Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Policia tėrhiqet nga veriu i Mitrovicės,

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

Policia tėrhiqet nga veriu i Mitrovicės, Empty
MesazhTitulli: Policia tėrhiqet nga veriu i Mitrovicės,   Policia tėrhiqet nga veriu i Mitrovicės, Icon_minitimeMon 17 Mar 2008 - 23:30

Policia tėrhiqet nga veriu i Mitrovicės, situatėn e merr nėn kontroll KFOR-i

Sot rreth orės 05:35, Policia e UNMIK-ut ka ndėrhyrė nė lokalet e Gjykatės Komunale dhe tė Qarkut nė veri tė Mitrovicės, e cila mbahej e okupuar nė mėnyrė ilegale, qė nga 14 marsi 2008. Me kėtė rast policia ka arrestuar 53 persona duke pėrfshirė edhe femra. Gjatė kėtij operacioni nuk ka pasur pėrdorim tė forcės.
Tė arrestuarit do tė dėrgohen nė qendrat e mbajtjes, tė cilat janė tė lira nėpėr Kosovė, njoftoi policia.
Gjithnjė sipas njoftimit tė policisė, rreth orės 07:30 njė masė prej 200-300 protestuesish janė mbledhur afėr ndėrtesės sė Gjykatės sė Qarkut nė veri te Mitrovicės dhe me kėtė rast kanė hedhur gurė dhe koktej molotovi nė drejtim tė Policisė sė UNMIK-ut, KFOR-it dhe automjeteve e tyre. Bėhet e ditur se dy automjete tė KFOR-it dhe dy tė tjera tė UNMIK-ut janė dėmtuar, ndėrsa rreth orės 08:10 ka ndodhur njė eksplodim. Pas sulmeve me mjete shpėrthyese qė dyshohet tė jenė granata dore dhe armė zjarri, policia ėshtė urdhėruar qė tė tėrhiqet nga veriu i Mitrovicės, ndėrsa situatėn e merr nėn kontroll KFOR-i. Tėrheqja e tyre bėhet pėr shkak tė sigurisė, njofton pėrmes njė komunikate policia.

Nga mjetet shpėrthyese 25 policė tė lėnduar

Sipas njė njoftimi tė mėvonshėm nga policia, gjatė transportimit tė tė arrestuarve ka ardhur deri tek njė incident nė tė cilin protestuesit kanė ndėrhyrė duke i dėmtuar automjetet tė cilat transportonin tė arrestuarit dhe duke liruar 21 nga ta.
"Kjo do tė thotė se ne kishim arrestuar fillimisht 53 persona, 21 nga tė cilėt janė liruar nga protestuesit dhe ne i kemi nė qendrėn e paraburgimit ne Prishtinė 32 nga ta (20 Meshkuj e 12 femra)", thuhet nė komunikatė.
Trupat e Policisė dhe KFOR-it janė sulmuar me armė zjarri dhe mjete shpėrthyese e qė dyshohet tė ishin granata tė dorės, si pasojė e sė cilės ne kemi 25 Policė Ndėrkombėtar tė lėnduar tė cilėt i janė nėnshtruar tretmanit mjekėsor, ndėrsa kemi raportime pėr tė lėnduar edhe nė radhėt e KFOR-it, konfirmon policia.

Ndėrkaq zėdhėnėsi i Forcave shumėkombėshe koloneli Zhan Lyk Kotar, ka theksuar se situata nė veri tė Mitrovicės ėshtė shumė e tensionuar, por KFOR-i ėshtė i vendosur qė tė garantojė sigurinė nė gjithė territorin e Kosovės. Sipas tij, pėr herė tė parė ushtarėt e KFOR-it janė gjuajtur me armė dhe kėshtu ėshtė tejkaluar vija e kuqe. “Por, si KFOR ne jemi ende nė Mitrovicėn Veriore dhe po merremi me ngjarjet” tha Kotar.

REAGIMET

Solana dhe Turk tė brengosur pėr situatėn nė Mitrovicė

Presidenti Slloven, Danilo Turk, dhe shefi i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, kanė shprehur tė hėnėn nė Lubjanė brengėn e tyre pėr dhunėn nė pjesėn veriore tė Kosovės.

"Dhuna nuk ēon askund”, ka thėnė Solana nė njė konferencė tė pėrbashkėt me presidentin slloven Turk – i cili ka shfaqur shpresėn e tij se “do tė mbizotėrojė arsyeja dhe do tė vije deri tė qetėsimi i situatės”.

Solana, po ashtu u ka bėrė thirrje tė gjithėve qė mund tė ndihmojnė nė qetėsimin e situatės, tė bėjnė njė gjė tė tillė”, ka njoftuar agjencia sllovene STA.

Presidenti Sejdiu dėnoi dhunėn kundėr policisė sė UNMIK-ut dhe KFOR-it

Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, e ka dėnuar fuqishėm dhunėn e sotme tė protestuesve serbė kundėr policisė sė UNMIK-ut dhe ushtarėve tė KFOR-it, si dhe ka kėrkuar nxjerrjen sa mė tė shpejtė tė fajtorėve para drejtėsisė

Aktet e sotme tė dhunės nė Mitrovicė kundėr policisė sė UNMIK-ut dhe pjesėtarėve tė KFOR-it, presidenti Sejdiu i ka cilėsuar si “tėrėsisht papranueshme pėr institucionet dhe popullin e Kosovės”.

“Sulmi brutal i protestuesve ndaj mbrojtėsve tė rendit dhe tė ligjit dėshmoi botėrisht se uzurpatorėve tė Gjyqit tė Qarkut nė Mitrovicė u pengon sė tepėrmi ligjshmėria, paqja dhe stabiliteti nė Kosovė”, thuhet nw deklaratėn e presidentit Sejdiu.

Sejdiu ka pėrshėndetur vendosmėrinė e KFOR-it, UNMIK-ut dhe mekanizmave tė tjerė ndėrkombėtarė pėr ta mbrojtur rendin ligjor, duke i siguruar ata se “gėzojnė pėrkrahjen tonė tė plotė, si dhe nderimin e pėrhershėm tė popullit tė Kosovės”.

“Me kėtė rast, urojmė qė policėt dhe ushtarėt e plagosur tė shėrohen sa mė shpejt, kurse organeve tė hetuesisė u bėjmė thirrje qė t’i nisin menjėherė procedurat ligjore pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje tė shėmtuar dhe vėnien e fajtorėve para drejtėsisė”.

Po ashtu, presidenti Sejdiu u ka bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve tė Kosovės qė tė ridėshmojnė pjekurinė e tyre politike, tė ruajnė gjakftohtėsinė dhe tė mos bien nėn ndikimin e provokimeve apo dezinformatave tė ndryshme, qė kanė pėr qėllim ta prishin stabilitetin nė vend.

KFOR-i dhe UNMIK-u dėnojnė dhunėn nė Mitrovicė

Zv/shefi i UNMIK-ut, Larry Rosin, dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Xavier De Marnhac, e kanė dėnuar shfrytėzimin e dhunės vdekjeprurėse, duke pėrfshirė kėtu zjarrin e drejtpėrdrejtė nga njė bandė protestuesish nė veri tė Mitrovicės.

Nė njė komunikatė tė pėrbashkėt pėr opinion, tė dy pėrfaqėsuesit e lartė ndėrkombėtarė kanė nėnvizuar se dhuna e shfrytėzuar drejt Policisė sė UNMIK-ut dhe pjesėtarėve tė KFOR-it, tė cilėt sot rikthyen kontrollin mbi gjykatėn nė Mitrovicė, ėshtė shkelje flagrante e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit. Ata kanė ftuar tė gjitha komunitetet pėr qetėsi.

Duke thėnė gjithashtu se ēdo pėrdorim tjetėr i dhunės kalon vijėn e kuqe, e cila qartėsisht i ėshtė artikuluar udhėheqėsve tė serbėve tė Kosovės nė veri dhe zyrtarėve nė Beograd, dy pėrfaqėsuesit e lartė ndėrkombėtarė kanė nėnvizuar se UNMIK-u dhe KFOR-i do tė kthejnė kontrollin mbi veriun e Mitrovicės.

KE-ja shpreh keqardhje pėr pėrleshjet nė Mitrovicė

Komisioni Evropian ka shprehur keqardhje pėr pėrleshjet qė kanė ndodhur tė hėnėn nė Mitrovicė. KE-ja u ka bėrė thirrje palėve tė vetėpėrmbahen.

"Ne jemi shumė tė shqetėsuar pėr situatėn e tensionuar nė veri tė Mitrovicės. Ne shprehim keqardhje pėr sulmet kundėr policisė sė Kombeve tė Bashkuara dhe personelit tė KFOR-it. Ne bėjmė thirrje pėr vetėpėrmbajtje", thuhet nė reagimin e KE-sė.

"Komisioni gjithashtu dėshiron t'i shprehė mbėshtetjen e plotė UNMIK-ut dhe KFOR-it pėr ruajtjen e rendit nė Kosovė", thuhet ndėr tė tjera nė reagimin e KE-sė.

Britania dėnon sulmet ndaj policisė sė UNMIK-ut

Britania e Madhe e ka dėnuar sulmin ndaj policisė sė UNMIK-ut nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. "Ne i dėnojmė totalisht kėto veprime tė dhunshme tė drejtuara kundėr personelit tė KB-sė dhe NATO-s, qė kanė pėr qėllim t'i pengojnė pėr ta kryer punėn e tyre", thuhet nė reagimin e Ministrisė sė Jashtme tė kėtij vendi.

“Britania e kupton se ‘sa e vėshtirė’ ėshtė pavarėsia e Kosovės pėr Serbinė dhe pėr serbėt e Kosovės, por bėn thirrje atyre qė shqetėsimet e vėrteta qė i kanė t'i adresojnė pėrmes dialogut politik".

Gjermania nuk pėrkrah ndarjen e Kosovės

Gjermania pret qė forcat ndėrkombėtare tė vėnė nėn kontroll situatėn nė veri tė Kosovės.

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme, Martin Jaeger ka deklaruar se "Gjermania nuk e konsideron si opsion ndarjen e Kosovės".

Komentet e tij u bėnė pas pėrleshjeve tė sotme ndėrmjet protestuesve serb dhe policėve tė UNMIK-ut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Policia tėrhiqet nga veriu i Mitrovicės,
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajmet :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek: