Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Njėzetepesė krimet mė tė mėdha tė shekullit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DeQaNaSjA
Princess
Princess
DeQaNaSjA


Numri i postimeve : 726
Age : 32
Localisation : Ne Boten e Qudirave
Registration date : 12/01/2008

Njėzetepesė krimet mė tė mėdha tė shekullit Empty
MesazhTitulli: Njėzetepesė krimet mė tė mėdha tė shekullit   Njėzetepesė krimet mė tė mėdha tė shekullit Icon_minitimeSat 8 Mar 2008 - 17:46

Revista “TIME” ka pėrgatitur listėn e krimeve mė famėkeq tė shekullit tė kaluar. Nė kėtė listė nuk janė pėrfshirė vrasjet politike, as vrasjet masive apo rastet e gjenocidit. Sigurisht qė ato janė krime tė tmerrshme dhe mėkate tė rėnda. Por ato janė akte tė kryera me ndėrgjegje pėr tė arritur njė qėllim tė caktuar. Njė ndėr krimet e para tė tmerrshme tė listuara nga revista “Time” ėshtė rrėmbimi i djalit 20 muajsh tė aviatorit Charles Lindbergh, hero i madh amerikan, i cili kishte fluturuar vetėm mbi oqeanin Atlantik. Gjyqi i autorit, Bruno Richard Hauptmann, njė ish-i dėnuar, zgjati pėr mė shumė se katėr vite. Ky krim pasohet nga krime tė tjera po aq tė tmerrshme siē ėshtė skandali “Fatty Arbuckle”, ku njė aktor obez i filmave komikė vret nė mėnyrė tė tmerrshme njė aktore tė re. Njė histori tjetėr e hidhur hollivudiane ėshtė dhe vrasja e aktores sė re Elizabeth Short, e mbiquajtur “Black Dahlia”. Ajo u vra nė rrethana misterioze dhe vrasėsit e saj nuk janė zbuluar as sot e kėsaj dite. E tillė ėshtė ēėshtja “Lana Turner”. E cilėsuar si “mbretėresha” e Hollivudit pėr dy dekada, Lana Turner u pėrfshi nė njė marrėdhėnie shumė tė zhurmshme me Johnny Stompanatto. Pas njė zėnke nė shtėpi, ajo njoftoi policinė se vajza e saj 14- vjeēare e tronditur e kishte qėlluar atė me thikė. Por pak vetė besuan se s’kishte qenė ajo qė i kishte ngulur thikėn partnerit tė saj tė dhunshėm. Edhe vrasja e aktores dhe bashkėshortes sė regjisorit Roman Polanski ka qenė njė prej ngjarjeve mė tė rėnda dhe tė pėrfolura pėr shumė kohė. Ajo u vra nga njė bandė prej katėr vetash, teksa ishte nė shtėpinė e saj me katėr miq, tė cilėt gjithashtu gjetėn vdekjen. Njė ditė mė pas nė tė njėjtėn mėnyrė kjo bandė vrau dhe menaxherin e supermarketėve “Leno LeBianaca” dhe gruan e tij. Autoritet arrestuan pas pesė muajsh Charles Manson dhe tė ashtuquajturėn “Familja”. Bėhej fjalė pėr njė kult tė frikshėm qė kontrollonte mendjen e anėtarėve dhe vriste kėdo qė i dukej si kėrcėnim. Krimet e shekullit, tė pėrpiluara nga revista “TIME”, shtrihen nė pjesėn mė tė dobėt e mė tė papėrcaktuar tė shpirtit; prek pjesėn e pandėrgjegjshme, ku gjithė llojet e emocioneve shkrihen me njėri-tjetrin. Mėshira dhe zilia, dėshira dhe frika janė tė pėrfshira nė kėto krime. Kėto pėrēarje tė jetės sė zakonshme duhet tė jenė nė gjendje tė funksionojnė si njė mėnyrė pėr tė vėnė rregull nė mendimet tona tė trembura, tė bėhen mėsim pėr tė ardhmen.


1. Rrėmbimi “Lindbergh”, 1932
Nė vitin 1932 rrėmbimi i njė fėmije tronditi Nju Xhersin. Nuk bėhej fjalė pėr njė fėmijė dosido, por pėr djalin 20 muajsh tė aviatorit Charles Lindbergh, heroi i madh amerikan, i cili pesė vite mė pėrpara kishte fluturuar vetėm mbi oqeanin Atlantik. Trupi i fėmijės u gjet pas disa muajsh anash rrugės. Gjyqi i autorit, Bruno Richard Hauptmann, njė ish-i dėnuar, zgjati pėr mė shumė se katėr vite.

2. Grabitja e “Mona Lizės”, 1911
Mė 20 gusht 1911, hapėsira qė kryevepra botėrore zinte nė muret e Luvrit u gjet e zbrazėt. Vjedhja tronditi gjithė Francėn. Kufijtė e vendit u mbyllėn, administratorėt e muzeut u pezulluan tė gjithė nga puna dhe “armiqtė” e artit tradicional dyshoheshin tė gjithė pėr qėllime tė liga. Pas katėr vitesh, piktura iu kthye sėrish muzeut dhe grabitėsi i saj, italiani Vincenzo Periugia, u arrestua pasi ishte pėrpjekur ta shiste atė nė Itali.

3. Njeriu majmun, 1912
Antropologu Charles Dawson gjeti nė Angli eshtrat e njė krijese qė dukej se kishte cilėsi njeriu dhe majmuni. Sipas tė dhėnave tė para, kjo krijesė datonte 375 mijė vite para. Por kur kėto kocka u analizuan nė vitin 1953, rezultoi se bėhej fjalė pėr njė orangutang 10-vjeēar dhe se nė kockat e tij ishte aplikuar njė lloj lėnde kimike qė ta bėnte tė dukej si i vjetėr.

4. Skandali “Fatty Arbuckle”, 1920
Gjatė njė feste nė vitin 1920 nė San Francisko, njė aktor komik, “Fatty Arbuckle”, vret njė aktore tė re, ndėrsa e pėrdhunoi me forcė. Autori ishte Roscoe “Fatty” Arbuckle, aktori i parė i filmit qė ėshtė paguar me shifrėn 1 milionė dollarė. Filmat e tij u ndaluan qė tė shfaqeshin nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Britaninė e Madhe. Disa njerėz madje, kėrkuan qė ai tė ekzekutohej.

5. “Black Dahlia”, 1947
Vrasja e Elizabeth Short, e cila ėshtė bėrė subjekt i shumė romaneve dhe filmave, ka ndodhur nė periudhėn pas luftės nė Los Anxhelos dhe ėshtė njė shenjė paralajmėrimi pėr rrezikun nė qytetet e mėdha. Autori i vrasjes sė aktores sė re 22-vjeēare, e cila ishte vendosur nė Kaliforni pėr t’u bėrė e famshme, nuk u zbulua kurrė. “Black Dahlia” ka shėrbyer si frymėzim pėr shumė romane dhe filma.

6. “The brinks job”, 1950
Njė bandė prej 11 personash vendosėn tė grabisnin firmėn legjendare tė sigurimeve private “Brinks”. Ata arritėn tė vidhnin rreth 1.2 milionė dollarė nė kesh dhe 1.5 milionė nė ēeqe. Policia kreu hetime dhe nuk arriti t’i gjente deri sa anėtarėt e bandės rrėfyen vetė krimin pėr shkak tė kontradiktave me njėri tjetrin. Nė vitin 1957 pjesa mė e madhe e bandės gjendeshin pas hekurave tė burgut, por paratė nuk u gjetėn asnjėherė.

7. Ēėshtja “Lana Turner”, 1958
E cilėsuar si “mbretėresha” e Hollivudit pėr dy dekada, Lana Turner u pėrfshi nė njė marrėdhėnie shumė tė zhurmshme me Johnny Stompanatto. Pas njė zėnke nė shtėpi, ajo njoftoi policinė se vajza e saj 14- vjeēare e tronditur e kishte qėlluar atė me thikė. Por pak vetė besuan se s’kishte qenė ajo qė i kishte ngulur thikėn partnerit tė saj tė dhunshėm.

8. Grabitja e trenit, 1963
15 hajdutė, tė cilėt grabitėn mallra me njė vleftė prej 7 milionė dollarėsh nė trenin ndėrmjet Glasgout dhe Londrės, u cilėsuan si heronj nga populli. Ky rast ka mbetur nė mendjen e njerėzve pėr shkak tė aventurave tė mėtejshme tė njėrit prej anėtarėve tė bandės, Ronnie Biggs. Arratisja e tij prej burgu dhe shmangia qė arriti t’i bėnte drejtėsisė pėr shumė vite ishin objekt i vazhdueshėm i gazetave britanike.

9. Richard Speck, 1966
Njė i armatosur hyn nė njė konvikt vajzash nė Ēikago dhe i vret tė gjitha njė e nga njė. Keqbėrėsi, Richard Speck kishte njė tatuazh nė krah, ku shkruhej “I lindur pėr tė ngjallur ferrin”. E gjithė kjo masakėr ndodhi nė Ēikago, natėn e 14 korrikut, 1966. I dėnuar me njėqind vite heqje lirie, Speck vdiq nė vitin 1991. Askush nuk e tėrhoqi trupin e tij, i cili u dogj dhe hiri u shpėrnda nga era.

10. Vrasjet “Tate-Labianca”, 1969
Njė bandė prej katėr vetash vranė nė mėnyrė brutale aktoren Sharon Tate, e martuar me Roman Polanskin, katėr miq tė saj dhe djalin e kopshtarit. Njė ditė mė pas nė tė njėjtėn mėnyrė kjo bandė vrau dhe menaxherin e supermarketėve “Leno LeBianaca” dhe gruan e tij. Autoritet arrestuan pas pesė muajsh Charles Manson dhe tė ashtuquajturėn “Familja”. Bėhej fjalė pėr njė kult tė frikshėm qė kontrollonte mendjen e anėtarėve dhe vriste kėdo qė i dukej si kėrcėnim.

11. Rrėmbimi i Patty Hearst, 1974
Patricia Hearst ishte mbesa e manjatit tė gazetave, Ėilliam Randolph Hearst, frymėzimi pėr filmin therės tė Orson Ėell, “Citizen Kane”. Trashėgimtarja 19-vjeēare u rrėmbye nga njė grup revolucionarėsh, por njė muaj mė vonė ajo u shfaq nė kamera teksa u ndihmonte atyre nė vjedhjen e njė banke. Ajo kreu vetėm 22 muaj burgim me urdhėr tė presidentit tė atėhershėm Jimmy Carter.

12. Djali i Semit, 1977
Vrasėsi “Djali i Semit” sulmoi njė ēift, duke vrarė fillimisht vajzėn, e mė pas duke verbuar partnerin e saj. Policia zbuloi se bėhej fjalė pėr njė 24-vjeēar, i cili kishte vrarė gjashtė persona tė tjerė e plagosur shtatė. Vrasėsi e quante veten “Djali i Semit” nė letrat e tij, tė cilat flisnin pėr “Babain Sam” si njė njeri qė pinte gjak. “Djali i Semit” u shpreh se ekzekutonte urdhrat e djallit, kur ra nė duart e policisė.

13. John Wayane Gacy, 1978
Policia nė dhjetor tė vitit 1978 zbuloi poshtė garazhit tė John Wayane Gacy, i cili vishej si kloun pėr tė zbavitur fėmijėt, 28 kufoma djemsh e vajzash tė reja. Gacy tha se ishin dhe katėr fėmijė tė tjerė, tė cilėt i kishte hedhur nė lumė. Nė fund tė vitit policia e kishte kthyer pėrmbys shtėpinė e tij duke kryer kėrkime. Jurisė nuk iu desh mė shumė se njė orė pėr tė arritur nė njė vendim tė pėrbashkėt, qė ishte ai me vdekje.

14. Ted Bundy, 1978
I pashėm, me kulturė dhe tėrheqės, Ted Bundy i mbyste viktimat e tij, u priste kokėn dhe flinte me kufomat deri sa ato fillonin e mbanin erė. Ai u dėnua nė vitin 1989 me vdekje, nė Florida, pasi kishte rrėfyer se kishte kryer 30 vrasje. Njė teori ishte se ai e kishte kryer vrasjen e parė nė moshėn 14-vjeēare, por Bundy, i cili ishte diplomuar pėr drejtėsi, nuk e pohoi kurrė njė fakt tė tillė.

15. Grabitja mė e madhe e artit, 1990
Nė vitin 1990 dy burra tė veshur si policė hynė nė muzeun e Bostonit, ku vodhėn vepra arti me vleftė 300 milionė dollarė. Ajo konsiderohet si vjedhja mė e madhe e veprave tė artit nė SHBA dhe asnjė prej tyre nuk ėshtė gjetur akoma. Nė 17 vitet qė kanė kaluar qė nga nata e vjedhjes sė madhe mund pikturat zor se janė parė gjėkundi, duke qenė se ato nuk mund tė shiten nė treg tė hapur dhe as nuk mund tė ekspozohen gjėkundi.

16. Jeffery Dahmer, 1991
Mbiemri i tij ėshtė sinonim i “pėrbindėshit”. Kishte mani ishte tė burgoste tė rinj nė shtėpi. Edhe pse shumė prej pengjeve janė pėrpjekur tė largohen, pa rezultat. Ai ruante pjesė tė trupave tė viktimave nė vaskė dhe mė pas i hante ato. Krimet e tij ngjallėn frikė dhe dyshime nė lidhje me kanibalizmin, seksualitetin, klasėn shoqėrore dhe racėn. Ai u dėnua 100 vite burg, por u vra nga shoku i qelisė nė vitin ‘94.

17. Ēėshtja O.J. Simpson, 1994
I dyshuar pėr vrasjen e Nicole Brown dhe Ron Goldman mė 12 qershor, 1994. Nė gjyqin e parė ėshtė shfajėsuar, nė gjyqin e dytė ēėshtja ėshtė pezulluar. Askush nuk ėshtė shpallur fajtorė pėr vrasjen e tmerrshme hollivudiane. Ēėshtja kthehet nė vėmendjen e mediave sa herė O.J.Simpson vendos se ėshtė momenti qė ai tė jetė sėrish nė qendėr tė vėmendjes duke publikuar libra kujtimesh.

18. Kolapsi i bandės “Baring”, 1995
“Baring ishte banka mė e vjetėr e investimeve nė Britani, dhe mes klientėve kishte dhe vetė mbretėreshėn. Ajo punėsoi tė rinj, mes tyre ishte dhe Nick Leeson, i cili investoi nė tregun japonez, duke humbur 1 miliardė dollarė. Sigurisht qė banka falimentoi nė mars tė atij viti dhe u ble nga kompania financiare holandeze “ING” pėr njė pound britanik. Leeson u arratis, por u ekstradua mė vonė nga Singapori ku qėndroi gjashtė vite e gjysėm nė burg pėr mashtrim.

19. Vrasja me bomba nga posta, 1996
Tek Kazynski vrau tre njerėz dhe plagosi 22 me bombat qė dėrgonte me postė. Ai arriti tė fusė njė bombė nė linjėn ajrore amerikane “American Airlines Flight” nė fluturimin nga Ēikago nė Uashington D.C. Bomba shpėrtheu, por nuk shkaktoi dėme tė mėdha sepse nė tė kundėrt avioni “Boeing 747” mund tė ishte pėrballur me njė tragjedi. Historia e krijuesit tė bombave mori fund, kur vėllai i tij e dorėzoi tek autoritetet.

20. Vrasja e Jonbenet Ramsey, 1996
Jonbenet, 6-vjeēarja konkurrente nė konkursin e bukurisė u vra ditėn e Krishtlindjeve dhe deri mė sot asnjė i dyshuar nuk ėshtė arrestuar, me gjithė rrėfimin e mėsuesit John Mark Karr. Pėr vite me radhė, vėzhgues tė segmenteve tė gjera nė publik, kanė pohuar dyshimet se familja e pasur JonBenet kishte lidhje nė njė mėnyrė a tjetėr me vdekjen e vogėlushes, veēanėrisht nėna e saj Patsy. Kėto dyshim s’janė vėrtetuar asnjėherė.

21. Vrasja e Giani Versace-s, 1997
Andreė Cunanan kishte planifikuar tė vriste pesė persona nė tre muaj. Dy tė parėt ishin dy ish-tė dashurit e tij. Mė pas ai vrau stilistin e famshėm Giani Versace nė Majami. Nga ato qė dihen, Cunanan-it i pėlqente tė shpenzonte para qė nuk ishin tė tijat dhe tė drogohej. Pas vrasjeve, 27-vjeēari homoseksual me AIDS vrau veten nė njė barkė tė braktisur dy milje nga vendngjarja e krimit tė fundit.

22. Dashuria e ndaluar e Mary Kay Letourneau, 1998
Ēfarė i ndodh njė gruaje kur gjen dashurinė e jetės dhe zbulon se ėshtė vetėm njė fėmijė? Por kur gruaja ėshtė mėsuesja e tij? Mėsuesja amerikane Mary Kay Letourneau e njohur Vili Fualaau, kur ishte mėsuesja e tij e klasės sė dytė. Sidoqoftė, ajo nuk iu afrua atij deri sa Fualaau arriti nė klasė tė gjashtė. Nėnė e katėr fėmijėve, ajo mbeti shtatzėnė dhe me nxėnėsin e saj minoren e gjithashtu pėrfundoi nė burg pėr pėrdhunim.

23. Masakra e gjimnazin “Columbine”, 1999
Sulmet nė shkolla ishin problem para 20 prillit 1999, por Dylan Klebold dhe Eric Harris duhet tė kryenin sulmin e tyre nė gjimnazin, ku ishin dhe nxėnės. Ata vranė 12 nxėnės dhe plagosėn 24. Mė nė fund vranė veten nė njė dramė qė u transmetua drejtpėrsėdrejti nė televizor. Numri i tė vrarėve nuk ishte 250, aq sa ata kishin shpresuar, por ishte i mjaftueshėm pėr ta bėrė kėtė njė prej incidenteve mė tė tmerrshėm nė histori.

24. Saga e trishtuar e Andrea Yates, 2001
Andrea Yates ėshtė akuzuar se ka mbytur katėr djemtė dhe vajzėn foshnjė nė vaskėn e shtėpisė, nė shenjė hakmarrje pėr zbrazėtinė e jetės sė saj me babanė e tyre, Randy. Yates i ka pranuar vrasjet dhe pėr tė janė zhvilluar dy gjyqe. I pari e ka hodhi poshtė gjendjen e ērregullt mendore si justifikim dhe e dėnoi me burg tė pėrjetshėm. Por nė gjyqin e dytė ajo nuk u shpall fajtore pėr shkak tė gjendjes sė saj mendore. Tani ajo ndodhet nė psikiatri.

25.Grabitja e “The scream”, 2006
Piktura “The scream” e Eduard Munch ėshtė grabitur nga muzeu qė mban emrin e tij nė Oslo, Norvegji mė 22 gusht tė vitit 2004. Burra tė armatosur hynė nė muze dhe grabitėn “Madonėn”. Nė pak kohė, tė dy hajdutėt u arrestuan dhe u burgosėn. Njė teori ėshtė se vjedhja ishte planifikuar pėr tė shmangur vėmendjen e policisė nga hetimi i njė grabitjeje banke, nė tė cilėn mbeti i vdekur roja i bankės. Sidoqoftė, pikturat u kthyen nė vendin e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Njėzetepesė krimet mė tė mėdha tė shekullit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Eleganca, semundja e shekullit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Shoqėrore :: Kuriozitete-
Kėrce tek: