Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  Portalli*Portalli*  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bill Geits, njė gjeni biznesi pa asnjė diplomė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker besi
Vip
Vip
cracker besi


Numri i postimeve : 239
Age : 35
Registration date : 13/01/2008

Bill Geits, njė gjeni biznesi pa asnjė diplomė Empty
MesazhTitulli: Bill Geits, njė gjeni biznesi pa asnjė diplomė   Bill Geits, njė gjeni biznesi pa asnjė diplomė Icon_minitimeTue 15 Jan 2008 - 11:05

Ai ka krijuar kompaninė mė tė madhe nė botė, ėshtė njeriu mė i pasur dhe njėkohėsisht filantropi mė i madh. Dhe tė mendosh qė nuk ka pėrfunduar asnjėherė studimet dhe madje ėshtė pėrjashtuar nga kolegji!
Historia e Bill Geits ėshtė njė histori suksesi, qė nga fillimet e saj. Gjithēka ka nisur me krijimin e programit tė parė tė kompjuterit prej tij, njė sistem oraresh pėr shkollėn ku studionte, nė moshėn 17-vjeēare, gjė qė i solli atij 4200 dollarė fitim. Mė pas, pavarėsisht nga fakti se kompania qė do tė themelonte mė shumė dėshirė rritej me hapa tė shpejtė, ai nuk u largua asnjėherė nga puna me kompjuterat dhe vazhdoi tė pėrmirėsonte dhe modifikonte programet kompjuterike, pasionin e hershėm tė tij.
Tėrheqje e hershme
Geits lindi mė 28 tetor, 1955, nė Siatėll. Babai i tij ishte avokat dhe nėna mėsuese. Ai nisi tė mėsonte pėr kompjuterat nė moshėn 13-vjeēare nė shkollėn e qytetit "Lakeside". Pikėrisht kėtu u takua me Paul Allen, njeriun me tė cilin do tė ndante pasionin pėr kompjuterat dhe do tė krijonte mė pas edhe kompaninė gjigande. Gjatė kohės sė studimit nė Harvard, tė dy shokėt nisėn tė pėrgatisnin programin e parė tė gjuhėve pėr njė kompjuter personal. Kompania e kompjuterave, "MITS", e pėlqeu punėn e tyre dhe menjėherė pas kėtij suksesi tė parė ata vendosėn tė themelojnė "Microsoft"-in nė vitin 1975.
Tė bėhesh vetė miliarder
Njė vit mė pas, Geits u largua nga Harvardi, sapo e kuptoi se mundėsitė pėr kompaninė e themeluar prej tij dhe Paul Allen ishin tė shkėlqyera. Por, kthesa mė e madhe erdhi nė vitin 1980 kur me njė marrėveshje, ai mori pėrsipėr tė krijonte programin MS-DOS pėr kompjuterin e ri personal tė IBM-sė. Me anė tė njė kontrate tė majme, Microsoft u lejua t'ia jepte sistemin operativ prodhuesve tė tjerė, duke i hapur rrugė njė industrie tė re kreative me kompjuterat personale tė "IBM", qė tashmė do tė operonte me sistemin "Microsoft". Kjo i solli shumė tė ardhura dhe kompania nė vitin 1986 arriti tė arkėtonte 61 milionė dolarė. Tashmė multimionner, Allen u tėrhoq nga fronti i biznesit me programet kompjuterike. Por, Geits vazhdoi tė luante njė rol shumė tė rėndėsishėm nė rritjen e tė ardhurave tė kompanisė. Megjithatė, jo gjithnjė gjykimi i tij ka qenė i pėrsosur. Ndėrsa shitjet dhe fitimet nisėn tė rriteshin me shpejtėsi nė vitet '90, u vu re se ai i kishte nėnvleftėsuar nė njė farė mėnyre mundėsitė dhe shtimin e programeve tė internetit. Jashtė "Microsoft"-it ai ka interesa nė kompani bioteknologjike si "Icos Corporation" apo "Darėin Molecular".
Njeri i familjes
Geits themeloi edhe "Corbis Corporation", qė ruan dhe zhvillon njė arkivė dixhitale tė veprave artistike dhe fotografive nga koleksionet publike dhe private nė tė gjithė botėn. Librat e tij "Rruga drejt biznesit dhe shpejtėsia e mendimit" kanė qenė pėr njė kohė tė gjatė nė listat e mė tė shiturve. Ai u takua me gruan e tij tė ardhshėm, Melindėn, nė vitin 1987 nė njė konferencė shtypi tė "Microsoft"-it nė Manhattan. Ajo punonte pėr kompaninė dhe mė pas u bė njė ndėr drejtueset e saj. Tė dy u martuan ditėn e vitit tė ri mė 1994-ėn. Ēifti mė i pasur nė botė ka tre fėmijė, Jennifer Katharine, Rory John dhe Phoebe Adele, tė tre tė angazhuar nė kompaninė e tė atit. Ēifti Geits ėshtė njė ndėr ata ēifte qė akordojnė mė shumė fonde pėr qėllime bamirėsie si dhe pėr zhvillimin e arsimit dhe shėndetėsisė nė tė gjithė botėn. (G. Shqiptare)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Bill Geits, njė gjeni biznesi pa asnjė diplomė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkenca dhe Jeta ! :: Teknologjia-
Kėrce tek: