ForumForum  Portalli*Portalli*  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Rregullat e Forumit SHOQERIA.FORUMFAMILLY !

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 63
Age : 31
Registration date : 06/01/2008

Rregullat e Forumit SHOQERIA.FORUMFAMILLY ! Empty
MesazhTitulli: Rregullat e Forumit SHOQERIA.FORUMFAMILLY !   Rregullat e Forumit SHOQERIA.FORUMFAMILLY ! Icon_minitimeTue 8 Jan 2008 - 18:08

Pershendetje te perzemerta!

Ju falenderojme qe i kushtoni rendesi rregullave kryesore te forumit SHOQERIA.FORUMFAMILLY . Shkurtimisht vendosem nje rregullore ne menyre qe te jeni te qarte mbi rregullat kryesore ne lidhje me forumin. Rregullorja eshte e pranueshme per te gjithe dhe shpresojme te zbatohet nga te gjithe anetaret tane te nderuar. Gjithcka eshte komfort rregullave qe duhet te kete nje shoqeri e zhvilluar dhe demokratike. Deshira jone eshte qe komuniteti yne virtual te jete zemra virtuale shqiptare. Jeni te lutur te na gezoni me prezencen tuaj ku te respektohet mendimi dhe personi i tjetrit dhe mbi te gjitha te ndjehemi si vellezer e motra...

Rregullat kryesore te Forumit SHOQERIA.FORUMFAMILLY : -
  • Gjuha Zyrtare
e forumit eshte Shqipja. Nuk lejohet te perdoren gjuhet e huaja pervec ndonje fraze te shkurter qe permban nje batute etj. Kemi nje seksion per gjuhet e huaja dhe aty mund te shkruani ne cdo gjuhe qe deshironi - Kjo me shume vlen per anetaret qe kane veshtiresi me gjuhen Shqipe, e cila per ne Shqiptaret mbetet gjuha me e bukur dhe me e preferuara. Pra, jeni te lutur te shkruani Shqip.


  • Racizmi
eshte nje nder gjerat me negative te njeriut qe e posedon. Pak a shume e kemi provuar dhe ne Shqiptaret shijen e hidhur qe ka. Ne forumin tone ndalohen rreptesisht shprehjet raciste, qofte dhe kundra armiqve tane shekullore. Racizmit me racizem nuk eshte mire t’i pergjigjemi. Asnjehere nuk humb njeriu kur eshte simbol i miresise. Lutemi qe ‘’egersia’’ racizem mos te shfaqet ne postimet e anetareve tane.


  • Toleranca fetare
nder shqiptare eshte nje nder gjerat me pozitive dhe duhet te ndjehemi krenar. Forumi yne do jete vazhdimesi e kesaj tolerance dhe sdo lejojme postime qe e thyejne kete. Zoti eshte nje dhe eshte mbi te gjitha fete. Nuk lejohet te sulmohet/ofendohet feja e tjetrit. Postime te tilla do fshihen pa paralajmerim. Ndalohet propaganda fetare ne forumin tone. Nuk lejohet qe te flitet ne gjuhe te huaja, qofte dhe nje pershendetje. Te diskutojme mbi fete por mos te harrojme se feja e pare e shqiptarit eshte Shqiptaria.


  • Paragjykimet Krahinore dhe Rracore
normalisht nuk duhet te egzistojne tek njeriu por edhe nese egzistojne ne brendesine e ndonje anetari te forumit tone, le te mbeten aty dhe jo te shfaqen ne dritaren e perbashket, SHOQERIA.FORUMFAMILLY . Perbuzjet krahinore/rracore dhe misioni percares nuk eshte i mirepritur ketu. Pervec postimeve te cilat do fshihen, do merren masa per autoret duke ju ndaluar automatikisht te drejten e pjesemarrjes ne forumin tone. Te gjithe jemi vellezer te nje gjaku, ai qe nuk e pranon, s’do kete vend ketu.


  • Respektoni Mendimin e Tjetrit
edhe nese e konsideroni si te gabuar, duke argumentuar ndryshe ne fryme miqesore. Nuk duhet te ofendoni bashkebiseduesit me preteksin se mendimi i tyre nuk perputhet me llogjiken tuaj. Kundershtimi moral eshte i lejueshem kur eshte brenda rregullave te shoqerise por jo te kalohet ne acarime te panevojshme. Nuk duhet harruar qe ne forum hyjne njerez te moshave te ndryshme, arsim dhe mentalitet te ndryshem.


  • Duhet t’i permbaheni temes
dhe jo t’i ktheni temat ne chit-chat. Mesazhet personale qe dalin jashte temes se shtruar per diskutim do te fshihen. Permbajuni temes dhe mundohuni te jeni sa me objektiv ne diskutim. Te qenit serioz ne temat serioze e ben me te larmishem diskutimin, inkuadrimi eshte eksperience me vlere per cdonjerin ne tema serioze. Nuk duhet ta kalohet ne sulme personale apo te besh biografine e autorit te postimit. Gjithmone duhet diskutuar ne lidhje me postimin. Eshte e keshillueshme qe te merrni pjese ne temat qe zoteroni njohuri.


  • Materialet Pornografike dhe Banaliteti jane kategorikisht te ndaluara
.
Nuk duhet te postoni foto apo materiale te ndryshme pornografike ne forum. Nje xhest i tille ju ben te padeshirushem ne forumin tone. Te shprehurit banal eshte mungese e zgjeruar kulture dhe si e tille s’do kete vend ketu. Shprehjet e rruges le te mbeten ne rruge. Ndalohet rreptesisht cdo fjale qe shoqeria e kulturuar e konsideron banale.


  • Pergjegjesia mbi Minorenet
nuk bie mbi drejtuesit e forumit. Pergjegjesia bie direkt mbi prinderit e tyre sepse per nje regjistrim apo shfletimin te forumit nuk kerkojme leter-njoftime. Eshte detyre e prindit te mbaje ne mbikqyrje krijesen e tij. Forumi do jete larg imazhit te keq persa i perket moralit, gjithsesi keshillojme te gjithe prinderit qe te kene kujdes me femijet e tyre ne boten e madhe virtuale.


  • Vini Re:
Stafi i Forumit nuk mbane pergjegjesi per postimet e anetareve. Eshte e drejta e drejtuesve te forumit te paralajmerojne cdo anetar qe vepron kunder rregullave shoqerore. Rastet ekstreme do te shoqerohen me ndalim pjesmarrjeje ne forum, denim i cili varion nga nje dite deri ne pergjithmone. Postimet dhe temat qe jane jashte rregullave te mesiperme do te fshihen nga Moderatoret perkates. Cdo anetar eshte i mirepritur te ankohet nese mendon se ka abuzime ndaj tij dhe mund te shkruaje tek tema e Ankesave dhe Sugjerimeve ose te kontaktoje me mesazh privat njerin nga Administratoret. Mund te perdorni dhe Emailin: shoqeria@windowslive.com
Me respekt,
Stafi i SHOQERIA.FORUMFAMILLY !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shoqeria.catsboard.com
 
Rregullat e Forumit SHOQERIA.FORUMFAMILLY !
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Hyrja ! :: Rregullat !-
Kėrce tek: