Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Procesi deri te vendimi pėr pavarėsi, nė drejtim tė duhur...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

Procesi deri te vendimi pėr pavarėsi, nė drejtim tė duhur... Empty
MesazhTitulli: Procesi deri te vendimi pėr pavarėsi, nė drejtim tė duhur...   Procesi deri te vendimi pėr pavarėsi, nė drejtim tė duhur... Icon_minitimeSun 13 Jan 2008 - 15:24

Sejdiu: Procesi deri te vendimi pėr pavarėsi, nė drejtim tė duhur

Procesi deri te vendimi pėr pavarėsi, nė drejtim tė duhur... Kryetari-FatmirSejdiu_thmb



- Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu tha sot procesi deri te vendimi pėr pavarėsi ėshtė duke ecur nė drejtim tė duhur, ndėrsa tha se deri tė shpallja e saj Kosova duhet t'i kryejė edhe disa obligime. Pas takimit me shefin e UNMIK ut, Joakim Ryker dhe zėvendėsin e tij, Lari Rosin, Presidenti Sejdiu theksoi se ishte njė pėrgėzim pėr mandatet qė kanė marrė si njė garanci e qėndrueshmėrisė tė institucioneve tė Kosovės dhe funksionimit tė tyre. "Presim qė shumė shpejt nė kėtė kohė tė koordinimeve tona tė shkojmė edhe nė njė vendim, por do tė ketė nevojė qė tė bėjmė njė pjesė tė obligimeve tona tė rėndėsishme", tha Presidenti Sejdiu. "Ne jemi nė koordinime tė vazhdueshme, dhe unė nuk mund ta them datėn si datė asnjėherė deri nė moment qė do tė vijė koha, e qė besoj se kjo do tė ndodhė shumė shpejt, por janė koordinime qė i kemi bėrė me partnerėt e Kosovės dhe me vendet qė kanė mbėshtetur dhe qė mbėshtesin fuqishėm ecjen tonė dhe vizionin tonė pėr pavarėsi, projektin e Ahtisarit", u shpreh Presidenti Sejdiu. Ai tha se janė nė komunikime tė vazhdueshme me SHBA, BE dhe nė kėtė kuadėr me vendet e botės demokratike. "Do tė jemi bashkė nė kėtė periudhė tė mbetur tė kohės dhe nė kuptimin qė ka tė bėjė me statusin. Korniza kohore dihet, por datėn s'mund ta them", theksoi Presidenti Sejdiu. I pyetur nėse do tė ishte e nevojshme formimi i njė Ekipi tė Untitetit pas formimit tė institucioneve tė reja, Presidenti Sejdiu tha se nuk thotė qė do tė formohet Ekipi i ri i Unitetit, por do tė vazhdojė puna nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. "Ėshtė shumė e qartė se kemi njė strukturė tė re tė institucioneve dhe do tė analizojmė bashkė, por duhet them se anėtarėt e EU kanė punuar mirė dhe kanė bartur barrėn shumė tė rėndė nė njė kohė shumė tė djeshme", u shpreh Presidenti Sejdiu. Ndėrkaq, pas kėrkesės sė drejtpėrdrejtė qė i ėshtė bėrė Presidentit tė Kosovės nga AAK ja pėr mundėsinė qė tė jetė pjesė e Kryesisė sė Kuvendit, Presidenti Sejdiu e ka njoftuar shefin e UNMIK ut pėr ketė ēėshtje. "Do tė shikoj mundėsinė PSSP tė amadamentimit tė kornizės nė fazėn ēfarė tė bėhet dhe tė jetė pjesė e proceseve". Nė anėn tjetėr, shefi i UNMIK ut, Joakim Ryker tha se me Presidentin Sejdiu kanė biseduar pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me procesin e statusit. "Presidenti Sejdiu mė ka informuar se ai dhe partitė politike do tė dėshironin qė unė tė ndryshojė Kornizėn Kushtetuese qė tė krijojė hapėsirė nė mėnyrė qė AAK ja ta ketė ta anėtarin e vet nė kryesinė e Parlamentit", tha Ryker, duke shtuar se pasi qė kjo ėshtė vullnet politik qė tė ketė njė formulė gjithėpėrfshirėse pėr Kryesinė e Kuvendit, ėshtė i prirur qė tė akomodojė kėtė ēėshtje duke ndryshuar Kornizėn Kushtetuese. "Ėshtė vendimtare kėto ditė qė tė kemi formula gjithėpėrfshirėse pėr kėtė periudhė shumė tė rėndėsishme para nesh dhe unė kėtė kėrkesė e kam pranuar sot", tha Ryker. Ndėrkaq, zėvendės shefi i UNMIK ut, Lari Rosin nga ana e tij ka shprehur kėnaqėsinė qė sėrish ndodhet kėtu pėr tė punuar me institucionet e vendit, si dhe ka falėnderuar Presidentin Sejdiu pėr mikpritjen e ngrohtė. Ai ka vlerėsuar se kjo ėshtė njė periudhė e rėndėsishme nė historinė e Kosovės dhe ka edhe shumė punė pėr tė bėrė dhe se ai ndodhet pėr herė tė tretė nė Kosovė, dhe ka ndjenjėn se ndodhet serish nė shtėpi dhe i vjen mirė qė ėshtė kthyer.

Marrur nga Gazeta QIK !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Procesi deri te vendimi pėr pavarėsi, nė drejtim tė duhur...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajmet :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek: