Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e futbollit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DeQaNaSjA
Princess
Princess
DeQaNaSjA


Numri i postimeve : 726
Age : 32
Localisation : Ne Boten e Qudirave
Registration date : 12/01/2008

Historia e futbollit Empty
MesazhTitulli: Historia e futbollit   Historia e futbollit Icon_minitimeSat 8 Mar 2008 - 17:24


Historia e futbollit shtrihet nė njė hark kohor prej 100 vjetėsh. Gjithēka filloi nė vitin 1863 nė Angli, ku Ragby Futboll dhe Federata e Futbollit morėn drejtime tė ndryshme nga njėra - tjetra dhe Federata e parė e futbollit u krijua me emrin Federata e Futbollit tė Anglisė. Tė dyja kėto lloje tė futbollit (ragby dhe futboll) kanė tė njėjtat rrėnje dhe qė tė dyja janė degėzuar nė mėnyra tė ndryshme gjatė periudhave tė ndryshme kohore. Historia e tyre e hershme tregon pėr tė paktėn gjashtė lojra tė ndryshme, me tė cilat historia e zhvillimit tė futbollit ėshtė e lidhur dhe nėpėrmjet tė cilave ėshtė arritur tė ndėrtohet kjo histori. Luajtja e topit me kėmbė ka ekzistuar prej mijėra vjetėsh dhe nuk ka asnjė arsye tė besohet se kjo lloj tė luajturi ėshtė rrjedhojė “natyrore” e tė luajturit tė topit me dore.

Forma mė e hershme e lojės sė futbollit, pėr tė cilėn ka evidencė shkencore, ishte njė ushtrim i kėsaj aftėsie nė shekullin e dytė dhe tė tretė para Krishtit, nė Kinė. Njė libėr instruksionesh ushtarake prej kohės sė Dinastisė Han, pėrfshin ndėrmjet ushtrimeve tė edukimit fizik edhe ushtrimin “Tsu’Chu”. Ky ushtrim konsiston nė gjuajtjen e njė topi lėkure tė mbushur me pupla dhe qime brenda njė tė ēare 30 – 40 cm nė gjerėsi, nė njė rrjetė tė vogėl tė lidhur nė shkopa bambuje. Ky ushtrim sigurisht kėrkonte aftėsi tė madhe pėr ta kryer.

Njė formė tjetėr e futbollit, gjithashtu e ardhur nga Lindja e largėt, ishte Kemari japonez, me origjinė 500 deri nė 600 vjet mė vonė dhe qė akoma luhet nė ditėt e sotme. Ky ėshtė njė lloj futbolli qė luhet nė rreth, mė pak spektakolar, por me njė eksperiencė mė dinjitoze dhe ceremoniale. Kjo lojė nuk ishte kompetitive dhe lojtarėt nuk luftonin pėr topin fare, ndryshe nga loja kineze. Lojtarėt duhej t’i pasonin topin njėri-tjetrit nė njė fushė tė vogėl, pa e lėnė topin tė bjerė nė tokė.

Loja greke “episkyros”, pėr tė cilėn nuk ka shumė informacion, ishte mė aktive, ashtu si edhe loja “harpastum” e romakėve. E dyta luhej me top mė tė vogėl, me dy skuadra qė luanin nė njė fushė drejtkėndėshe tė vijėzuar dhe me njė vijė qė ndante fushėn nė mes. Qėllimi i lojės ishte tė kalojė topin nė mesfushėn kundėrshtare. Pėrdorimi i kėmbėve pėr tė qėlluar topin ishte shumė i vogėl. Kjo lojė ishte mjaft e pėrhapur pėr 700 – 800 vjet dhe megjithėse romaket e prezantuan kėtė lojė edhe nė Angli, nuk besohet qė kjo lojė tė jetė paraardhėse e lojės sė sotme tė futbollit.

Loja qė lulėzoi nė Ishujt Britanikė nė shekullin e 18 dhe tė 19 kishte njė varietet lokal dhe rajonal tė konsiderueshėm – tė cilat u zvogėluan dhe u sheshuan, pėr tė formuar lojėrat e sotme tė shoqatave tė rugby-it dhe tė futbollit. Kėto lojėra ishin ndryshe nga ēdo lojė e mėparshme – mė e paorganizuar, mė spontane, mė violente dhe zakonisht luhej nga njė numėr i pafund lojtarėsh. Shpesh, lojėrat merrnin formėn e njė zėnieje midis fshatrash dhe komuniteteve tė ndryshme – nė rrugė, nė sheshe, nėpėr fusha etj. Qėllimet ishin tė lejuara, siē ishte gjithēka tjetėr. Londra – Shefild, nė vitin 1886 ishte ndeshja e parė e organizuar pėr t’u luajtur 90 minuta.

Historianėt mund tė kenė versione konfliktuese pėr origjinėn e lojės sė futbollit, por njė fakt ėshtė i padiskutueshėm: futbolli ka lulėzuar pėr mė shumė se njė mijė vjet nė forma tė ndryshme, nė rajonin qė pėrshkruhet si “shtėpia” e tij, Anglia dhe Ishujt Britanikė. Zinxhiri i persekutimeve dhe i censurave, ndonjėherė shumė tė egra, e ndonjėherė tė lehta, provon pa pikė dyshimi entuziazmin tejet tė madh qė ka ekzistuar pėr futbollin, duke i kaluar tė gjitha pengesat e sjella nga regjime tė ndryshme. Pėrsėritja e pasukseshme e ndėrhyrjeve tė autoritetevedhe zyrave tė larta tė shtetit, tregon se sa tė pafuqishėm ata ishin pėr tė ndaluar futbollin, edhe pse disa nga dėnimet ishin shumė tė ashpra.Por, edhe pse loja ishte ndaluar nė menyre sistematike pėr 500 vjet, nuk u shtyp kurrė. Si rrjedhojė, qėndroi e egėr, violente dhe e paorganizuar. Asnjė ndryshim nuk erdhi deri nė fillimin e shekullit tė 19, kur mėsimi i futbollit u bė mjaft i pėrhapur, sidomos nė shkollat publike mjaft tė njohura. Kjo ishte pika e kthesės pėr futbollin. Nė kėtė mjedis tė ri, ishte e mundur tė bėheshin rinovime dhe pėrmirėsime pėr lojėn.

Mė sė fundi, nė vitin1863, zhvillimet arritėn pika kulmore. Nė universitetin e Kembrixhit, ku nė vitin 1848 ishin bėrė pėrpjekje nga pionerė nga shkolla tė ndryshme pėr tė gjetur njė emėrues tė pėrbashkėt pėr lojėn e futbollit, njė iniciativė e re filloi tė vihej nė efekt pėr tė ndėrtuar standarde dhe rregulla tė njėjta pėr t’u pranuar nga tė gjithė. Nė 26 tetor 1863, njėmbėdhjetė klube futbolli nga Londra dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre tek taverna “Freemason”. Detyra e kėtyre pėrfaqėsuesve ishte tė krijonin rregulla parėsore, tė pranueshme nga tė gjitha palėt, pėr tė tė gjykuar lojėrat qė do tė luheshin ndėrmjet tyre. Ky takim shėnon lindjen e Federatės sė Futbollit. Nė 8 dhjetor 1863 futbolli dhe rugby mė sė fundi u ndanė.

Vetėm tetė vjet pas krijimit, Federata e Futbollit kishte 50 klube anėtare. Kampionati i parė i futbollit filloi nė tė njėjtin vit – Kupa e FA (Federata e Futbollit), e cila u pasua nga Liga e Kampionėve pas 17 vitesh. Nė Britaninė e Madhe po zhvilloheshin ndeshje ndėrkombėtare shumė kohė mė pėrpara se sa pjesa tjetėr e Evropės tė dėgjonte pėr futbollin. Ndeshja e parė ndėrkombėtare u luajt nė vitin 1872 ndėrmjet Anglisė dhe Skocisė. Pas Federatės Angleze tė Futbollit, Federatat mė tė vjetra janė FF Skoceze (1873), FF e Uellsit (1875), dhe FF e Irlandės (1880). Kur u bė loja e parė ndėrkombėtare, Anglia nuk kishte asnjė organizatė tjetėr kundėr kujt tė luante.

Pėrhapja e futbollit jashtė kufijve tė Brianisė sė Madhe, si pasojė e influencės angleze nė botė, filloi ngadalė por shumė shpejt fitoi ritėm dhe u pėrhap me shpejtėsi tė madhe nė tė gjitha anėt e botės. Shtetet e tjera qė krijuan Federata futbolli pas Holandes dhe Danimarkės nė 1889, ishin Zelanda e Re (1891), Argjentina (1893), Kili (1895), Zvicra, Belgjika (1895), Italia (1898), Gjermania, Uruguai (1900), Hungaria (1901) dhe Finlanda (1907). Kur FIFA u krijua nė Paris, nė maj tė vitit1904, kishte vetėm shtatė vende themeluese: Francė, Belgjikė, Danimarkė, Holandė, Spanjė (e prezantuar nga Madrid FC), Suedi dhe Zvicėr. Federata Gjermane e Futbollit shprehu dėshirėn e saj pėr t’u futur nė FIFA nė tė njėjtėn ditė.

Ky komunitet futbolli ndėrkombėtar u rrit nė mėnyrė tė ndjeshme, edhe pse ndonjėherė kaloi pengesa dhe dėshtime. Nė vitin 1912, 21 shoqata kombėtare ishin pjesėtare tė “Fédération Internationale de Football Association” (FIFA). Deri nė vitin 1925 numri ishte rritur nė 36, nė 1930 – viti i Kupės sė parė Botėrore – ishte 41, nė 1938 ishte 51 dhe nė vitin 1950, pas njė pauze tė shkaktuar nga Lufta e Dytė Botėrore, numri arriti nė 73. Nė ditet e sotme, pas Kongresit tė FIFA-s nė vitin 2000, FIFA ka 204 anėtare nė ēdo pjesė tė botės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historia e futbollit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia Shqiptare
» Historia e Kupes se Botes
» HISTORIA E LASHTE SHQIPTARE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Sport-
Kėrce tek: