Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nafta, cmimi arrin 99 USD per fuci

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker besi
Vip
Vip
cracker besi


Numri i postimeve : 239
Age : 35
Registration date : 13/01/2008

Nafta, cmimi arrin 99 USD per fuci Empty
MesazhTitulli: Nafta, cmimi arrin 99 USD per fuci   Nafta, cmimi arrin 99 USD per fuci Icon_minitimeMon 14 Jan 2008 - 12:42

Gjate dites se djeshme cmimi i naftes ne tregun amerikan dhe te Azise arriti ne mbi 99 dollare per fuci. Por, ne ditet e para te ketij viti cmimet e karburanteve ne tregjet shqiptare nuk pesuan ndryshim. Nje liter nafte eurodiezel u shit me 140-145 leke/liter, ndersa nafta vendase me 130-135 leke/liter. Per here te pare, ne ditet e para te vitit, tregtaret nuk ndryshuan kursin e cmimit, sikurse ka ndodhur sa here qe ne bursat boterore ka pasur rritje te larte te cmimit, sikunder ndodhi edhe keto dite. Ne vitin 2008 do te tejkaloje 100 dollare per barel. Nderkaq, tregu shqiptar gjate vitit 2007 tregoi nje "uri" te madhe per lendet djegese, cka tregon se ky burim energjetik po behet perhere dhe me i kerkuar, diktuar edhe nga ulja e prodhimit te energjise elektrike, por dhe nga mungesa e burimeve te tjera alternative. Sipas burimeve zyrtare te doganave, gjate 11 muajve te pare te vitit 2007, u zhdoganuan 374827 tone karburante ose 20% me shume se nje vit me pare. Gjate 4 viteve te fundit, importet e karburanteve kane ardhur ne rritje te pervitshme, qe ne total llogaritet 40%. Kjo rritje lidhet me kerkesen e shtuar te tregut te brendshem per kete lende djegese, ne mungese te energjise elektrike, me forcimin e luftes kunder evazionit fiskal ne dy vitet e fundit, si dhe me rritjen e perdorimit te tij ne sektorin rezidencial. Parashikimet e specialisteve te energjetikes thone se tregu shqiptar do te rrise nga viti ne vit kerkesat per karburantet, ne vartesi te rritjes vjetore ekonomike, sipas PPB-se. Ne Strategjine Kombetare per Hidrokarburet, parashikohet qe ne vitin 2015 nevoja per to te jete 42% me shume, krahasuar me vitin 2005. Sektori i transportit llogaritet te jete dhe kerkuesi me i madh per kete burim energjetik dhe deri ne vitin 2015, konsumi i karburanteve per kete sektor do te rritet me 47,5%, i ndjekur nga sektori i industrise, bujqesise dhe ai rezidencial. Gjate 4 viteve te fundit cmimet e karburanteve jane rritur mbi 65%. Nisur nga kjo situate, Autoriteti i Konkurrences ka nisur se fundi nje investigim te plote rreth ketij tregu dhe sidomos abuzimeve qe vihen re ne te, duke shpresuar ne nje kontroll me te mire anti-dumping.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Nafta, cmimi arrin 99 USD per fuci
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkenca dhe Jeta ! :: Shkenca-
Kėrce tek: