Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Adrian Gaxha perfaqeson Maqedonine ne Eurovizion

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 63
Age : 36
Registration date : 06/01/2008

Adrian Gaxha perfaqeson Maqedonine ne Eurovizion Empty
MesazhTitulli: Adrian Gaxha perfaqeson Maqedonine ne Eurovizion   Adrian Gaxha perfaqeson Maqedonine ne Eurovizion Icon_minitimeSat 8 Mar 2008 - 17:28


Adrian Gaxha perfaqeson Maqedonine ne Eurovizion U1_Adrian-Gaxha1

Adrian Gaxha bashkė me dy kėngėtarė tė tjerė maqedonas, do tė pėrfaqėsojnė Maqedoninė nė "Eurovizion 2008", qė do tė mbahet nė serbi gjatė muajit maj.

Pėr herė tė parė nė historinė e shtetit tė Maqedonisė po ndodh qė njė shqiptar do ta prezantojė kėtė vend nė kėngėn e Eurovizionit 2008. Ėshtė ky kėngėtari shqiptar nga Maqedonia Ardian Gaxha, i cili ėshtė pjesė e ekipit prej 3 personave qė kanė fituar kėngėn maqedonase qė do tė pėrfaqėsohet nė festival.

"Nė emėr tė dashurisė" titullohet kėnga me tė cilėn Adriani, Tamara dhe Vėrēak pritet tė udhėtojnė pėr nė festivalin e Evrovizionit, qė do tė mbahet mė 20, 22 dhe 24 maj nė Beograd. Do tė jenė dy shqiptarė kėtė vit nė konkurrim nė evenimentin e madh tė muzikės. Nė adresė tė Gaxhės tashmė kanė filluar tė vijnė urime edhe nga kolegėt e tij nga Kosova. Ndonėse kėngėtarja Jehona Sopi nuk e ka dėgjuar kėngėn fituese ajo ėshtė e gėzuar qė Gaxha do tė jetė ai qė do tė pėrfaqėsojė Maqedoninė. Nė garė tė fortė pėr tė shkuar nė kėngėn e Eurovizionit ka qenė edhe kėnga e Altuna Sejdiut e njohur si Tuna. "Dėgjova qė fitoi Gaxha dhe mė erdhi shumė mirė. Nuk e kam dėgjuar dhe as nuk e dija qė do tė merrte pjesė, por tė them tė drejtėn u gėzova qė Maqedoninė do ta pėrfaqėsojė njė shqiptar", - ka thėnė Jehona Sopi, e cila i uron atij qė tė ketė njė paraqitje sa ma tė mirė.

Ndėrsa kėngėtarja Eliza Hoxha ka reaguar duke thėnė: "Uu.. Adriani paska fituar! Hajde pėr hajėr!" "E uroj zemėrgjerėsinė e popullit maqedonas, qė ka zgjedhur njė shqiptar pėr tė prezantuar shtetin e tyre nė Serbi! Ėshtė njė shikim pak mė ndryshe i kulturės nė rajonin e Maqedonisė qė tregon se nė art dhe nė kulturė nuk duhet parė shumė pėrkatėsia etnike", ka theksuar Hoxha. Eliza mendon se Gaxha ka njė paraqitje tė mirė para kamerės dhe pret ta shikojė edhe duke interpretuar. "Pėr performancė ia jap dorėn sepse ėshtė top, por shpresoj qė edhe nė interpretim do tė jetė ashtu", - tha ajo. Por ndryshe nga Eliza, Gili ėshtė mė "patriote" nė deklarimet e saj. A kėndon nė gjuhėn shqipe? Kjo ishte pyetja qė e bėri Gili nė fillim. "Do tė isha e lumtur po qe se kėnga do tė interpretohej nė gjuhėn shqipe.

Por meqenėse kėnga nuk interpretohet nė gjuhėn shqipe, nuk mė duket ndonjė risi qė kėngėtari tė marrė pjesė nė njė garė tė tillė", - ka thėnė Gili. Ajo kujton se nė kohėn e saj kusht pėr konkurrim nė Evrovizion, ishe qė tė kėndoje nė gjuhėn serbe dhe se kėngėtarėt nga Kosova kurrė nuk e kanė pranuar duke insistuar qė ata duhet tė jenė tė barabartė dhe secili tė kėndojė nė gjuhėn e tij. "Nuk ėshtė prezantim i plotė po qe se kolegu im prezantohet nė gjuhėn maqedonase. E mira e sė mirės ishte qė Maqedonia ta pranonte Adrian Gaxhėn si kėngėtar i popullit shqiptar qė tė shkojė me gjuhėn e tij amtare", - tha Gili. Nga ajo qė dėgjohet nė televizione, duket se kėnga e Gaxhės dhe dy kėngėtarėve tė tjerė nuk ka shumė ritėm dhe zėri i tyre nuk duket aq kualitativ. Ndėrsa komentet e para nė "You tube" rreth kėsaj kėnge nuk janė aspak tė mira. Maqedoninė nė "Eurovizion" deri tani e kanė pėrfaqėsuar Vllado Janevski, Grupi XL, Karolina Goēeva, Toshe Proeski, Martin Vuēiq dhe Elena Ristevska.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shoqeria.catsboard.com
 
Adrian Gaxha perfaqeson Maqedonine ne Eurovizion
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Kengetaret-
Kėrce tek: