Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Politikanė tė shthurur, apo politika tė shthur?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

MiRa


Numri i postimeve : 804
Age : 36
Registration date : 08/01/2008

Politikanė tė shthurur, apo politika tė shthur? Empty
MesazhTitulli: Politikanė tė shthurur, apo politika tė shthur?   Politikanė tė shthurur, apo politika tė shthur? Icon_minitimeThu 13 Mar 2008 - 22:42

Politikanė tė shthurur, apo politika tė shthur? Bill_klin
Ē‘i shtyn njerėzit e pushtetshėm tė mendojnė se mund tė bėjnė gjithēka


"Ēfarė dreqin po mendonte tė bėnte ai burrė?" - ėshtė ndoshta pyetja mė e thjeshtė nė botė, por njė ndėr mė tė pėrsėritura qė nga mbrėmja e tė hėnės kur lajmi se guvernatori Eliot Spitzer, njė nga njerėzit me imazh tė lartė politik qė i kishte shpallur luftė korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė vend, ishte prej kohėsh klient i njė rrjeti prostitucioni mori dhenė.

Nėse do tė provohet se guvernatori i Nju Jorkut ishte vėrtet i pėrshirė nė aferė tė tillė, kjo do tė jetė hera e parė kur njė njeri i pushtetshėm, me njė imazh tė lartė nė jetėn publike ka bėrė diēka kaq tė pamenduar qė mund t‘i kushtojė shtrenjtė nė karrierėn e tij. Atėherė lind pyetja se pėrse njerėzit e zgjuar tė suksesshėm, ndėrmarrin veprime tė tilla, tė rrezikshme? Pėr psikologėt dhe analistėt politikė tė cilėve gjenden pėrpara analizimit tė sė ashtuquajturės "Spitzer Story", kjo ėshtė njė ēėshtje e vezės me pulėn. Nė situata tė tilla, a mundet qė sjelljet e rrezikshme t‘u paraprijnė punėve tė rėndėsishme apo ndoshta tė qenit nė pushtet shkakton kėtė lloj sjelljeje?

"Jemi tė gjithė qenie njerėzore"
Shumė mendojnė se ėshtė njė ndėrthurje mes tė dyjave. "Jemi tė gjithė qenie njerėzore", thotė Leon Hoffman, njė psikoanalist nga Nju Jorku. "Kėto impulse janė mė se tė zakonshme. E nėse ėshtė njė prostitutė apo njė dashnore, qė dikush zgjedh kjo ėshtė njė pyetje tjetėr". Mė tej, Hoffman shpjegon se mund tė jetė hija e pushtetit rreth njė politikani tė rėndėsishėm ajo qė e bėn atė tė ndihet i sigurt nga pasojat. "Kjo ėshtė ajo qė quhet psikologjia e pėrjashtimit", thotė Hoffman, ish-kryetar i shoqatės sė psikologėve amerikanė. "Njerėzit nė pushtet ndonjėherė mendojnė se mund tė bėjnė gjėra qė ne tė tjerėve nuk na lejohet t‘i bėjmė. Ėshtė njė ndjenjė e njėjtė me atė tė adoleshentėve qė askush nuk mund t‘i arrijė". Analisti politik, Steven Cohen, tregohet i kujdesshėm pėr tė nxjerrė pėrfundime rreth ndikimit korruptues qė mund tė sjellė tė qenit nė pushtet. "Problemi ėshtė se ne nuk e dimė se kur ka nisur kjo lloj sjelljeje te ky person", thotė Cohen, profesor i administrimit publik nė "Columbia University". "Politikanėt janė si tė gjithė ne dhe fakti se nuk janė tė pėrsosur dhe bėjnė edhe budallallėqe nuk duhet tė na habisė".

Tė ruash standarde tė larta?

Ēėshtje e vėrtetė, thotė Cohen, ėshtė se nėse Spitzer duhet tė ruajė njė standard tė ndryshėm etik. Dhe pėrgjigjja e tij ėshtė po. "Nuk po flasim pėr Britney Spears. Po flasim pėr njė guvernator", thotė ai. "Rezultati ėshtė se ai kontrollon policinė dhe kujdeset pėr sigurinė e shtetit. Ai mund tė urdhėrojė njerėz qė nesėr mund tė arrestojnė tė tjerėt, ty, mua, kėdo. Kėshtu qė sjelljet e tij private bėhen ēėshtje publike". Njė psikolog qė ka studiuar dhe punuar me politikanė dhe familjet e tyre mendon se ėshtė me tė vėrtetė diēka ndryshe pėr njerėzit qė kanė pozicione tė tilla kaq tė rėndėsishme. "Pėr tė ruajtur njė profil tė lartė tė pozicionit nė tė cilin je duhet tė besoni se ajo ēka ti po bėn ėshtė tėrėsisht e drejtė", thotė Renana Brooks nga Uashington DC. "Ēdo gjė qė nuk ėshtė e drejtė, duhet ta lėsh pas pa u torturuar nga ndjenja e fajit apo indiferenca. Virtualisht ėshtė e pamundur tė funksionosh sipas kėtyre niveleve pa kufizuar analizėn ndaj vetvetes". Guvernatori, qė nuk dihet akoma nėse do tė japė apo jo dorėheqjen i identifikuar me kodin "Klienti numėr 9" nė dokumentacionin e paraqitur nė gjykatė, ėshtė regjistruar teksa lė takim nė njė hotel me njė nga vajzat e rrjetit, sipas burimeve policore tė agjencisė "Associated Press". Po sipas kėtyre burimeve, Spitzer ishte takuar me njė vajzė njė ditė para Shėn Valentinit dhe kishte paguar 4300 dollarė duke u thėnė: "Tė njėjtėn shumė si herėn e kaluar", gjė qė ka shtyrė autoritetet tė mendonin se nuk ishte hera e parė qė Spitzer e bėnte diēka tė tillė".

Skandalet e mėparshme

Analistėt e vjetėr tė politikės nė Nju Jork e shohin tė vėshtirė tė shohin "brenda" situatės sė Spitzerit pa menduar mė parė pėr politikanė tė tillė si Presidentin Klinton tė pėrfshirė nė skandalin me Monica Levinsky dhe guvernatorin e Nju Xhersit,

James E. McGreevey, qė dha dorėheqjen pasi bėri tė ditur se kishte njė lidhje me njė burrė, pjesėtar tė stafit tė tij. "Kėta janė njerėz vėrtet tė zgjuar qė bėjnė gjėra budallallėqe, madje i bėjnė ato vazhdimisht, thotė Doug Muzzio, profesor pėr ēėshtjet publike nė "Baruch College". Por, deklarata rreth Spitzerit, thotė ai, ishin mė tronditėset, sepse guvernatori nuk e fshehu aspak mėnyrėn e tij tė sjelljes, njė njeri qė kishte luftuar gjithmonė pėr tė drejtėn morale. "Asnjė nga ata me tė cilėt kisha folur...nuk kishte dyshime pėr kėtė", vazhdon mė tej Muzzio. Ai tregon se po mendon nėse situata e Spitzerit mund tė jetė njė rast i ndikuar fort nga shqetėsimet me shkaqe mendore apo bėhet fjalė thjesht pėr njė arrogancė e kryelartėsi. "Ndoshta mund tė jenė edhe tė dyja sė bashku, njė "kokteil" vėrtet fatal".

Rreziqet e sjelljes

A mundet qė Spitzer, qė e njeh mė mirė se kushdo tjetėr forcėn e ligjit, tė ketė marrė nė konsideratė pasojat e gjithė kėsaj. Analistėt thonė se zakonisht njerėzit nuk mendojnė pėr rreziqe tė tilla, madje as njerėzit mė inteligjentė. Njė psikoanalist nga Ēikago beson se mund tė heqėsh paralele tė dobishme nė rastin e disa pacientėve, nga tė gjitha rrugėt e jetės qė shfaqin njė sjellje tė rrezikshme jo etike apo ilegale tė njohur ndryshe si "krisje" e personalitetit. "Ata mund tė jenė njerėz qė respektojnė ligjet, tė ndjeshėm, tė besueshėm, por zakonisht sjellja nė fjalė shkaktohet nga ndonjė ankth i madh, stresi nė punė apo shtėpi ose tė ndjerit i hutuar", rrėfen ai. Shpesh, thotė mė tej ai, kjo lloj sjelljeje mund tė pėrfshijė seksin, drogėn, ose diēka tjetėr si pėr shembull vjedhjen e njė dyqani. "Sjellja e tyre mund tė vazhdojė aq gjatė derisa ata nuk ndiejnė asnjė ndjenjė turpi apo faji, derisa zbulohen", pėrfundon Smaller.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Politikanė tė shthurur, apo politika tė shthur?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Kengetaret-
Kėrce tek: