė sigurisė qė ekzistojnė.

Mali i monedhave euro




Diametri: 25,75 mm
Pesha: 8,5 gr
1 euro
Diametri: 23,25 mm
Pesha 7,5 gr

Monedhat pėrbėjnė problemin mė tė madh. Qeveria hollandeze, pėr shembull, vlerėson se do tė duhet qė 250 kamionė njėtonėsh tė bėjnė 8000 udhėtime pėr tė shpėrndarė sasinė e saj sa njė mal prej 1,5 miliard monedhash euro.

Gjermania ka 20 miliardė monedha pėr tė shpėrndarė. Por Banka Qėndrore Evropiane ka pasur mundėsinė tė nxjerrė mėsime nga njė kalim prej njė paraje nė njė tjetėr, kur Gjermania Lindore hodhi tej paranė e saj pėr tė pėrdorur markėn e Gjermanisė Perėndimore pak kohė para ribashkimit tė tė dy vendeve.


Probleme me monedhat e vogla


Njė euro ka 100 qindarka (cents), qė vjen nga fjala latinisht njėqind. Por prodhimi i tė gjithė monedhave euro dhe qindarkave nuk ka kaluar pa probleme.

Nė disa vende prodhimi i monedhave u desh tė ndėrpritej pas zbulimit tė defekteve nė figurat apo pas problemeve me format.

Monedha e parė zyrtare euro u prodhua nė maj tė vitit 1998 nė Bordo. Francezėt donin tė ishin nė krye nė prodhimin e pjesės sė tyre prej 7,5 miliard monedhash tė reja.

Megjithatė ata e ekzagjeruan pak kur braktisėn pamjen origjinale tė monedhės. Nė fund francezėt u detyruan t'i shkrijnė pėrsėri nėntė milion monedhat 10-qindarkėshe me njė kosto prej disa qindra mijra dollarėsh.

Edhe Gjermania hasi nė probleme. Cepat e 12 yjeve rreth anės sė monedhave euro vėshtronin nė drejtimin e gabuar dhe pas njė 'vlerėsimi artistik' prodhimi u ndal. Sipas planeve origjinale si kartmonedhat, ashtu edhe monedhat, duhet tė paraqisnin tė paktėn disa simbole kombėtare.

Pėr tė shmangur konfuzionin mė nė fund u vendos pėr tė pėrdorur tė njėjtėn figurė pėr tė gjitha kartmonedhat nė tė gjithė eurozonėn. Por monedhat do tė kenė njė pamje tė parė evropiane dhe tė pasme 'kombėtare'. Pavarėsisht nga pamja kombėtare, monedhat euro mund tė pėrdoren nė tė gjithė eurozonėn.

Ēdo vend i eurozonės mund tė vendosė se ēfarė simboli kombėtar dėshiron tė paraqesė nė pjesėn e pasme tė monedhave euro dhe qindarkave "tė saj". Irlanda, pėr shembull, paraqet harpėn irlandeze, Spanja ka vėnė njė portret tė mbretit, hollandezėt paraqesin mbretėreshėn e tyre, Italia ka vendosur vizatime klasike nga Leonardo da Vinēi dhe tė tjerė, Franca ka vėnė Marianėn dhe Gjermania shqiponjėn e Portėn e Brandenburgu

Ndėrmjet entuziazmit dhe dyshimit. Paketat startuese tė monedhės sė re.

Nė 1. janar tė vitit 2007, Sllovenia ėshtė anėtare e zonės sė Euros, duke u bėrė kėshtu vendi i 13-tė qė pėrdor valutėn evropiane. Pėr dy javė sllovenėt mund tė paguajnė paralelisht me monedhėn e vjetėr, tolar-in, pastaj do tė pranohet vetėm euroja. 450.000 paketa startuese, qeska tė vogla me euro dhe cent nė vlerė tė 12 eurove dhe 52 cent, pėrgatiti Banka kombėtare sllovene pėr periudhėn e ndėrrimit tė viteve, por vetėm pas pak orėsh, nuk kishte mė asnjė paketė nė sportelet e bankės nė Lubjanė.

Kjo mund tė kuptohet si njė shenjė e madhe interesi ndaj monedhės sė re, por po t'i pyesėsh sllovenėt pėr kėtė ata pėrgjigjen me shumė rezerva: "Disa janė mjaft entuziastė, disa skeptikė, shumica e shohin si unė realisht: do tė kemi njė monedhė tė re dhe pikė. Ndoshta do tė rriten ēmimet, por kjo nuk ka tė bėjė patjetėr me euron." Nada Serajnik Sraka drejton fushatėn e informimit pėr euron tė qeverisė sllovene. Atė e ēudit fakti qė bashkėkombasit e saj nuk kanė ndonjė entuziazėm tė madh ndaj euros, si gjermanėt para disa vitesh: "Mė shumė se 80% e qytetarėve e njohin euron. Sllovenėt udhėtojnė shumė, janė tregtarė tė mirė, pėr kėtė arsye shumė vetė kanė euro nė kuletat e tyre. Ėshtė ndryshe krahasuar me periudhėn para pesė vitesh nė Gjermani, Francė, apo Itali."

Nė linjėn telefonike tė informimit studentja e politikės, Anja sė bashku me koleget e saj i pėrgjigjet me shume durim pyetjeve tė qytetarėve. Pėr shembull, sa kohė do tė ekzistojė ende tolari, tė cilin sllovenėt e futėn si monedhė vetėm para 15 vitesh. Pėrgjigja: Deri nė 15 janar. Disa madje kanė ende nė kokė valutat e vjetra: "Shumė i bėjnė llogaritė ende nė dinarė, valutėn e vjetėr jugosllave apo nė marka gjermane. Ka qė i kanė kursimet nė marka gjermane, pėr kėtė arsye atyre ju duhet qė tė kthejnė fillimisht euron nė marka, pėr tė kuptuar sa kanė." Ndryshimi i ēmimeve nga euro nė marka ishte i thjeshtė, me rregullin 1:2 Me tolarin ėshtė ėshtė mė e vėshtirė.

239, 64 tolar bėjnė 1.euro.

Kėshtu njė 1. milionėsh zvogėlohet shumė shpejt, nė 4173 euro. Shqetėsimi, qė euroja mund tė shkaktojė rritjen e ēmimeve ekziston edhe nė Slloveni, madje ai nuk ėshtė edhe aq i pabazuar. Drejtuesja e fushatės informuese, ka megjithatė besim se nuk do tė shfrytėzohet edhe aq faza e ndėrrimit tė ēmimeve pėr sharlatanizėm:

"Ėshtė e mundur qė ēmimet nė disa raste do tė rriten. Ajo mund tė bėjmė ne ėshtė qė tė bėhemi sa mė tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė. Qė nga marsi ēmimet janė tė shėnuara dyfish. nė euro dhe tolar. Prej 1 janarit do tė jetė ndryshe, mė dukshėm do tė tregohen ēmimet nė euro dhe mė tė vogla ato nė tolar. Kjo pėrgjatė njė viti dhe nė kėtė mėnyrė ne bėjmė transparent zhvillimin e ēmimeve. Studentja Anja e linjės telefonike tė informimit dėshiron tė ruajė disa tolarė si kujtim, megjithėse ndarja nga tolari pėr atė nuk
ėshtė aq e vėshtirė si pėr gjermanėt para pesė vitesh:

"Jo nuk ėshtė si nė Gjermani. Ne kemi pasur kaq shumė valuta. Unė akoma nuk jam bėrė 23 dhe kam pėrjetuar katėr valuta tė ndryshme. Pėrfytyrojeni si mund tė ndjehet gjyshja ime. Madje ka njerėz qė pyesin se kur do tė vijė valuta tjetėr pas euros. Por ne shpresojmė qė kjo ėshtė vėrtet valuta e fundit."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Euro
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Euro 2008 Ja edhe grupet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkenca dhe Jeta ! :: Shkenca-
Kėrce tek: