Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dy kosovarė drejt tapetit tė Oscar-it

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 63
Age : 36
Registration date : 06/01/2008

Dy kosovarė drejt tapetit tė Oscar-it Empty
MesazhTitulli: Dy kosovarė drejt tapetit tė Oscar-it   Dy kosovarė drejt tapetit tė Oscar-it Icon_minitimeSat 8 Mar 2008 - 17:21

Ai, njė ish-i panjohur, do tė pushtonte befas ekranet dhe shtypin me rolin e tij nė filmin “Eduart”. E qė nga ky moment Eshref Durmishi do tė kthehej nė personazhin mė tė shumėpėrfolur. Por ne kemi shkuar pėrtej asaj famės qė i solli roli i tij. Kemi zbuluar historinė e tij tė dashurisė...

Kur Eshref Durmishi filloi tė mos humbiste asnjė ndeshje futbolli tė skuadrės sė nipit tė tij, tė gjithė e kuptuan qė diēka fshihej pas entuziazmit tė aktorit 27-vjeēar: Nė tė njėjtin fushė futbolli me Fadilin (nipin e Eshrefit), stėrvitej skuadra e futbollit tė femrave tė pėrfaqėsueses gjermane. Por Eshrefin nuk e hante shumė meraku pėr skuadrėn sesa pėr njė futbolliste nė veēanti, qė luante nė pozicionin e mesfushores.

Ajo ishte rreth tė tetėmbėdhjetave, me flokė tė gjatė dhe me tipare lehtėsisht tė dallueshme prej shqiptareje. Quhet Fatmira Bajramaj dhe ėshtė dashuria e madhe e Eshref Durmishit. Ai ėshtė aktori kosovar qė i dha jetė personazhit tė Eduartit nė filmin me tė njėjtin titull tė regjisores greke Angeliki Antoniu. Por, nėse Eduarti ėshtė ende duke ngrysur netėt pas hekurave tė burgut, Eshrefi ėshtė duke pėrjetuar ndoshta momentin mė tė madh nė jetėn e tij, jo vetėm nė karrierė, por edhe nė dashuri. “Besoj se ēdo njeri ka nė mendjen e tij partnerin ideal; edhe unė e kam pasur njė nė mendjen time, - thotė Eshrefi, duke theksuar se partneren ideale ai e ka gjetur te Fatmira”. Lirėn (kėshtu i thėrret ai shkurt) ma ka dėrguar Zoti si dhuratė, ashtu siē kam dashur gjithmonė ta kem njė partnere”.

Nuk ėshtė fort e zakontė qė ta takosh nė njė stadium futbolli njė dhuratė tė ēmuar si ajo, ku nė pjesėn mė tė madhe rastis tė takosh vetėm njerėz qė ulėrasin maskilitet. Pėr fatin e mirė tė tė dyve, vėllai i vogėl i Fatmirės luante nė tė njėjtėn skuadėr futbolli me nipin e Eshrefit, nė Borussia Mönchen Gladbach. “Kėshtu jemi njohur, duke parė njė ndeshje futbolli”, pohon Eshrefi, tė cilin kėmbėt e ēonin gjithnjė e mė shpesh drejt stadiumit.

E megjithėse shkėndizat e para mes tyre u ndezėn ende pa u njohur mirė, Eshrefi u largua drejt vendlindjes, ndėrsa Fatmira vazhdoi jetėn e saj nė Gjermani.

Dashuria nė kohėn e internetit

Eshrefi diti tė pėrfitojė nga ky avantazh: “Ishim nė kontakt tė vazhdueshėm pėrmes telefonit dhe internetit. Nuk harroja kurrė qė t’i tregoja se mė pėlqente, se kishim shumė gjėra tė pėrbashkėta”, nxiton tė sqarojė Eshrefi.

Prandaj, edhe pse larg, njė histori mes tyre dukej se kishte gjetur udhėn e duhur.

Kur Eshrefi rikthehet nė Gjermani (kėsaj radhe jo vetėm pėr tė afėrmit), nuk pati kurrfarė ndroje t’i tregonte Lirės pėr ndjenjat e tij. “Pas njė kohe tė gjatė qė ishim njohur, ne i kishim ruajtur kontaktet dhe dashuria kishte lindur njėkohėsisht tek tė dy”, kujton Eshrefi takimin e parė kur tė dy e pranuan “zyrtarisht” dashurinė qė kishte lindur gjatė kėsaj kohe. Dhe duket se kjo lidhje, krahas gėzimeve qė u solli nė jetėn private, ishte si njė ogur i mirė dhe pėr karrierėn profesionale. Fatmira Bajramaj, nė vitin 2007 shpallet kampione bote me pėrfaqėsuesen gjermane nė futboll pėr femra.

Ai nuk ėshtė shpallur kampion bote, por debutimi i tij nė filmin “Eduart” i dha famėn e njė kampioni dhe e ka shndėrruar nė njė prej aktorėve mė tė mirė tė rinj shqiptarė. Premiera e filmit “Eduart”, njė bashkėprodhim greko-gjerman, u shfaq nė 25 nėntor nė orėn 22.30 nė Olympion Theatre. Nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve ai u shpall filmi mė i mirė grek pėr vitin 2006, ēmim ky i FIPRESCI-it (Federata Ndėrkombėtare e Kritikėve tė Filmit). Me kėtė film, Greqia konkurron pėr Oskar nė kategorinė e filmave tė huaj.

Ndaj, sukseset qė kanė korrur, secili nė profilin e vet, i kanė bėrė tė ndihen edhe mė shumė krenarė pėr njėri-tjetrin. “Jam shumė e lumtur qė ėshtė njė aktor qė po ecėn shumė mirė dhe po korr suksese”, thotė e kėnaqur Fatmira, e cila talentin e partnerit e shijon pėrtej tė qenit njė spektatore e thjeshtė. “Si aktor, ai luan ndonjėherė edhe me mua. Gjithmonė mė bėn tė qesh dhe mė jep shumė kėnaqėsi, dashuri e ngrohtėsi”. Por tė qenit i suksesshėm kėrkon mund, sakrifica dhe impenjime qė shpeshherė tė mbajnė larg njerėzve qė do. “Pa dyshim qė impenjimet na hanė shumė kohė, sepse shpesh jemi nė udhėtime profesionale”, thotė Lira, e cila nuk harron tė shtojė se kėto vėshtirėsi janė tė kapėrcyeshme “Ne e kuptojmė punėn tonė, prandaj kuptojmė edhe situatat kur nuk kemi shumė kohė pėr njėri-tjetrin”, shton ajo.

E sigurisht kur dy njerėz janė tė dashuruar, si ata, gjithmonė bėhet fjalė pėr njė histori ndryshe, ku edhe “pickimet e vogla”, siē quajnė ndonjė sherr tė vockėl, kalon pa zarar.

Por, ndėrsa ato “pickime” hyjnė nė tė folurit ledhatues mes dy tė dashuruarve, kur bėhet fjalė pėr tradhtinė, gjuha e tyre merr tjetėr ngjyrim. “Tradhtia? Ėshtė e vetmja arsye pėr tė cilėn mund tė ndahemi”, pėrgjigjen thuajse njėzėri me njė ton tė ftohtė, qė nuk tė nxit tė diskutosh mė gjatė mbi kėtė argument.

Por nuk e fshehin qė lidhja e tyre ka pasur edhe momente xhelozie, jo pėr shkak tė ndonjė tradhtie, por “kur e do dikė me tė vėrtetė, atėherė edhe xhelozon”, thotė Fatmira, ndėrsa Eshrefi dėshiron ta sqarojė njėherė e mirė se, kur bėhet fjalė pėr dashurinė e tyre, “ajo mbėshtetet te sinqeriteti, mirėkuptimi”.

Ndėrsa nė ato raste kur xhelozia ngre krye, bėhet fjalė pėr njė xhelozi tė pranueshme qė nuk prish punė, madje ndonjėherė bėhet shkak qė ata tė rifreskojnė ndjenjat mes tyre.

Nėse ka diēka qė Eshrefi nuk e duron te partnerja e tij e qė gjen rastin t’ia thotė edhe publikisht, duket se, mė tepėr se kritikė, ngjan me njė lutje: “Nuk mė pėlqen shumė kur nuk kujdeset pėr veten nė raste kur ėshtė e sėmurė apo e lėnduar, por pėrsėri vazhdon tė merret me sport”. Megjithatė kritikat e tij bien nė vesh tė shurdhėt. Lira, duke qeshur, hedh pas krahėve “kritikat e bėra me dashuri”, duke iu pėrgjigjur: “Ndėrsa mua mė pėlqen buzėqeshja jote, sytė dhe sidomos kur ngrihesh herėt nė mėngjes e mė zgjon dhe mua”.

Dhe nė kėto mėngjese tė ftohta dimri, Lirės nuk i ka munguar buzėqeshja e Eshrefit, i cili pret me padurim qė ajo tė zgjohet dhe mė pas tė gjerbin sė bashku kafen e mėngjesit, tė shkojnė pėr shopping, tė drekojnė jashtė dhe tė diskutojnė pa fund, sepse, siē thonė ata: “Kemi aq shumė gjėra pėr tė thėnė, sa nuk na del njė jetė e tėrė”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shoqeria.catsboard.com
 
Dy kosovarė drejt tapetit tė Oscar-it
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Oscar 2008", nata magjike e kinemase

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Kinemaja dhe Televizioni :: Aktorėt Vendorė dhe te huaj !-
Kėrce tek: