Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ku ndodhen burgjet mė interesante nė botė ???

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker besi
Vip
Vip
cracker besi


Numri i postimeve : 239
Age : 35
Registration date : 13/01/2008

Ku ndodhen burgjet mė interesante nė botė ??? Empty
MesazhTitulli: Ku ndodhen burgjet mė interesante nė botė ???   Ku ndodhen burgjet mė interesante nė botė ??? Icon_minitimeSun 20 Jan 2008 - 20:03

Burgjet kanė vendet qė nuk do tė preferonte tė vizitonte, por njerėzve vazhdimisht u ngjallet kureshtja dhe intrigohen prej tyre. Ndoshta kjo vjen si rezultat i shumė filmave me temė arratisjen nga burgu. Kėto janė disa prej burgjeve mė interesante nė tokė. Ku i dihet, ndoshta informacioni mund t'ju vlejė njė ditė. Burgu mė i vlefshėm nė botė ndodhet nė San Quentin. Nė tė vėrtetė vetė burgu nuk kushton asgjė, por ajo qė ia rrit vlerėn ėshtė toka nė tė cilėn ndodhet, njė prej brigjeve mė tė bukur nė Kaliforni. Njė tjetėr burg interesant ėshtė burgu mė i vogėl nė botė, i cili mund tė strehojė vetėm dy persona. Pėr shkak se nuk mund tė hyjnė mė tepėr, ata mbahen atje vetėm pėr disa netė, dhe pas disa ditėsh transferohen nė njė tjetėr me korridore dhe staf. Burgu mė i sigurt nė botė ėshtė "Adx Supermax", nė Florence, tė shtetit Kolorado tė SHBA-sė. Askush nuk do tė dėshironte tė pėrfundonte atje, pasi qėndrojnė personat mė tė rrezikshėm dhe stafi mė i pėrgatitur nė botė. Njė tjetėr burg i ēuditshėm ėshtė ai nė San Pedro, Bolivi. Pamja mė e zakonshme nė kėtė burg janė fėmijėt qė luajnė nė oborr. Vetė tė burgosurit paguajnė qeranė e qelisė dhe me ta qėndrojnė edhe bashkėshortėt dhe fėmijėt. Qeranė e paguajnė edhe turistėt, pasi pjesa mė e madhe prej tyre shkojnė pėr tė blerė kokainė. Arkitekti Hohensinn ka ndėrtuar me shumė dashuri ndėrtesėn dhe ėshtė kujdesur pėr ēdo detaj tė burgut "Leoben Justice Centre" nė Austri. Jo mė kot ai nuk quhet burg, por Qendėr Drejtėsie, duke u konsideruar kėshtu modeli i tė gjitha burgjeve. Burgu mė i famshėm nė botė ėshtė Alkatraz. Tė burgosurit kanė shijuar panoramėn e mrekullueshme nė gjirin e San Franciskos. Tridhjetė e katėr tė burgosur kanė provuar tė arratisen. Dy persona e kanė provuar dy herė. Shtatė janė goditur nga stafi, dy janė mbytur, pesė janė zhdukur, pjesa tjetėr janė kapur.

Burgu mė i vlefshėm nė botė
Burgu shtetėror “San Quentin”, Kaliforni
Kapaciteti: 3317 persona

Toka nė tė cilin ėshtė ndėrtuar burgu 154 vjeēar nė burgun shtetėror “San Quentin” vlen nga 80 deri nė 100 milionė dollarė, duke e bėrė burgun mė tė ēmuar nė botė. Zė njė hapėsirė prej 275 akrash pranė oqeanit dhe disa thonė se ėshtė toka mė e ēmuar nė vend.

Burgu mė i vogėl nė botė
Burgu “Sark”, Sark, Guernsey
Kapaciteti: 2 persona

Burgu “Sark” ndodhet nė ishullin Sark nė Quernsey. Ai ėshtė ndėrtuar nė vitin 1856 dhe konsiderohet si mė i vogli nė botė. Mund tė strehojė dy tė burgosur dhe ata qėndrojnė pėr shumė pak kohė. Nėse dėnohen pėrsėri atėherė transferohen nė njė burg mė tė madh.

Burgu mė i sigurt nė botė
Adx Supermax, Florence, Kolorado
Kapaciteti: 55 persona
Ky ėshtė mbreti i gjithė burgjeve, por mbreti mė i keq. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn duket cilėsuar si mė i ashpri. Burgjet “Supermax” janė mė tė sigurtėt nė botė. “Alkatrazi i sigurisė sė lartė” ėshtė hapur nė vitin 1994 dhe ėshtė shtėpia e kriminelėve mė tė rrezikshėm nė vend.

Burgu mė i ēuditshėm nė botė
San Pedro, Bolivi
Kapaciteti: 800 persona

Tė dėnuarin nė “San Pedro” nė Bolivi duhet tė paguajnė qeranė pėr njė qeli dhe tė gjithė bėjnė njė punė brenda burgut. Njė numėr i madh fėmijėsh dhe bashkėshortėsh qėndrojnė me tė dėnuarit brenda tij dhe turistėve u lejohet tė hyjnė brenda tij pėr turizėm. Turistėt madje mund tė qėndrojnė gjatė natės nė qeli nė kėmbim tė qerasė.

Burgu mė i kėndshėm nė botė
Leoben Justice Centre, Steiermark, Austri
Kapaciteti: 205 persona

Ky ėshtė vėrtet njė burg. Ėshtė krijuar nga arkitekti Hohensinn. Ėshtė paksa i ēuditshėm pasi askush nuk e beson se njė arkitekt do tė shpenzonte kohė dhe mundim pėr ēdo detaj tė njė burgu ku strehohen kriminelė. Ėshtė i ndėrtuar nga xhami dhe brenda ėshtė i pajisur me mobilie luksoze.

Burgu mė i famshėm nė botė
Alcatraz, Gjiri i San Franciskos, Kaliforni
Kapaciteti: 336 persona

Pjesa mė e madhe e njerėzve do tė donin tė zgjidhnin Alkatrazin nėse njė ditė do tė burgoseshin. Ishulli ka shėrbyer si burg pėr 29 vite. Ishte njė burg “i pashmangshėm” dhe shumė prej tė burgosurve uji qė i rrethonte i thėrriste tė arratiseshin. Shumė u pėrpoqėn, por askush s’ia doli.

Burgu mė i tejmbushur nė botė
Burgu “Kresty”, St. Petersburg, Rusi
Kapaciteti zyrtar: 3 mijė persona
Popullimi i momentit: Tė paktėn 10 mijė persona

Burgjet e Rusisė kanė njė reputacion pėr burgjet mė tė tejmbushura nė botė, veēanėrisht burgu “Kresty” nė St. Petersburg. Edhe pse kapaciteti zyrtar ėshtė deri nė 3 mijė tė burgosur, nė kėtė burg thuhet se strehohen tė paktėn 10 mijė kriminelė. Njė i burgosur duhet tė ketė tė paktėn 4 metra katror hapėsirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ku ndodhen burgjet mė interesante nė botė ???
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Shoqėrore :: Kuriozitete-
Kėrce tek: